Zeqir DURAKU / AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA

02/10/2018 18:01

AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA

 

Zeqir DURAKU

 

2.) AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA

 

 

1. Nuk është aq e rëndësishme të jesh optimist në këtë botë e jetë, sa është e rëndësishme të jesh LUFTËTAR, kërkues dhe vetëkërkues -deri sa të jesh në jetë!

2. Në kë të JETË, ta DETYROJSH veten n d o s h t a është ma vështirë sesa ta detyrojsh KREJT BOTËN !

3. NJERIU, në këtë jetë, më shumë d u h e t ta DUROJ veten sesa krejt BOTËN !

4. MIRË, dhe më së MIRI mësohet me të PROVUAR dhe me të PËSUAR, e jo më të dëgjuar, me të shikuar dhe as me të lexuar!

5. Të kesh ma shumë MEND sesa që duhesh të kesh në jetë, mund t'jetosh ...edhe ma BUDALLAKISHT sesa mos t'kishe MEND hiç!

6. Nuk mund të ketë gjë më të rrezikshme, në të gjitha rastet dhe, edhe në rastet e veçanta për NJERIUN, sesa MENDTË t tij të pamjafta dhe të tepërta!

7. Të “MENÇURIT” në këtë botë e jetë, komandohen nga koka dhe gjërat e kokës; kurse, “BUDALLENJTË” nga prapanica dhe gjërat rreth prapanicës !

8. GJITHÇKA është kundër GJITHÇKAJE në këtë BOTË e jetë; mjerë ai i mjeri që nuk jeton i ditur sa duhet, i FORTË dhe shumë i FORTË !

9. DASHURIA është GJËJA më e mira, ma e bukura; ma e këndshmja; më tunduesja, më e larta, më e parapëlqyera dhe ma e pëlqyera -vetëm derisa nuk SH Q Y R T O H E T nga ARSYEJA !

10. Njeriut, MUNDI i duhet më së shumti në këtë botë e jetë, sepse, njeriu kurgjë nuk duhet të çmojë më shumë sesa MUNDIN E VET !

11. Asnjë NJERI FETAR nuk është njeri i ndershëm dhe as njeri normal !

12. Ai njeri që çmendet nga REALITETI I SAKTË në këtë botë e jetë, është njeriu më normali dhe më i mençuri që ka mundësi të jetë !

13. Krejt çka bën njeriu në jetë, bën vetëdishëm apo pavetëdishëm për t'ia dhënë një kuptim të rrejshëm JETËS dhe jetës së vet në këtë BOTË.

14. Derisa njeriu, më shumë dhe, shumë më shumë kujdeset për PARA sesa për MEND, njeriu kurrë nuk do t'mund të jetë me FAT të mirë në këtë BOTË.

15. Njeriu me mend TË SHËNDOSHA në kokë, kurrsesi nuk duhet të lejojë që ta dijë qoftë edhe vetëm NJË FJALË në gjuhë të huaj e mos ta dijë edhe në gjuhën e vet!

16. Ka GJENI e GJENI; por, GJENIU I VËRTETË, përpos që patjetër duhet të jetë i ditur, duhet të jetë edhe NJERI I PAFAT, ose njeri FATKEQ në jetë!

17. Në këtë botë, shumë k r i j e s a duken NJERËZ dhe janë njerëz në pamje; por, në fakt janë SHTAZË , e ma shtazë edhe sesa të gjitha shtazët e mundshme.

18. Ka shumë të KËQIA në këtë botë; por, të mos kesh kujt t'ia tregojsh as GËZIMIN dhe as HIDHËRIMIN tënd, kukuuuuuu, sa është KEQ nëse nuk është edhe sa s'ka MË KEQ !?!

19. DASHURIA sapo të shijohet, fillon të zvjerdhet e të vjetrohet !

20. Të FILOZOFOSH në këtë JETË e BOTË të kështuzme, don të thotë -të VETËVRITESH, pavetëdishëm, në mënyrën më të tmerrshme !

21. NEVOJA dhe ZORI janë të mira ...deri edhe të përkryera, sepse ATO, edhe nëse janë të këqia, prapë -janë TË MIRA, bile edhe sa s'ka më të MIRA !

22. E VËRTETA e ka vlerën më të lartën të mundshme, vetëm sepse AJO vazhdimisht është e patjetërsueshme; është e qëndrueshme.

23. Gjërat e TEPËRTA, mbase janë ëdhe më dëmshme (më të këqia) edhe sesa gjërat E MANGËTA !

24. Përpiqu që të jesh gjithmonë njeri e burrë i fortë, sepse JETA është luftë e pandërprerë; është luftë e pamëshirshme; është luftë e tmerrshme që përfundon vetëm kur njeriu nga kjo botë e jetë shkon!

25. Jeta është L U F T Ë; dhe, në luftën e jetës njeriu duhet të qëndrojë e të luftojë -deri në dhënien e fundit të frymës !

26. Kurrë s'duhet besuar SYVE aspak kur ata shohin të pambikëqyrur nga mendtë!

27. Në këtë botë e jetë çfare JANË e si janë, VETËDIJA e tamamtë e njeriut është për të -DËNIMI më i madhi dhe më i RËNDI !

28. PADITURIA; PAKDITURIA dhe KEQDITURIA e shumë dhe SHUMË shqiptarëve -është E KEQJA më madhja dhe më e rrezikshmja e TYRE dhe, që vjen prej tyre !

29. Fjala VDIRRET, kurse SHKRIMI mbillet !

30. Njeriu e ka SAJUAR Zotin në nevojen dhe zorin më të madhin si dhe për ta qetësuar dhe paqëtuar SHPRESËN e vet të fundit !

31. Është tepër vështirë të dishë SAKTË në këtë botë e jetë se, a më mirë është “TI GRAHËSH” ti vetes, apo të “TË GRAHIN” ty të tjerët !?!

32. POLITIKA është shtysa apo intriguesja që njerëzit në jetë i tërheqë ose i udhëheqë; apo, edhe i tërheqë edhe i udhëheqë.

33. FJALA harrohet dhe humbet, kurse SHKRIMI n g u l e t !

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode