Zeqir Duraku / Dy poezi

24/03/2023 05:39

POEZI

 

   Zeqir DURAKU


 

PLISI SHQIPTAR NË KOKË TË BËN HOXHË SHQIPTAR TË SHENJTË !


 

Hoxhën, Tim Shkupi, nuk e njoh dhe  as

nuk e kam parë kurrë në asnjë mënyrë tjetër

përveç përmjet dy-tri videoklipeve  të  tij

nga  YouTube   në  internet.


 

...Dhe ashtu, sapo e pata parë, bash asisoj

si ishte dhe si dukej,  hoxhë-Tim Shkupi

...fare pa dashur të mendoja mëtej, pra

për hoxhën Tim Shkupin,   por  vetëm

nga dukja e tij,  menjëherë m'u mbush

mendja dhe erdha në përfundim, se

-kurrë në jetën time, as nga fotografitë

e të gjithë hoxhëve shqiptar të mëparshëm

të të gjitha kohëve deri më sot

...e, madje, as asnjë hoxhë real  shqiptar

as të kohëve tona,  -nuk e kisha parë, as

nuk po e shoh   -HOXHË më SHQIPTAR...

-kryesisht dhe saktësisht për domethënien

dhe vlerën e PLISIT SHQIPTAR në kokë

që po e mbante, pra, Tim Shkupi HOXHË !


 

Prandaj, qoftë edhe vetëm për rëndësinë

domethënien dhe vlerën e mbajtjes

të PLISIT SHQIPTAR në kokë, Tim Shkupi

-padyshim që edhe është hoxha më shqiptar

nga të gjithë hoxhët tjerë   shqiptarë

prej gjithmonë e  deri  më   SOT !


 

...Për këtë arsye, pra, qoftë edhe vetëm për PLISIN

-për PLISIN E BARDHË SHQIPTAR që po e mbajke

në KOKË, në vend të çallmës arabo-turke, apo

turko-arabe, ti Tim Shkupi -je hoxha më SHQIPTAR

nga të gjithë hoxhët tjerë shqiptar deri më sot...!


 

...Dhe, pa asnjë dyshim që edhe JE dhe prore qofsh

edhe hoxha shqiptar -i përkrahur plotësisht e FORT

-edhe nga Zoti i vërtetë; nga i MADHI ZOT !!

 

12. 9. 2022


 

 

I VETMI HOXHË SHQIPTAR I DENJË PËR TË QENË !


 

Ti, Tim Shkupi -HOXHË,  apo   si. . . ?!

-Qoftë  edhe vetëm    sepse

në vend të çallmës arabo-turke

po e mbajke në kokën tënde

PLISIN E BARDHE   SH Q I P T A R. . .


 

-tI duhësh të jesh  dhe  QOFSH

hoxha i vetmi shqiptar -i përkrahur

i dëshiruar dhe, edhe i adhuruar

nga çdo shqiptar-SHQIPTAR !


 

Dhe, dashas po e përsëris, pak a shumë

këtë që e thash edhe këtu më lartë

se, ti Tim Shkupi -vetëm për PLISIN shqiptar

që po e mbajke në kokë, në vend

të çallmës joshqiptare,  . . .ti, Tim -je i vetmi

hoxhë shqiptar, deri më sot,   U N I K A T

. . .ndaj dhe nga çdo shqiptar-SHQIPTAR

dhe shqiptar NORMAL dhe i VËRTETË

-duhesh të jesh i përkrahur, i dëshiruar

dhe i adhuruar -sa dhe si asnjë HOXHË tjetër !

 

15. 9. 2022

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode