Zeqir DURAKU / PESË POEZI

22/07/2020 15:45

POEZI

 

Zeqir DURAKU

 

 

DILEMË DHE JODILEMË

 

Të jetojsh i lumtur në të KËTILLË BOTË...

mos don të thotë, të jesh i vetëmashtruar...

apo, mos don të thotë të jesh ...edhe si LOPË

dhe, të jesh ...edhe bash njeriLOPË...!?!

 

...Porse, të jetosh i palumtur dhe i pakënaqur

mos -don të thotë, të jesh i arsyeshëm...

dhe të jetosh i arsyeshëm, ...ndonëse

ndër të tjera, ndoshta, don të thotë, të jesh

...edhe i ÇMENDUR ...e tej çmendur !?!

 

...E po, si të jetojë pra njeriziu në këtë botë:

-Të jetojë i lumtur e i shkujdesur, tamam

si LOPË, si KALI e si LEPUR; apo, të jetojë

i palumtur, i pakënaqur, rebel, dhe i ÇMENDUR ?!?

 

 

 

JETOHET APO NUK JETOHET ME MEND ?!

 

 

Mirë me të M I R Ë N, keq me të M I R Ë N !?!

keq me të KEQËN, mirë me të K E Q Ë N !?!

 

...Jo vetëm DILEMË e madhe KJO, kështu e ashtu

e, ...qysh jo... sa, “DILEMËN HAMLETIANE”

 

jo vetëm që e bën të p a p ë r f i ll sh m e KEQ

po, e bën edhe HIÇASGJË dhe për TALLJE !?!

 

 

 

VETËM D J A LL I NUK SHPRESON !

 

 

Tinëzia e SHPRESËS është T I N Ë Z I A

më t i n ë z a r e. . . , më e paqarta. . .

më e sofistikuarja. . . dhe më e fshehta. . .

 

. . .prandaj, dhe aq shumë njerëz shpresojnë

me hir e pa hir -me v e t ë b e s i m të plotë. . .

 

veçse, edhe jo vetëm zhgënjehen-dëshpërohen

njerëzit në fjalë, aq keq, dhe aq fort. . . !!!

 

 

ALARM DHEMBJEJE!

 

Njerëzit që i dua n j ë m e n d

...më përpara -dëgjofsha për TA

se janë, qoftë edhe të vdekur në vend të vet

 

...dhe, në vend të vet janë ...edhe në varre

 

-sesa të dëgjoja për TA se, janë gjallë

duke jetuar në vende të h u a j a !?!

 

 

 

TEJ DHEMBJE NË DHEMBJE !!!

 

Njerëzit që i dua përnjëmend...

më përpara dhe më me dëshirë

dëgjofsha për TA -se janë...

qoftë edhe të vdekur në vend të vet...

 

...dhe, në vend të vet janë në varre...

-sesa të dëgjoja se janë të GJALLË

duke jetuar në vende të H U A J A !

 

...Por, kur vendi yt të bëhet “më i huaj”

-edhe sesa vendi i HUAJ...

atëherë, ndalet dhe shtangohet kjo POEZI e imja

 

dhe, s'mundet edhe më -për të V A ZH D U A R .

 

12.08.2005

 

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode