Zeqir DURAKU / Dy poezi
15/08/2022 18:38
POEZI
Zeqir DURAKU
MADHËRISHMËRIA E TYRE NGRITET MBI TOKË, DHE NGRITET
EDHE DERI NË QIELL ... E PËRMBI QIELL !
Më qëllon të shoh n g a n d o n j ë h e r ë
në YouTube ... edhe videodokumentarë
-sesi, disa njerëz ...nëpër B O T Ë
i ndihmojnë shtazët; dhe veçanërisht
i ndihmojnë qentë, macët ...por i ndihmojnë
i mëshirojnë dhe i mbrojnë edhe shtazët tjera
-kur ato janë në situata të rënda e të vështira
dhe në gjendje të këqia, e shumë të këqia
për jetët e tyre e në jetët e tyre !
...Për këtë arsye, pastaj, unë, patjetër
me mendje, me zemër e me shpirt
po vij në bindje e konstatim përfundimtar
se, njerëzit më njerëzorë, më të madhërishëm,
më fisnikë etj. në këtë botë -janë njerëzit
që, pa asnjë interes për vetet e tyre
shqetësohen e kujdesën ...edhe për sh t a z ë t...
i mëshirojnë shtazët dhe iu ndihmojnë shtazëve
-kur ato vërtetë kanë nevojë të domosdoshme
për mëshirën dhe ndihmën e njerëzve !
Prandaj, edhe s'kam si mos të jam i bindur...
i bindur plotësisht dhe përgjithmonë, se njerëzit e tillë
-nga çdo njeri minimalisht i arsyeshëm, -patjetër
duhet të vlerësohen e të nderohen ...më shumë se
-kushdo tjetër në këtë botë, ...por edhe në qiell...
e, madje -duhet të vlerësohen e nderohen
më shumë edhe sesa Zoti vetë, ...nëse ka Zot vërtetë
e -s'kujdesët për shtazët që gjithsesi meritojnë
kushedi sa herë më shumë përkujdesje e mëshirë, pra
qoftë edhe nga Zoti vetë -sesa që meritojnë njerëzit!?!
PO E DI APO S'PO E DI ÇKA PO THEM !?!
Kur ngandonjëherë po mendoj
...mbase mirë e tamam...
po vij në bindje e përfundim
...ndoshta të saktë, se
-kush “punët” më keq se UNË
nuk i ka as nuk mund t'i ketë !
...Mirëpo, edhe kur nganjëherë
po më ndodh të rri me njerëz...
-të rri me n j e r ë z tjerë...
...dhe gjatë ndejes me ta
po dëgjoj, po shoh dhe po konstatoj
sesi i kanë “punët” njerëzit tjerë...
e, të tjerë shumë n j e r ë z. . .
po vij në bindje të plotë, se, UNË
-i kam “punët” m i r ë...
dhe i kam “punët” mirë fort e shumë
...madje, rrallëkush mund t'i ketë “punët”
dhe p u n ë t më mirë se UNË !