Zeqir DURAKU / POEZI
22/04/2017 07:21
P O E Z I
Zeqir DURAKU
PASTAJ, NË MUNDËSH, JI NORMAL!?!
Pakuptimësia e jetës në këtë botë
qëndron në kuptimësinë e saj tamam...!?!
Ndërkaq që, KUPTIMËSIA e kësaj JETE
q ë n d r o n, bash
në P A K U P T I M Ë S I N Ë e saj !?!
. . .Dhe, hajt e mos të të luajnë MENDTË
p a s t a j. . . !?!
EH, NJERI, NJERI, NJERI !?!
“Hip se t'vrava, zhdryp se t'vrava”!?!
...Eh, njeri, njeri...
vetëm njëherë i LUMI TI
nëse në këtë botë e jetë
-ia di H A LL E T veti...!?!
...Por, së paku, njëqind herë
i LUMI TI, -nëse, HALLET VETI
në këtë botë e jetë -nuk ia DI...!?!
Eh, dhe HEU, njeri..., njeri..., NJERI...!?!
TA DISH, N J E R I !?!
Jo e mira dhe të m i r a t
por, e keqja dhe të k e q i a t
të SH Ë R B E J N Ë m i r ë
-dhe më së m i r i
në këtë botë e jetë, N J E R I !?!
...E di që këto fjalë këtu sipër
-n d o sh t a
të tingëllojnë dhe të duken,
ndër të tjera, edhe të pakuptimta !?!
...Veçse, ta dish mirë, NJERI
se, këto fjalë që t'i thash
në këtë P O E Z I, që në fillim
-janë fjalë të dala dhe të nxjerra
nga përvoja dhe nga jeta ime SYÇELË !?!
D I L E M Ë, E JO MAHI !?!
Njeriun, VETËDIJA e bën TË LIRË
...dhe të l i r ë T A M A M;
dhe, vetë VETËDIJA ia kufizon LIRINË njeriut
pak, por edhe shumë !?!
...Eh, i lumi dhe i mjeri Ti, NJERI
sa të jesh gjallë
për mendtë që i ke
dhe për mendtë që t'mungojnë !?!
“Hip se t'vrava, zhdryp se t'vrava”
...Mos, për çdo fatkeqësi tëndën, njeri
i kanë FAJET bash mendtë tua
çfare i ke dhe çfare s'i ki ?!
...Heu, njeri FATKEQ e tej f a t k e q
sa më mirë, ndoshta, - mos t'ishe HIÇ !?!