Zeqir DURAKU - TRI POEZI

13/05/2019 07:09

POEZI

 

 

   Zeqir DURAKU

 

ETHET   T R A U M A T I K E

 

 

Edhe EMRIN ta kanë shpërfillur

dhe po ta shërfillin...!

Edhe GJUHËN ta kanë injoruar

e po ta injorojnë...!

Edhe HISTORINË ta kanë zvetënuar

e po ta zvetënojnë...

ta kanë sakatuar e po ta sakatojnë...!

 

Edhe NJERIUN TËND ngahera ta kanë

tjetërsuar e po ta tjetërsojnë...!

 

T'kanë injoruar e po t'injorojnë e mohojnë

...madje, edhe si NJERI...!

 

Po ta injorojnë e mohojnë edhe çdo vlerë

që është e jotja dhe që ke TI -SHQIPTARË...!

 

TOKËN me pahir e me përdhunë jua kanë marrur

e ju gjallë shqiptarë ! ...E ti gjallë -shqiptar !?!

 

...E jua kanë ndarë TOKËN, e jua kanë rindarë

e JU gjallë shqiptarë ! E ti gjallë shqiptar !?!

 

Edhe vëllaun prej vëllaut e motrën prej motrës

-ju kanë ndarë -shqiptarë !?!

 

Edhe nënën nga biri e bija, e birin dhe bijen nga nëna

ju kanë ndarë; ju kanë ndarë... -shqiptarë...

e ju gjallë, shqiptarë !?! ...E ti gjallë, shqiptar !?!

 

...Shqiptarë, sa shumë duruat e sa shumë po duroni...

-ouuuuuuuu, sa shumë duruat shqiptarë...!?!!!

 

i huaj dhe të huajt që tokën ta ka marrur, e po,                                                                                                                                                                                                                                                                  

çka s'të ka bërë e çka s'të kanë bërë, e çka s'po të bëjnë se...!?!

...edhe po iu blejnë, e pastaj kundër mëmëdheut e kundër                                                               

vëllaut tuaj; kundër vëllezërve tuaj po iu kundërvëjnë, shqiptarë...!!!

 

-Ju kanë përçarë e po ju përçajnë me vëllaun e juaj

e me vëllezërit tuaj, shqiptarë! ...Shqiptar...!?! Shqiptaaarë!!!

 

-jo vetëm, ju kanë prerë e therrë gjithnjë, shqiptarë

dhe ju kanë vrarë e po iu vrasin pandërprerë, shqiptarë...!?!

 

...Edhe për së gjalli në zjarrë iu kanë kallur...!

Edhe për së gjalli në dhe ju kanë mbuluar...!

Edhe për së gjalli nga vendi juaj edhe iu kanë dëbuar

e po iu dëbojnë...!

 

...Jo vetëm ju kanë nëpërkëmbur e po iu tejnëpërkëmbin...

ndërsa, vëllezërit tuaj, JU, as edhe për një fjalë nuk i duroni;

-ndërsa, vëllaun tënd, TI shqiptar, as edhe për NJË fjalë nuk e duron,

shqiptarë...! ...Shqiptar!!! Shqiptaaarë...!?!!!

 

I huaj dhe të huajt që tokën jua kanë marrur e copëtuar

nuk ka as edhe NJË të ligë të vetme që s'jua kanë punuar...

-edhe iu kanë ...çnderuar, shqiptaaarë...!!! Shqiptar !?!!!

 

...S'durohet edhe më durimi dhe marrëzitë tuaja, shqiptarë !!!

 

...Sa njeriu i yt, shqiptar, e sa njeriu i juaj ka vdekur me sy çelë

-duke duruar pafundësisht e duke pritur pambarim, shqiptarë !!!

Shqiptar! Shqiptarë, tash edhe Flamurin po jua kërcënojnë, shqiptarë !

 

Tash edhe Flamurin po dojnë të jua skllavërojnë, shqiptaaarë !

 

Tash edhe Flamurin po dojnë të jua njollosin e përdhosin, shqiptarë !

 

Tash edhe Flamurin po dojnë të jua fëlliqin e mutosin, shqiptaaarë !

 

...Flamurin të na e skllavërojnë ?!!! Flamurin të na e njollosin ?!!!

Flamurin të na e fëlliqin?!!! Flamurin të na'e M U T O S I N ?!!!

 

...Skënder Be, ku je?! ...Gjergj kastrioti, ku, ku je?!

-Të thërras me alarm, oooooo oooooo Gjergj Kastrioti !?!!!

 

...Çohu edhe një herë, oooooooooooooooo Mic Sokoli !?!!!

 

...Çohu edhe një herë, ore i shpejti si vetima...

e me atë pushkën tënde si rrufeja e fluturo

-në të katër anët e TOKËS shqiptare, oooooo Azem Galica more

-he-heeeeeeeeeeeeeeeeej... -se po droj, o baca Gjergj, o baca Mic

e baca Azem -se mos shqiptarët kanë vdekur për së gjalli !?

 

Se mos, edhe SHQIPTARI ka vdekur për së gjalli !?!!!

 

22.05.1986

 

 

 

POEZIA-RECITIMI QË I VURI NË “LËVIZJE”

...JO VETËM D R U R Ë T   DHE  G U R Ë T !

 

Qysh moti, qysh shumë moti madje. . .

duke i parë pandërprerë sh q i p t a r ë t

se silleshin dhe ishin . . .si të V D E K U R. . .

 

apo, si H I J E të gjalla mbi tokë

karshi kriminelëve serbë e sllavë

të cilët i kishin katandisur shqiptargjorët

-SKLLAVË të vërtetë . . .dhe më keq

edhe sesa kështu dhe kaq. . .

 

që atëherë m'u pat bërë OBSESION dhe ÇËSHTJE

dhe ia pata caktuar vetes detyrë dhe qëllim të parë

që patjetër, paksëpaku -ta shkruaja, qoftë një P O E Z I

-FJALËT e së cilës, patjetër të vënin në “L Ë V I Z J E”

. . .madje, edhe DRURËT dhe GURËT gjithsesi !!!

 

. . .Se, përndryshe, që atëherë e parandieja saktë

se, nëse me atë, qoftë edhe P O E Z I që do ta shkruaja

nuk do t'i vëja në “lëvizje” -edhe DRURËT dhe GURËT

-nuk do t'i vëja në “L Ë V I Z J E” as shqiptarët !

 

. . .Dhe, një POEZI, veçse edhe më shumë e më ndryshe

edhe sesa P O E Z I edhe e pata shkruajtur. . .

si dhe e pata R E C I T U A R   në vitin 1987

-plotësisht KUSHTIMISHT për sh q i p t a r ë t. . .

që, përveç që ta kishin mundësinë që ta lexonin

të kishin mundësi që edhe ta DËGJONIN të recituar

-atë P O E Z I, gjithsesi. . . !!!

 

. . .Dhe, P O E Z I A për të cilën këtu është fjala

është poezia “Dhembjepërdredhjet e TENDOSURA”

e cila, pa asnjë dyshim konstatoj shumë e FORT

se është POEZIA-RECITIMI SHQIPTAR

-në të gjitha kuptimet, MË I MIRI deri më sot !!!

 

25.01.2019

 

 

DHEMBJEPËRDREDHJET E TENDOSURA !

 

Njeriu mundka të jetojka ...edhe si QENË

...dhe, edhe si K R I M B...

...Jo, njeriu po mundka të jetojka edhe më ulët

dhe shumë më ulët e më ZI

-edhe sesa QENI dhe KRIMBI...

e, këndej të shoh ëndërra ditën për diell

se është duke jetuar si MBRET, he-he-he, heeee...

 

...apo, edhe më mirë sesa M B R E T I. . . !?!

 

...Ha-ha-ha-haaa e ho-ho -ho-hooo, e hu-hu-hu, huuuu !

Iluzion e shkuar iluzionit..., apo. . .

por, jo vetëm iluzion i sëmurë i malatakëve tragjikë...

 

po dhe jo vetëm BALSAM për ...jo vetëm për shkarmendët

dhe jetimët e pa babë e të pa nënë; e të pa..., e të pa...

e të pa, e të pa..., e të pa..., e kuku e vaj e bubuuuu...

e bobo..., e obobobobo..., e bubuuu, e kukuuuuu-u-u-u-ou:

 

-Edhe njeriu i yt më t'pështy !?! Edhe njeriu i yt më t'mërgu

...edhe njeriu i yt më t'braktisë !?!...Edhe njeriu i yt më t'injoru...

e, ty, BOTA më T'MËSHIRU... !?!!! ...Ou, uh, oj uuuh, oi-uuuh

e kuku-kukuuu-kukukukuuuuuuuuuuuuuuuuu...!?!!!

 

...Dhe, panumërim e pambarim -bobo e oboboooo, e bubu,

e obubuuu, e vaj, e vaj e kukukuuuuuuuuuuuuuuuu, e kukuuu!!!

...T''u përgjunjesh, t'u përshpirtësh e t'u përgjerohësh qenve;

qenve e të bijve..., ...istëv e, ...istëve e ...istëve, e katilëve...!?!

 

...Porse, ...istë-qenër-katilistëve ala-MODERN..., asi

me paraqitje e shtirosje humano-njerëzore..., bile, edhe

me paraqitje e shtirosje sharmanto-elegante..., e herë-herë

...me paraqitje e shtirosje, edhe karaxhzçe e burleske, posi...

e, herë-herë me paraqitje fodullqe, e herë-herë edhe modeste...!

 

...vaj, vaj, e vaj, e VAAAJ për ne e, kukukukuuuuuuuuuu... !?!!!

Po, n'dash edhe me paraqitje e shtirosje ...edhe engjellore, madje!

...Por, ama, me zemra e më veprime: ...iste, ...iste, ...iste e ...iste,

e Nëpërke, e Kobre e Boe...!!!

 

Bubu për ne, bobo për ne, e vaj, e vaj, e vaj, e vaj-vaj për ne, e

kukukuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu për NE...!

 

...Edhe k r i m b a t JETOJNË, ha-hu-he-hi-hi-he-hu-ha-ho...

jetojnë, jetojnë ...për t'u zvarrisur...

...jetojnë për t'u shumuar e për t'u zvarritur..., për t'u zvarritur

kah t'munden dhe, vetëm kah t'u lejohet...

 

e, jetojnë për të brejtur gjithë çka munden e, çka u lejohet...

vaj e vaj, kuku-bubu, e bubu-kuku e vaj, e vaj-kukuuuu...

por, optimum logjik për një shkreto-shkretë-shkretush

filusof e filozofastër; ndërsa për një skllav, apo

një mendje-çorbë-çoban e idiot-shapakoto-fanatik

që e heq vetveten ...edhe prima-filozof...

është bravisimo, e është mesi i artë... !?!

 

...Krimbo-krimb MBRETI; mbret-KRIMB-krimbi, apo

zotëri lumë-krimb-skllavi, jeton vetëm për t'u nëpërkëmbur...

për t'u shtruar, e rishtruar e nënshtruar...

jeton për t'u vjelur e mjelur; jeton për ta shtuar e shumuar;

për ta shumuar e shtuar vetveten -ha-ha-ha, ho-ho-ho,

ho-hi-hu-he-hej-ha-hu, bobo-bubu-kukuuuuuuuuuuuu... por

jeton ...edhe për t'u shitur e shitur, natyrisht, ëëëëë...

si dhe për të duruar e duruar-duruuuar pafundësisht...!?!!!

 

...Dhe, shih ti, ultra-skllavo-krimb durimin e tij, madje

për ta quajtur edhe: VIRTYT e URTI...!?!!!

 

...Dhe, jo vetëm kaq; por, edhe për ta kultivuar;

për ta brohoritur e shenjtëruar skllavo-krimb e

krimbo-skllav durimin e TIJ e ultra-durimin e tij...?!!!

 

...Lum-lumë zotëri lumë-lum-krimb-skllavi...

lum-lumë-lummadh skllav-krimb-MBRETI se, edhe

s'resht së përcelluari, vërcelluari, e xërcelluari me

përce-vërce-xërce e xërce-vërce-përce-përce: përcellet

e përcëllasin, ngërcëllet e ngërcëllasin, xërcëllet e xërcëllasin,

vërcëllet e vërcëllasin: E, përce-përce-vërce-xërce-përce...

e, përc-përce, nxërc-nxërce, vërc-vërce, e përce-vërce-nxërce...

 

...jë..., a vërce-xërce-përce-ngërce-vërce-përceeeeeeeeeee...

përce-ngërceeeeee, xërce-përceeeeee-ngërce-vërce-përce...

e, ngërce-pëëërce-pëëërce, nxërce-nxëëërce-ngërce-pëëërce

...e, vërce-vërc, e përce-përc, xërce-vërce-përc-përceeeeee...

e, përcëllasin, e ngërcëllasin, e vërce-ngërce-xërce-xi-xërce

...e, nxërc-nxërcëllasin, e përc-përcëllasin, e vërc-vërcëllasin...

 

(Tash filloj t'i ironozoj e parodizoj ...deri edhe skajshmërisht KËNDUARJET

e të gjitha trevave shqiptare)

 

...Përce-xërce-vërce-ngërce-përce-xërce-vërce-ngërceeee...

xërce-xërce-xërce-vërce-vërce-vërce-përce-përce-përceeeee...

përce-ngërce-xërce-vërce-përc-përc-përc-pëëëëëëërceee-eh,

...xërce-vërce-ngërce-përce-xërce-përce-vërce-përceeee...

e, përce-përce-përce-xërce-vërce-ngërce-përce-përce-përce

...he, përce-përce-përce-ngërce-xërce-përc-përceeeeeee...,eh

Përce-përce-përce, e ngërce-vërce-nxërceeeeee, e përc-xërc

vërce-xërce-përce-përce-përce-përce-përce-pëëëëërceeee...

 

O përce-xërce, e ngërce-vërce-përce-xërce-përceeeeeeee

o përce-vërce-xingrre-xingrre-ngërce-xërc-përc-përceeee...

xërcë-vërce-përce-xingërre-gërce-përc-përc-përceeee-xingrre...

 

...Nxërc-vërc-xërc-përceeee e ngërce-vërce-xërce-përceeee...

e, ngërce-vërce-përce- ngërce-vërce-përc-përce-vërceee...

O, xërce-përceeeee e vërce-përce-përc-përceeeee-vërceeee

aiii, vërceee..., vërc-përce-ngërce-vërce-xërce-përceeee-eh,

përceeeee, e vërce-përce-xërce-xëëëërce-xërc-përceee...

vërce-ngërce-përce; o, përce-vërce-xërce-përceeee-e-e-eh...

vërce-ngërce, o përce-vërce-xërce-nxërce..., o përceeeee...

xërce-ngërce-vërce-përceee-xingërre-xingrreeee-përrce...

 

Përce-vërce-ngërce-përce, e përce-vërce-ngërce-xërce-përeeeeee...

xërce-përce, o vërce-përce-përce-ngërce-xërc-xërce-xingërce...

përce-vërce-xërce-ngërceeee..., vërceee-përceeee-xërceeeee

vërce-nxërce-përc-përce-përc-përce-xinxixërcevërce-përce...

 

 

...Vërc-vërc-vërce-ngërce-përce-xërce-përcexërcevërceeee...

e xërce-përceee, o përce-nxërce-xërce-përce-ngërce-vërce-xëerce

përce-përceeeeeeeeeee...

 

...Përce-përrc-përce-përrc, ngërceee-vërce-xërceee-përce-e-e-e...

 

E-heeeee..., verce-poërce-përceo-vërce-përce-xërce, eh-heeeee...

përce-përce-vërce-xërce-heeeee-eh-ngërceo-vërce-përceeeeeo

përce-vërce-xërce-nxërce-eh-he-ehheeeeee-ngërce-vërce-xërce

ngërceeeo-përceeeeeo..., eh-heeeee-përce-përc-përceeeeeeeeee...

gërce-ngërce-eh-heeeeeeeeeeee-he-eh-heeeeeeeo..., ngërce-ooo

...vërce-nxërce-përce-përceeeee-xërce-vërce-përceeeeee...

 

...Sa pak shqiptari, gjer më sot, është thelluar e kapërthyer

dhe thellohet e kapërthehet në çështjen: “Me qenë apo

mos më qenë !?!”...

...Kushedi, mbase, së pari, edhe nënën time dhe nënat tuaja

duhet t'i kenë mësuar nënat dhe babatë e tyre

që tërë jetën të durojnë, të ruhen, të frikohën, e të ikun...!?!

 

...Pooooo, më kujtohet sesi nëna, ndër të tjera, më thoshte:

“Ruaju, djali jem prej këtij e ik prej atij..., e ruaju prej atij

e ik prej këtij...! ...Mos thuaj, djali jem kështu, as mos bën

ashtu, dhe as mos thuaj ashtu as mos bën kështu, djali jem;

se, akëkushi e akëcili na e bën kështu e na e bën ashtu,

djali jeeem...!?!

 

...Më u friku e më u ru në TOKËN tënde... !?!

...Më u friku e më u ru në shtëpinë tënde...!?!

...Më u friku e më u ru nën qiellin tënd...!?!

 

-Në duhet kësisoj fare të jesh, shqiptarë e shqiptar, apo

mos ndoshta, shumë më mirë fare të mos jeni as të mos jesh !?!

 

...Më u ruajt në tokën tënde!?! Më u friku në tokën tënde !?!

Më u përzënë prej tokës tënde, e më ikë prej tokës tënde !?!

Më u ru në shtëpinë tënde !?! Më u friku në shtëpinë tënde !?!

Më u përzënë prej shtëpisë tënde, e më ikë prej shtëpisë tënde

e ju gjallë shqiptarë?!!! E ti gjallë shqiptar!?!!!

...E ruaju nën qiellin tënd!?! E frikohu nën qiellin tënd !?!

E përzënu prej nënqiellit tënd, e ikë prej nënqiellit tënd

e ju gjallë shqiptaaarë!?!!! E ti gjallë shqiptar...!?!!!

...E ruaju, e frikohu, e përzënu, e ikë prej aty; e ruaju e frikohu

e përzënu, e ikë prej atje; e ruaju, e frikohu, e përzënu e ikë

prej andej, e ruaju, e frikohu e përzënu e ik prej këtej...!?!

 

...E ruaju, e frikohu, e përzënu, e ik, e ruaju, e frikohu, e përzënu

e ik, e ruaju e frikohu e përzënu e ikë, e ruaju e frikohu e pëzënu

e ik...; e, tërë jetën e kudo që të jesh: Ruaju, e ruaju, e ruaju, e ruaju

e frikohu, e frikohu, e frikohu, e frikohu; e përzënu, e përzënu

e përzënu; e ik, e ik, e ik , e ik, e iiiiiik...; -ARSYE, ke vdekur ti,

apo kanë vdekur shqiptarët për së gjalli?!!!

 

...E, prej kujt nuk u ruajtëm e nuk po ruhem ne?! E prej kujt nuk

u frikuam e nuk po frikohemi ne ?! E prej kujt nuk ikëm e nuk po

ikim ne; dhe, kush nuk na e bëri dhe nuk po na'e bënë neve -ashtu

e kështu dhe kështu e ashtu...?!

 

...Kurrë; kurrë, kurrë, kurrë, kurrë nuk jetuat as nuk jetove as

përafërsisht denjësisht shqiptar, dhe as nuk po jetoni, përveçse:

skllavçe, qenqe e krimbçe..., e më zi

-edhe sesa krimbçe, skllavçe e qenqe, -ore shqiptarë !?!

...Vaj e vaj; vaj-vaj-vaj e vaaaj, bobooo e kukuuu: Më mirë qofsha

-edhe QEN i filanit, e i filanit, e i filanit, e i filanit, e i filanit...

e i gjermanit dhe i amerikanit -sesa të jam bir i shqiptarit !?!!!

 

...Tamam! Tamam, tamam e kukuu-vaj, e bubuuuu-vaj, e kukuuu-vaj

e vaj-vaj-vaj-vaj-vaj, e kuku, e bobo, e kukuuu, e bubu-vaj-kukuuu

e vaj-kuku-bubu, e bobo-vaj-kuku, e kukuuu-vaaaj-bubu, shqiptarë!!!

Shqiptar!!! Shqiptaaarë!?!!!

 

Shqiptarë !!! Shqiptar, për JETË -jeta duhet të jepet, jo një herë,

dy herë, e tri herë, shqiptarë; shqiptar, po duhet të jepet edhe njëqind

herë -shqiptarë, shqiptar..., edhe njëmijë herë, madje për ty nuk është

shumë sepse ti, siç duhet, ende nuk jetove kurrë, shqiptar! Shqiptarë!!!

...Të gjallë si të vdekur dhe i gjallë si i vdekur, shqiptarë, -ah, ...e të

vdekur ndër të gjallë, e i vdekur ndër të gjallë, shqiptarë !!! Shqiptar !

 

...Gjëllive vjet e po gjëllin edhe sivjet !?! Po, kur nuk gjëllitë ju dhe

kur nu gjëllive ti !?! Gjëllitë dje, e edhe sot po gjëllini e po nëngjëllini

e po nëngjëllini dhe po nëngjëllin, bile edhe shkujdesur e tirifirifiu-fiu

sikur t'ishte edhe krejt bota e jotja dhe sikur t'kishe për t'jetuar njëmijë

vjet; kurse ju shqiptarë; ti shqiptar -as sendet tuaja kurrë nuk i patët

tuajat dhe në mënyrë, as përafërsisht të denjë, ende nuk jetuat, as edhe

një ditë !?! ...Tërë jetën u nëpërkëmbët, u ndrydhët, u shtypët,

u mbytët e u mbytët -e ju duruat; e ti shqiptar durove..., e duruat,

e durove, e duruat e durove, e duruat e durove -sa, për duruarje dhe

për durim, edhe gurëve jua kaluat; sa edhe gurit ia kalove !?!!!

 

...Por, ju duruat e po duroni, dhe durove e po duron, jo nga trimëria

e burrëria juaj dhe e jotja, apo nga bujaria, nga mençuria e burrëria e juaj 

dhe e jotja, por duruat e duruat ju shqiptarë dhe ti shqiptar durove e

durove -sepse u frikuat dhe u frikove !?!!! ...U frikuat, u frikuat, e

u frikove e po frikohëni e po frikohesh !?!!! E sepse u frikuat

e po frikohëni, ikët dhe po ikni...!!!

...Por, sepse duruat e po duroni, u frikuat e po frikohëni, ikët

dhe po ikni, u tjetërsuat dhe uhmbët dhe po tjetërsohëni e po humbni

për çdo ditë, për çdo orë, për çdo minut e për çdo sekond, shqiptarë!!!

Shqiptar!?!!! Shqiptaaaaaaarë...!?!!!

 

Tërë jetën, vetvetes e vëllaut tënd, armik i parë dhe më madhi iu bërë

e po i bëhesh, shqiptar e shqiptarë, e sytë ia nxore e po ia nxjerr !?!!!

 

...Ju shqiptarë; ti shqiptar, kurrë nuk jetuat as fare nuk po jetoni

si duheshte të jetonit e si ju takon të jetonit dhe aq më pak si

dëshiruat e si dëshirove ti, shqiptarë! Shqiptar! Shqiptaaaaaarë !?!!!

 

Shqiptarë, gjithherë -si të jetonit ju e si të jetojshe TI, ta përcaktuan

e po ta përcaktojnë xhelat-katili e xhelatë-katilët, loli-xhahili e

lolo-xhahilët, e qeni me t'birin, e përte-qeni, e përte-bir-qeni...!?!!!

 

...Gjithherë, si të jetonit ju, shqiptarë jua përcaktuan e po jua

përcaktojnë: Më të poshtërit, më të fëlliqëtit dhe më barbarët armiqë tu;

armiqë tuaj; dhe, megjthëatë e megjthëkëtë, ti! Tiii! Tiii, tiiii, ti, ti, ti,

ti, ti, ti... po vazhdon të jesh e të jeni dhe të qëndrosh e të qëndroni

mik e shok dhe miq e shokë të xhelat-katilëve, mik e shok dhe miq

e shokë të qenve, mik dhe shok e miq e shokë të tejqenëve, mik dhe

shok e miq dhe shokë të qenë-qenëve e qenë-qenush-qenë-qenëve !?!

 

...Edhe megjithatë e megjthëkëtë, -ti! Tiiii! Tiiiii! Tiiiiiii! Tiiiiiii! Ju!!!

Ou, ti! Ju! Ti! Ti! Ti! Ti! Ti! Ti! Ti! Ti! Ti! Ti! ...Ju! Juuu -po vazhdon

të jesh e po vazhdoni të jeni, madje edhe mik dhe miq të parë e

shërbëtorë dhe ultrashërbëtorë të  bindur ...edhe të tejarmiqve tuaj

ndërsa, armiq dhe armik më i madhi i vetvetes tënde, i tokës tënde,

 i vëllaut tënd e i fëmijëve tu, ore qorr e qorra, ore shurdh e shurdha,

 ore i PATRU e, ore TË    P A T R U !?!!!

 

...Jetën qysh e bëre DJE dhe jetën qysh e bëtë dje; dhe JETËN qysh po

e bën sot dhe jetën qysh po e bëni SOT, shqiptarë; shqiptar; shqiptaaarë

-mallëkuar e haram ju qofshin përjetë e mot !!!

 

1.5.1986

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode