Zeqir DURAKU / POEZI
24/07/2023 15:33
POEZI
Zeqir DURAKU
QYQE MOJ !
Nuk ka zë apo këngë
që dëshiroj ta dëgjojë, por
edhe që nuk dëshiroj ta dëgjojë
...sa zërin apo këngën e Qyqës !?!
Asnjë ZË; as asnjë këngë e askujt
dhe e asgjëje, në këtë BOTË
nuk më pëlqen, ...por edhe
nuk më shpëlqen sa ZËRI
apo KËNGA e QYQËS !?!
Sipas meje, asgjë, sa zëri
dhe kënga e Qyqës
nuk e thotë realitetin e qartë
dhe të PAQARTË, jo vetëm
...të kësaj BOTE dhe JETË !?!
Ah, Qyqe, Qyqe, ...sepse
-ZËRI YT, kënga apo kukama jote
...jo vetëm më magjepsin
-deri edhe në MARRAMENDJE !?!
QYQJA, JO VETËM MË SHASTIS !
Nuk ka gjë, jo vetëm që më shtang
por edhe që më magjeps-trishton
sesa ZËRI i Qyqes, kur më ndodh
të e dëgjoj Qyqen kur këndon
apo, kur KUKATË-vajton...!?!
...Nuk ka ZË, këngë, vaj apo kukamë
që, jo vetëm më magjeps-çmagjeps
që më pëlqen dhe që më shpëlqen
sa e si kënga, vaj apo kukama e Qyqës
sa herë që më ndodh të e dëgjojë...!?!
...Kur e dëgjoj Qyqën duke kënduar...
apo, duke vajtuar ose duke kukatur...
harroj çdo këngë, vaj apo kukamë
të mundshme, të kujtdo qoftë tjetër !?!
...Zëri, kënga, vaj apo kukama e Qyqës
më ka bërë gjithmonë dhe më bën
që, ...jo vetëm të V U A J vetëdishëm
dhe pavetëdishëm, njëhershëm...
...deri edhe pakufishëm...!?!
...Nuk ka ZË më i qartë, për mua
por, edhe më i paqartë, sesa ZËRI I Qyqës
...sesa kënga e Qyqës, vaj i Qyqës, apo
kukatjet e Qyqës ...edhe sepse, kurrë
s'kam mundur ta di as ta përcaktojë
se, Qyqja me ZËRIN e saj që lëshon:
a këndon VËRTETË, apo kukat-vajton...
-ose, mos, këndon, vajton e kukat
njëhershëm...!?!