VAJET E SORRËSHKINAVE LARASKUQE

05/01/2011 09:02

VAJET E SORRËSHKINAVE LARASKUQE

 

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Këtë opinion do ta nisim me pyetjen: Edhe çka duhet të ndodhë në Prishtinën (Kosovën) “kosovariste” e “patriotike” – “shqiptaro”-titiste, për t’u parë fare përfushe sorrëshkinëria e strukturuar në të gjitha instancat dhe nivelet e “shetit” rugovist, të quajtur “Republika e Kosovës”, e hapur (çaraveshur) më shumë ndaj Serbisë, sesa ndaj Shqipërisë?!... Dhe, kjo, nuk është aspak e çuditshme dhe as e befasishme pse dikush, edhe dymbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, qëndron në të njëjtat shina antishqiptare(Sic!)…

Në raport me zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, loja e sorrëshkinave të kuqe e laraskuqe, nisi me kriminalizimin dhe penalizimin e tyre, plot një muaj para mbajtjes së tyre, me në krye dirigjentin e tretë të LDK-së “patriotike” e “kosovariste”, njëfarë Isa Mustafën… Gjerësishit, kemi shkruar për to në opinonin parazgjedhor me titull “Kush po i kriminalizon fushatat “tona” zgjedhore?”… Rrugës së asfaltuar të Isa Mustafës shkuan edhe partitë satelite të saj, deri tek FER(R)-i “shqiptar” i Veton Surroit me të tjerë këmbanarë…

Por, pas debaklit që pësuan në zgjedhjet e 12 dhjetorit, nga vota e popullit shqiptar, kryepakënaqura doli sërish LDK-ja e “presidentëve” e “presidentistëve” histo(e)rikë të “Republikës së Kosovës”, deri te Isa Mustafa, i cili, tok me shokun e tij të ngushtë, Bujar Bukoshin (Bukuroshin!), dhe bandat e parapaguara prej tyre duhet të përgjigjen penalisht për mjetet e grumbulluara e të plaçkitura të 3%-it, për t’u përgjigjur edhe dikush tjetër… Po, si nuk është në gjendje Isa Mustafa&Co e tij jugosllave të kuptojë se mjaft ka qenë në pushtete “shqiptare” dhe mbi ligjin, në kohën antishqiptare të Rankoviçit, Titos, Milosheviçit e të Ibrahim Rugovë Titicës, që të jetë edhe në këtë kohë, për të cilën (ai dhe kompania) nuk ka bërë asgjë, pos skandaleve e shamatave të njëpasanjëshme “patriotike”, “institucionale” e “institucionaliste” të shokëve të tij “politikë”, “ushtarakë” e “patriotikë” të viteve të ’90-ta…

A e di “udhëheqësia” e popullit shqiptar të Kosovës, se qytetarët shqiptarë dhe pakicat e tjera që duan të jetojnë në Kosovën e trepushtuar dhe të trecopëtuar shqiptare (që duhet të jetë SHQIPËRI), duan të jenë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjit dhe jo të “barabartë” para grupeve kriminale “shqiptaro”-titiste e ibrahimrugoviste dhe kjo mendësi “patriotike” e “shqiptare” duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë, në trojet e trepushtuara shqiptare dhe në Shqipërinë – SHQIPËRI të shqiptarëve.

Vajet e sorrëshkinave laraskuqe i nisi Isa Mustafa, në intervistën e tij dhënë gazetës “Kosova Sot”, më datë 17 nëntor 2010, me të cilën intervistë, publikisht kriminalizoi dhe penalizoi, me paramendim paranojak, zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, duke akuzuar, citojmë: “Nëse ka vjedhje votash, LDK-ja nuk i njeh zgjedhjet”… Madje, Isa i Zi, shkon edhe më larg, duke thënë: “Jo, nuk do t’i pranoj. Këtë le ta kenë të qartë të gjithë ata që i vjedhin dhe ta ketë të qartë faktori ndërkombëtar që ne nuk do t’i pranojmë, që do të kontestohen dhe do të kemi probleme nëse lejohet që në zgjedhje të këtë abuzime”… Kësi lloj “margaritarësh” dhe akuzash të tilla parazgjedhore e tregojnë pafytyrësinë e Isës prej “shqiptaro”-titisti të gjithëpushtetshëm përjetësisht…

Parë realisht, kthesa e Isës nuk ndodhi. Mezi doli i dyti, pas Hashim Thaçit të fortë. AAK-ja me Shalën që i hipën gjithkush, nuk e çon askund nderin e luftës së UÇK-së, mësa e çoi me bakallët dhe me çakallët e tjerë… Macja që e quan veten Daci, ra përgjithmonë… Rënia e Isës shihet edhe prej sateliti… Ai, i kontestoi zgjedhjet në Skënderaj dhe në Drenas, por, në ato dy treva shqiptare, Isa nuk ka vend, sepse, shqiptarët e asaj treve fisnike e shqiptare, prej Isës dhe isanëve të tjerë kanë vuajtur të zitë e ullirit për më tepër se një shekull, gjatë gjithë histories së tyre në trojet e veta autoktone… Dhe, kjo ndodhë për faktin se Isa i kontestoi zgjedhjet, madje, i kriminalizoi dhe penalizoi ato, pa nisur fare fushata dhe ajo që do e fitojë nga Drenasi dhe Skënderaji, sërish, do jetë një ZERO e madhe, edhe në 9 janar 2011.

Por, çuditë fakti pse disa (k)’analistë’ të njohur “shqiptaro”-titistë dalin e i mbledhin dhe i shpëndajnë nëpër gazetat e tyre “shqiptaro”-titiste krejt çka pjerdhë Isa në panik, ose, thënë shqip: Isa pjerdhë, e, Halili me shokë i mbledhë!... Por, çfarë mbledhë Halili i Smutoshëve, se?!... Mos i ka dhënë Isa shumë para për atë titullin bombastik e “patriotik”: “George Washingtoni kosovar në panik, vjedh vota” (Sic!)… Po, kush dhe cili është më hajn e më pis se Isa Mustafa, Bujar Buk(ur)oshi dhe ti, ore, kosovarziu, HM?!...

Shokët e Isës kërkonin që të mbaheshin zgjedhje të “lira” e “demokratike” në Drenicë (Drenishtë) edhe më 1998, kur Drenishta ishte në kohën e ofensivave shfarosëse serbo-çetnike dhe me anën e disa sahalëpirësve arritën t’i mbanin ato, për turpin e tyre… Dhe, sot, sërish, Isa i trimëruar prej vendorëve dhe ndërkombëtarëve miqshkiesh, i konteston zgjedhjet në Skënderaj, në Drenas dhe në Deçan, ku, nuk i është lejuar ta vjedhë as edhe një të vetmen votë të qytetarit shqiptar, se, Isa, si Isë që është (me kompaninë e tij “patriotike”), ka plaçkitur dhe ka vjedhur qe pesëdhjetë vjetë, madje, duke qenë mbi ligjin vazhdimisht, deri në këtë shkallë skandaloziteti antishqiptar.

Por, çfarë pret qytetari shqiptar prej sojesorrollapit të tillë “shqiptaro”-titist?!... Çfarë mund të pritet prej atyre që shanë e shantazhuan luftën titanike të UÇK-së shqiptare?! Por, çfarë mund të pritet edhe prej atyre që i dërguan enkas në UÇK shokët e Isës me bisht të fshesës?!(Sic!) Njëmend, është për t’u çuditur me popullin shqiptar në Prishtinë dhe në Besianë, ku, ende e mban primatin Isa i Zi i LKJ-së jugosllave, tok me shokët e tij të UDB-së dhe të KOS-it antishqiptar!...

Sidoqoftë, Isa dhe të gjithë ata që janë lëshuar me vajet e sorrëshkinave laraskuqe, komuniste, kundër rezultatit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010, në tre komunat ku ka qenë baza e organizimit të luftës liritare e shqipëritare, vështirë se do nxjerrin diçka për sojin e tyre antishqiptar nga ato treva, sepse, soji antishqiptar në to është pakicë dhe atë soj “patriotësh” ibrahimrugovistë e njohin edhe fëmijët në djepa…

Në gjithë këtë skandalozitet, është tepër e habitshme pse faktori ndërkombëtar, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, qe dymbëdhjetë vjetë pas lufte, po i beson vajet e sorrëshkinave laraskuqe dhe po sillet pështjellueshëm në Kosovën e trepushtuar, duke u mbështetur në ato vaje dhe duke vepruar në kurriz të shumicës shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë së okupuar?!...

Të kotë e kanë sorrëshkinat, me në krye Isën e përvajshëm për “pushtet”, në Drenicë (Drenishtë)!...

Burojë, 5 janar 2011

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode