TUFA E ÇAKEJVE DHE KRYEÇAKALLI!

30/10/2015 17:49

Nga Arben DUKA

 

TUFA E ÇAKEJVE DHE KRYEÇAKALLI!

 

 

Gjithçka mund të ndodhi,
në Atdheun tim,
këtu fjala “Turp”,
nuk ka më kuptim!

Turpet nuk mbarohen,
çdo ditë vjen nga një,
po faqja e zezë,
s’mund të nxihet më!

Pak halle mbi shpinë,
kishin shqiptarët,
saqë kishin mangët,
edhe Xhaguarët!

Sepse nuk mjaftonin,
BMV e BENCA,
po ne kemi pritur,
mjaltë të bënte grenca!

Kur të gjithë Atdheun,
e bëtë fare kripë,
ç’është gjithë ky luks,
more të pacipë?!

Ç’është gjithë ky luks,
që çuditi Botën,
dora pse s’mu tha,
që u dhashë prapë votën?!

Rrugët e mërgimit,
kanë marrë shqiptarët,
fëmijët për bukë,
plasën nga të qarët!

Ç’pate moj “Rilindje”,
që me ne u talle,
përmbi varfërinë,
si bushtër hedh valle?!

Çdo ditë zbulojmë,
një mega skandal,
dhe pastaj lexojmë,
transparencë pikë Al!

Transparencë pikë Al,
që ju rëntë pika,
vendi kurrë s’ka parë,
duar kaq të liga!

Ky s’është më dyshim,
por një super bindje,
u bë për t’u tallur,
dhe emri “Rilindje”!

Nuk e dimë si erdhi,
kjo kohë kaq e ndyrë,
“Rilindja” është dritë,
e ju errësirë!

Gjer dje nuk kam qënë,
edhe aq i bindur,
po nam kini lënë,
si hajdutë të lindur!

I zi qe pushteti,
i shokut Sali,
po juve e bëtë,
zi edhe më zi!

Gropa kish pa fund,
po ju s’mbyllni gropa,
hallall xhaguarët,
dhe u bëfshi copa!

Kurrë s’na u ndanë,
këto dete loti,
ah-un e të mjerëve,
e dëgjoftë Zoti!

Tani s’ju do më,
Jugu as Veriu,
ka dy vjet e gjysmë,
që s’është më Saliu!

Ka ardhur një kohë,
që s’beson njeri,
prallushka me SHQUP,
dhe me xha Sali!

Kurrë s’e menduam,
neve budallenjtë,
se në vend të qenve,
do vinin çakejtë!

Sovranin e shkretë,
përsëri e talli,
tufë e babëzitur,
dhe Kryeçakalli!

 

(Marrë nga DITA)

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode