Zeqir Duraku - Dy poezi
15/10/2022 00:00
15/10/2022
POEZI
Zeqir DURAKU
ÇKA MUND T'I GJEJË SHQIPTARËT EDHE MË KEQ ?!
Donald Lu, që në Shqipëri ishte
ambasador amerikan prej vitit 2014 e pastaj
në një rast iu pat thënë shqiptarëve:
”Faleminderit që e doni Amerikën, por ju
nuk e doni vendin tuaj !”
Dhe kjo fjali e Donald Lu-s, për mendimin tim
veç tjerash, është ...edhe më e R Ë N D Ë
edhe sesa shqiptarët -plotësisht meritueshëm
...të kishin marr plumba në kokë e në koka...!!!
Por, shqiptarët, ...më shumë se shumica e tyre
që prej pas vitit 1990, u bënë të meritueshëm
-jo vetëm për plumba KOKAVE; por u bënë
-edhe për t'i lëshuar toka mirë e krejt
-o Donald Lu, që bash për këtë thënie tëndën
emri yt, kurrë nuk do harrohet nga shqiptarët!
...Veçse, deri në vitin 1990, o zoti Donald Lu
shqiptarët, ja me hatër ja me zor -i shërbenin
vendit të vet dhe e donin vendin e vet
-më shumë se çdo vend tjetër në botë, dhe
edhe më shumë se çdo popull tjetër i botës
që e donte vendin e vet... sepse, deri në vitin 1990
o Donald Lu, Shqipërinë dhe shqiptarët i qeveriste
dhe i mbarësonte SHQIPO-Enver Hoxha dhe
Enver Hoxha-ZOT !!!
16.08.2020
NUK MUND TË KETË AKUZË MË TË RËNDË !
A mund të ketë AKUZË edhe më të rëndë
që iua ka bërë ndokush ndonjëherë
dhe që mund t'iua bëj, o SHQIPTARË
-sesa që iua bën Donald Lu, kur thotë:
”Faleminderit që e doni Amerikën, por
ju nuk e doni vendin tuaj !”
A mund të ketë FAJËSIM edhe më fajësues
që iua ka bërë ndonjëherë ndokush
dhe, edhe që mund t'iua bëj, o shqiptarë...
-o shqiptarë ...të tejgjorë, sesa që iua bën
Donald Lu, kur iu thotë: ”Faleminderit
që e doni Amerikën, por ju nuk e doni
vendin tuaj !”
...Një FAJËSIM kaq të RËNDË, dhe sa s'ka
-jo vetëm më ...të RËNDË, po t'iu bëhej
edhe shtazëve me katër këmbë, b e s o j
se edhe shtazët -do t'ishin përmendur,
do t'ishin skuqur dhe do t'ishin tundur...!
...Kurse, ju shqiptarë... mbase, madje as
-nuk denjuat që ta dëgjonit fare Donald Lu-në
që iu AKUZOI me plotë të drejtë -ma akuzën
më të rreptën e më të rëndën -që një AKUZË
kishte dhe ka mundësi të jetë !?!!!
16.08.2020