VARGJET: KUR IKU “GJERMANI I FUNDIT”, SIPAS TË NDJERIT ARBEN DUKA
01/12/2022 21:59
POEZI
VARGJET: KUR IKU “GJERMANI I FUNDIT”, SIPAS TË NDJERIT ARBEN DUKA
I ndjeri Arben Duka shkaktonte përherë ilaritet me vargjet e tij për nëntorin e pavarësisë dhe çlirimit.
Vargjet e mëposhtme janë nga më të njohurat e tij dhe satirizojnë debatin mbi datën 29 dhe “ikjen e gjermanit të fundit”:
Ende vazhdon sherri,
Në mes të katundit,
Kur iku këtej,
Gjermani i fundit!
Kot e kot i kemi,
Të dy datat tona,
Se “gjerman” i fundit,
S’ka ikur akoma!
Do thonë ka shkarë,
Poeti i shkretë,
Kur thotë se gjermani,
S’ka ikur vërtetë!
Jo mor jo s’kam shkarë,
I them çdo njeriu,
Se “gjermani” fundit,
Është Herr Saliu!
Atij i është prishur,
Me kohë karikusi,
Se sillet me vendin,
Më keq se pushtusi!
Sot e kësaj dite,
Ne s’jemi çliruar,
Se kjo farë e keqe,
Vendin ka pushtuar!
As njëzet e nënda,
As njëzet e teta,
Që të dyja datat,
S’janë të vërteta!
Nga të dyja ditët,
S’është asnjë ditë,
Jemi të pushtuar,
Nga Saliu i Dytë!
Saliu i Dytë,
Njëlloj si i pari,
Gjersa është pushtues,
Derdhi gjak shqiptari!
Ndaj thashë s’na ka ikur,
Akoma “gjermani”,
Kur të ikë Berisha,
Çlirohet vatani!
Ajo do të jetë,
Dita e festimit,
Do gdhendet për jetë,
Si datë e çlirimit!
DITA