VLERËSIMI
11/07/2019 13:39
OPINION
VLERËSIMI
Afrim MORINA
Në analizën e mëparme, ku kam folur për tri shtyllat që duhet t’i ketë intelektuali, si parim jetësor, kësaj po ia shtoj edhe një shtyllë, me sygjerimin e shokut tim analist (T. D.), atw tw të kuptuarit shqip, (që, unë, në ndërdije e kam pasur parasysh, se, ai që mendon dhe lexon, edhe di të kuptojë shqip), që do t’i mundësojnë qasjes së analizave politike dhe shtetbërëse, pa u frikësuar se do të gabojnë në jetë, gjatë rrugëtimit jetësor fushave të tjera të jetës politike, shoqwrore e shkencore.
Ato të mundësojnë ta bësh edhe vlërësimin e kohëve, gjeneratave dhe personaliteteve që e kanë bërë historinë kombëtare e civilizuese botërore. Vetëm ajo kategori mund të bëjë vlerësime të drejta dhe të guximshme, sepse, ajo kategori wshtë fanari orientues i shoqërisë dhe civilizimit njerwzor e kombëtar.
Nuk e kam ndërmend të bëj analizë jashtë truallit kombëtar, sepse, të tjerët marrin mendimin e urtakëve të vet, por, ne, si komb suigeneris, anashkalojmë këtë kategori, se na duket sikur po ikim nga vetvetja. Ata që mendojnë kështu, nuk kanë qenë kurrë vetvetja, por, janë ata që janë duke e përtypur dhe joshur karremin e dikujt tjetër, dhe kwnaqen me pozitën që kanë. Të tillët dallohen nga gjestet, nga paraqitja në dalje publike, gjatë ecjes në rrugë, madje, edhe me citate, pa pardon, që i shfrytëzojnw nga të huajt, që ne i njohim si plagjiaturë. Kjo kategori wshtë burizane e të huajve dhe shkelëse e vlerava kombëtare.
Për ta trajtuar këtë temë, më kanë shtyrë disa ngjarje që po ndodhin në hapësirën tonë kombëtare, siç janë: a. Rehabilitimi dhe duartrokitja e tradhtisë dhe vasalëve; b. Mohimi i epokave më të ndritshme të kombit; c. Analiza e Kolonel Dilaver Goxhajt, sidomos në analizën që i bën luftës që bëri Brigada 121 e UÇK-së dhe Betejës së Kosharës dhe d. Nëpërkëmbja e njerëzve që e kanë bërë historinë e përgjakur të Shqipërisë së robëruar, para e pas luftës së lavdivshme të UÇK-së. Këtë vlerësim do të mundohem ta bëj në këtë analizë, pikwrisht, duke u mbështetur në vlerat reale historike.
Rehabilitimi dhe duartrokitja e tradhtisë dhe vasalëve
Viti 1990 mund të merret si vit i fillimit të rehabilitimit të tradhtarëvë (tradhtisë) dhe vasalëve, duke mos u marrw me spiunët dhe argatët e ndryshëm të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Në ballë të këtyre rahabilitimeve janë Ibrahim Rugova, me mentorin e tij për kuadro politike Fehmi Aganin, Sali Berisha dhe pak më vonë i bashkangjitet kësaj kolone edhe Arbwn Xhaferi. Kjo nuk mbaron me këto personalitete dhe paslufta çlirimtare nxjerrë garniturën e re në Kosovë e Maqedoni, si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin, etj., sepse, LDK-ja, këtë e ka, në vazhdimësi, në projektin e vet. Në fund të fundit, kjo është pjellë e saj dhe këtë nuk e ka hequr asnjëherë nga agjenda. Ali Ahmeti, në anën tjeter, ia kalon Arbën Xhaferit me këtë lojë dhe ky avaz sa vjen e rritet, duke nëpërkëmbur dinjitetin kombëtar.
Në cilindo cep të adheut mund të shohim rahabilitime tradhëtie, duke u nisur nga më e thjeshta, ngritja e lapidarëve, emërtimi i institucione, shkollave e rrugëve, duke hequr emra të shquar të historisë kombëtare, apo, duke vënë përball vlerës – antivlerën, sa që, gjeneratat e reja vështirë e kanë të orientaohen, sepse, këtë gjë, programet e historisë që mësohen nëpër shkolla, nuk ua mësojnë. Për [udi, edhe ata që e dinë se ka shtrembërime të tilla, u duartrokasin folësve, në përvjetorë, inicuesve dhe shpalosjeve të tabelave e pwrurime lapidarësh. Mu për këtë është mëse e domosdoshme që kolonës së guximshme t’i shtohen edhe shumë të tjerë, se, nëse heshtin, do t’u ndodhë edhe atyre, nesër a pasnesër. Për këtë, falamurin e mban ish Presidenti i Shqipërisë londineze, Bujar Nishani, me njohjen e statusit të dëshmorëve të kombit ajkës së kriminelëve kombëtarë, që ishin të rekrutuar nga të huajt. Kësaj suite i wshtw bashkangjitur edhe Edi Rama, duke e rahabilitur Mit’hat Frashërin, e, duke e mohuar Qemal Stafën!
Mohimi i epokave më të ndritshme të kombit
Sot, jemi dëshmitarw për gjithçka që po ndodhë në hapwsirën kombëtare. Kjo po ndodhw edhe duke i (keq)përdorur paratë e taksapaguesve e të bashkwkombasve tanë, kudo që ata jetojnë. Fushata më poshtwruese për shpalljen e LNÇSH në krye me Komandantin e saj Enver Hoxhën si luftë antikombëtare, luftë civile, me kampe përqëndrimi, si ai i apostrofur në Tepelenë, në krye me Tufën, të cilin e financon Qeveria e Shqipërisë londineze. A nuk është mohim i histrorisë kombëtare, kur kjo luftë – epokë, është e pranuar nga Fuqitë e Mëdha, si ato që fituan dhe ato që humbën në Luftën e Dytë Botërore. Tufa dhe bashkëmendimtarët e Tij janë fëmijë tradhëtarësh apo vasalësh dhe mbajnë qëndrimin e Qeverisë Greke, nga Konferenca e Paqes, mbajtur në Paris, e cila nuk ia doli falë dokumenteve të ofruara nga Enver Hoxha. Këtij sorollopi iu kanë bashkangjitur edhe “burrështetasit”, “analistët” e “histrorinët” shqipfolës, kudo që janë. E, ne, shohim vlerësimin e antivlerave dhe mohimin e vlerave kombëtare.
Është mohuar e gjithë epoka e paraviteve nëntëdhjeta (në viset e pushtuara të Shqipërisë) dhe i ledhatojnë pesë a gjashtë veta qeveritë, duke ua lënë tapitë në dorë, sepse, e dijnë që ata vet, me vlerësimet që i bëjnë, do t’i anashkalojnë e injorojnë ata që vlerësimet i bëjnë përmes këtyre shtyllave, dhe mu për këtë ua lënë në dorë se për kë duhet organizuar përvjetorë, pëkujtime e pwr tw shkruar monografi, kujt duhet botuar libra e organizuar promovime, mirëpo, me një kujdes të veçantë, të mos dilet nga guaska që kanë krijuar, nga privilegjet politike, duke hyrë e dalw nëpër parti, me qëllim të mbetjes në skenë. Se, me historinë kombëtare janë përshëndetur. Këta shkojnë aq larg, sa që bëjnë edhe një komision tre anëtarsh për përpilimin e regjistrit të veprimtarëve të kombit, që nga e dyzetepesta (1945) e këtej, duke anashkaluar personalitete të dëshmuara të kombit, vetëm pse kanë pasur unin e tyre dhe rrugëtimin histrorik e kanë bërë me vëtëdije të plotë, e, që, koha ka dëshmuar se nuk kanë gabuar.
Me këtë përballen intelektualët e njëmendt kombëtarw, të cilëve po mundohen t’ua ngushtojnë rrethin e veprimit, me çdo mjet që u vihet në dispozicion. Për këtë kategori, një shok e përdorë togfjalëshin “të burgosurit politikw shqiptarw” (T. D.), gjithmonë në thonjëza, të cilët e kthejnë gëzofin siç e do moti, e moti i tyre pas viteve të nëntëdhjeta ishte i ngrohtë dhe xhaketën e kanë mbajtur dhe ende po e mbajnë krahëve.
Analiza e Kolonel Dilaver Goxhajt, për Kosharën
Ky vit jubilar, njëzet vjetori i çlirimit të Kosovës, nuk zgjoi kurreshtje te intitucionalistët dhe u mjaftuan me organizimin joinstitucional. Qytetarët nuk e përjetuan si festë të tillë, sepse, përve[ stolisjes së Prishtinës, asgjë tjetër nuk ishte e organizuar. Kjo ditë do të duhej të kremtohej siç u ka hije përvjetorëve çlirimtarw, me parakalime të bandës frymore, gardës së Republikës, veteranëve, të gjitha njësive të FSK-së, policisë, etj. e, madje, edhe një ditë pushimi për punëtorë. Pse ndodhi kështu, e dinë vetw institucionalistët, por, për qytetarët kjo është enigmë.
Enigmë mbeti edhe fakti pse u morën mediat, nëpër tryeza të rrumbullakwta e në debate, me tw, duke nxjerrë në pah njerëz për “bëmat” e tyre, për pozitën e tyre, për agazhimin e tyre, që, për afwr një muaj, në qendër të vëmendjes ishte qendra e fushimit në Papaj. Afwr një muaj u bë fjalë për Kosharën, duke anashkaluar operacionin “Patkoi” dhe “Shigjeta”.
Operacioni “Patkoi” ishte elaboruar në shtatmadhorinë ushtarake të Beogradit, me ekspertë të të gjitha fushave, madje, edhe rusw, për ta zhbërw njëherë e mirë UÇK-në e për ta futur nën kthetrat e saj Kosovën njëherë e përgjithmonë. Përballë këtij operacioni qëndronin zonat operative të Drenicës, Pashtrikut, Llapit dhe Karadakut. Këto zona ishin bërë parzmore kombëtare për të mos lejuar arrritjen e synimeve të pushtuesit, dhe, arriten ta mposhtin me sukses këtë operacion. Por, barrën kryesore e kishte Brigada 121, siç do ta dëshmojë, përmes një analize, eksperti ushtarak, njëherit edhe Zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm, Kolonel Dilaver Goxhaj. Sipas Tij, kjo brigadë kishte nën mbrojtje Shtabin e Përgjithshëm, ku edhe u përgatit operacioni “Shigjeta”, ku rezidentonin edhe mediat e informimit, Radion “Kosova e lirë” dhe “Kosovapress”, plus një numër të madh qytetarësh, që strehoheshin grykave të maleve të Berishës.
Operacioni “Shigjeta” kishte mision për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, mbi dyzet kilometra të vijës kufitare. Hartimi i këtij operacioni ishte bërë nga ushtarakët e karrierës së ushtrisë shqiptare, të angazhuar në UÇK, dhe strukturave politiko-ushtarake të brendshme. Edhe ky operacin u krye me sukses, ndërsa, Kosharja, ishte një nga betejat e luftës së lavdivshme çlirimtare. Koloneli Goxhaj e ka shkoqitur mirë këtë betejë, si e stërzgjatur në kohë dhe që nuk e kreu misionin e paraparw, ndërsa, në media, për një muaj, ishte në plan të parë.
Me vlerësime të cilat i bënë mediat e informimit, Kosharën dhe me anashkalimin e operacionit “Patkoi” dhe atij “Shigjeta”, nuk kanë bërë asgjë tjetër pos që kanë krijuar huti pwr të vërtetën, kanë krijuar mitin, por, ja që nuk e arritën deri në fund ta kryejnë misionin e tyre, sepse, ushtarakët si Goxhaj, e tw tjerw shqiptarw, nuk lënë të shtrohen e trajtohen dosido problemet.
Nëpërkëmbja e njerëzve që e kanë bërë historinë
Sipas Hegelit “Njerëzit e lindin kohën dhe koha i lindë njerëzit”. Kjo ndodhi edhe te ne kur u lind viti 1990 dhe menjëherë filloi fushata linçuese kundër të burgosurve politikw: si enverista, të kuq, e gjithçka tjetër. Mirëpo, ata që e kishin mision çlirimin dhe bashkimin, nuk u sprapsën, por, me vetwmohim vazhduan rrugën dhe sollën edhe epokën tjetër, atë më të lavdishmen, epokën e UÇK-së. Edhe pas mbarimit të kësaj lufte të lavdishme, lindin njerëz të rinj, që, duke mos ditur ta vlerësojnë kohën dhe bëmat e tyre, u grumbulluan në klane dhe filluan përsëri t’i nëpërkëmbin njerëzit që e kanë bërë histrorinë. Kjo u stwrkeq aq shumë, sa filluan ta rehabilitonin twrw garniturën e UDB-së dhe tw KOS-it, duke i vendosur në vende ky[e, ngase ata kishin dosjet e hapura dhe gjithmonë ua tregonin ato, si atu për heshtje. Morën përvojën e tyre dhe të ndihmuar nga ndërkombëtarët, se pa ata nuk do të kishin arritur në piedestalin e krimit të organizuar, duke nëpërkëmbur veteranët e kombit, për këtë është edhe dwshmia e eleboruar në Beograd dhe e materializur nga UNMIK-u, se kush ka të drejtë të punësohet, kush duhet hequr nga puna dhe çka duhet bërë me pasurinë e Kosovës. Kush arrin ta zbatojw këtë elaborat, do të ketë pushtet e para, por, nuk do të kalonin keq edhe ata që heshtin dhe mu për këtë kemi mumjet “intelektuale” qw po heshtin, më shumë se në të gjitha kohët, por, sot, edhe në emër të pluralizmit, pronës private dhe tregut të lirë.
Kjo ka mundësuar t’i kemi dy tabore shumë kundërthënëse, vlerësuesit e gjendjes reale, që ngritin zërin, aq sa kanë mundësi dhe ku gjejnë hapësirë, sepse, institucionet nuk ua lejojnë këtë komoditet.
Shembulli më i mirë për ta parë këtë maskaradë institucionesh, oponentësh politikw, dhe servilet e të dyjave, janë:
- Heshtja e rastit të Ukshin Hotit. Dëgjova edhe një margaritar nga Hakif Bajrami, se gjatë luftës, Ai dhe Baca Adem, e kanë dërguar në burgun e Dubravës(!), Bajrush Behramin, për një muaj, (athua, do t’i shënohet të ndjerit në biografi edhe kjo vetwburgosje!?), thua se ishte Burgu i Dubravës Hani i Hasanit, për t’ia mbushur mendjen Ukshinit të dalw nga burgu, se, Beogradi, ishte pajtuar. Bajrushi, sipas Hakifit, nuk paska arritur ta bindë Profesorin. Çfarë loje është kjo, dhe, atë, e thonw pas vdekjes së Ademit dhe Bajrushit dhe zhdukjes së Profesorit!!!? Dihet se, nëse lëshohet urdhëresa për të dalë nga burgu, i burgosuri nuk mund ta mohojw këtë, sepse, udhri zbatohet dhe kompetentët e qesin në rrugë. Kjo ishte praktika e burgjeve Jugosllave dhe serbe dhe për këtë vërtetësi mund të flasin me mijëra të burgosur.
- Varrimi dhe trajtimi, pas vdekjes, i Gjeneral-Major Shaban Shalës
- Dhe, së fundmi, varrimi i Adem Dema(çit)
Prishtinë, 10. 7. 2019