TRADHTIA KA EMËR = LDK!
17/04/2023 07:48
EMNESË
TRADHTIA KA EMËR = LDK!
Tafil DURAKU
Gjithçka në këtë botë, edhe vetë njeriu, ka një emër me të cilin mund të krenohet (mburret, lëvdohet) apo të poshtërohet (përqeshet, shahet, fyhet). Populli shqiptar, nuk ka thënë kot së koti: ‘Puna e jote të lavdon, puna e jote të shanë’!...
Por, tek ne, fatkeqësisht, poshtëruesit (misionarë e mercenarë të pushtuesve e të LDK-së) po krenohen, po i shajnë të tjerët, po i shajnë e fyejnë ata më shqiptarët. Ata e këta që u kanë shërbyer pushtuesve e poshtëruesve tanë! Dhe, krenimi i tyre i vetëm është ‘krenimi’ dhe faqja e ‘bardhë’ për të këqijat që i bënë popullit dhe Atdheut të vet në robëri të thellë shekullore, në pushtete të huaja, dhe, ushtrisë më të lavdishme shqiptare në shekuj, UÇK-së.
Prijësit “shqiptarë” të popullit shqiptar në trojet e pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi, anëtarë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ) e të Lidhjes së Komunistëve të “Kosovës e Metohisë” (LKK), komplet, brenda nate, u konvertuan në LDK-në “patriotike” e “shqiptare” të Dr. Ibrahim Rugovës, dhe, po e tregojnë edhe anën e tyre antikombëtare dhe antiUÇK, tash e tri dekada, e, edhe këto ditë, pas nisjes së gjykimit kundër prijësve të UÇK-së, kundër luftës së tyre lavdiplotë kundër pushtuesit serbo-jugosllav të trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi.
Për antishqiptarinë e LDK-së, kemi shkruar, para, gjatë dhe pas Luftës së Lavdishme të UÇK-së, me prova, fakte e dëshmi… Po shkruajmë edhe sot, për çka po dëgjojmë, lexojmë e shohim…
LDK-ja, e minoi dhe e shantazhoi, aq sa mundi e ku i shkoi fjala, luftën e lavdishme të UÇK-së shqiptare. Fillimisht, me direktiva të qeverisë ‘patriotike’ e ‘kombëtare’ në ekzil (Qeverisë Bukoshi; lexo: Bukuroshi!), duke futur para në Zonën e Lirë të Luftës, përmes dhëndrrit të tij, njefarë Mujë Krasniqit, i cili i futi paratë në Zonë, duke e lajthitur e mashtruar bashkëvendasin dhe shokun tim, Zenë Lushtakun (ndjesë pastë!), me qëllim të përçarjes së UÇK-së dhe Drenicës, me qëllim të përçarjes së luftëtarëve e komandantëve të UÇK-së, dhe, shantazhimit të luftës përmes parave të 3%, që hynin në Zonë përmes njerëzve më të pistë të LDK-së, asokohe e tash, kur në Zonën e Lirë të Luftës, po LDK-ja, kur Drenica digjej në flakët e luftës dhe zjarrit serbomadh, organizonte ‘zgjedhje të lira e demokratike’, nën siglën e ‘Presidentit’, Dr. Ibrahim Rugova!...
Është për t’u thënë këtu, se, të gjitha strukturat partiake të LDK-së (ato më të zëshmet, më ‘patriotiket’ e më ‘shqiptaret’), në të gjitha mënyrat, e kanë shantazhuar luftën e lavdishme të UÇK-së…
Por, sot, t'i përcjellësh “debatet” (u thënçin!), të udhëhequra nga moderatorë të dyshimtë e “shqiptarë” të pakapërcyeshëm, çuditesh edhe vetë për mënyrën e të folurit, për mënyrën e gjykimit, për çështjet që ngriten, për mënyrën e shtrimit të pyetjeve e përgjigjeve që japin të njëjtët të ftuar nëpër “debate” të tilla, tash e 24 vjet pas luftës së lavdishme të UÇK-së, ku, do të ishte normale përbuzja e tyre dhe e rradakes së tyre të formuar jugosllavisht e antishqiptarisht, nëpër shkollat jugosllavo-titiste e kleriko-fetare!...
Në ato debate fyese e poshtëruese për UÇK-në, dëgjohen akuza nga më të ndryshmet e nga më të rëndat dhe përmenden emra e mbiemra të luftëtarëve e komandantëve të UÇK-së dhe të atyre që ndodhen në Hagë, për, kinse, “krimet” e UÇK-së, pas lufte, kundër subjektit të tyre politik, LDK-së shqiptaro-titiste e UDB-asho – KOS-iste të “Kosovës e Metohisë”(Sic!)…
Parë në thellësinë e saj kriminale, në shtrirjen e saj vertikale e horizontale, situata është shumë shqetësuese, sepse, këtë po e thonë ata që tërë jetën e tyre “shqiptare” kanë punuar kundër popullit shqiptar e intekligjencës së tij në trojet e veta etnike në ish-Jugosllavi, LKJ-istët dhe LKK-istët e katapultuar automatikisht në LDK–UDB e KOS, prandaj, mos u çuditni: Tradhtia ka emër = LDK!
Po, a nuk ishte vetë Dr. Ibrahim Rugova, ‘Presidenti historik’ (lexo: histerik) i LDK-së, që luftëtarët e UÇK-së i quajti “njerëz të UDB-së!”, “grupe të frustruara!”, “dorë e zgjatur e Serbisë”(!), etj. Që, kurrë nuk shkoi në Prekaz dhe nuk bëri homazhe në nderim të Komandantit, të Familjes Jashari dhe të rënëve heroikisht në atë luftë të pabarabartë me Serbinë!… Sot, pse shkojnë në Prekaz zagarët dhe zagaricat e tij?!...
Kjo parti “atdhetare” e “shqiptare”, këmbë e krye jugosllave e shqiptaro-titiste, i çoi misionarët dhe mercenarët e saj, me në krye ‘demokratin’ Gjergj Dedaj, në Zonën e Lirë të Luftës, me kërkesën e vetme që ‘UÇK t’i dorëzonte armët’, madje, me të njëjtat detyra “patriotike” e “shqiptare” misionarë e mercenarë të njohur të kësaj partie (LDK dhe simotrave të saj) kanë shkuar kudo në Zonën e Lirë të Luftës, si ‘Drenicë’, madje, edhe në Burojë, në vendlindjen time (të autorit të shkrimit) dhe të Hashim Thaçit, ku i kanë gjetur disa ushtarë të rinj të UÇK-së duke hapur (çelur) istikame (llogore) dhe u kanë thënë: “Çka po bëni këtu? Kundër kujt po doni me luftu? Ikni, lene (lërëni) punën”!... (ky ka qenë ldkëisti Halil Geci, vëllai i kriminelit Gani Geci, me tezakun e tij, Sejdi Elshani)…
Këta misionarë e mercenarë të LDK-së, kanë pasë qëllime dhe detyra të nxisin rraxha, sherre, konflikte, e, besa, edhe luftë vëllavrasëse (për çka kanë qenë të parapaguar nga ‘Qeveria’ Bukoshi, në ekzil), duke i provokuar luftëtarët dhe komandantët e UÇK-së, duke e shantazhuar kështu dhe kësisoji edhe luftën e saj, dhe, sot, shesin patriotizma pa pikë fytyre shqiptare dhe kush e bën këtë? E bëjnë UDB-ashët dhe KOS-istët ‘shqiptarë’ të LDK-së&Co(!)…
Të gjitha strukturat e LDK-së e kanë minuar e shantazhuar luftën kudo që u ka shkuar fjala dhe kanë kërkuar prej ushtarëve të rinj që ta ndërpresin punën e të mos luftojnë kundër Serbisë!… Madje, ushtarëve të UÇK-së u kanë thënë : ‘Ju duhet me marrë pare’ (rroga)… A nuk janë këto shantazhe të luftës?!...
Luftën e UÇK-së, me platformë të kësaj partie (LDK), e kanë shantazhuar të gjithë LDK-istët si Nekibe Kelmendi, Maxhun Smajli, Naime Beqiraj, Bajrush Morina dhe ‘trima’ të tjerë të kësaj partie ‘shqiptare’ (që, po të përmenden me emra nuk i zënë libra të tërë), të cilëve u kanë prirë vëllezërit Geci nga Llausha e Skënderajt, në krye me kriminelin Gani Geci, duke bërë propagandë për Ibrahim Rugovën dhe paci(t)fizmin e tij, kudo në Zonën e Luftës!... Platformën antiUÇK të LDK-së e ka zbatuar një ushtri e gazetarëve të gazetës ‘Bujku’, ‘Koha ditore’, ‘Kosova sot’, ‘Bota sot’, ‘Morri’, ‘Kombi’, ‘Gazeta shqiptare’, ’Gazeta Dardania’, etj., etj.
Madje, LDK (LKJ-LKK=UDB e KOS), për ta realizuar sa më lehtë platformën e saj antishqiptare dhe antiUÇK (‘kosovare’ e ‘kosovariste’) i formoi disa parti satelite të saj, si PSD, PSHDK, ‘Partinë e Gjelbër’, Partinë Liberale, Partinë Republikane, etj., e, besa, edhe disa të tjera ‘patriotike’ e ‘kombëtare’, kleriko-fetare, që vepronin e veprojnë kudo ndër shqiptarë!...
E dimë qartë kush e ka shantazhuar luftën e UÇK-së, kush u ka prirë ofensivave serbe në Drenicë e Dukagjin, kush ka vrarë ushtarë (’rasti’ i Izbicës) e komandantë të UÇK-së, siç është ‘rasti’ i Abedin Rexhës, Komandant Sandokanit të famshëm, të cilin e ka vrarë Gani Geci i LDK-së, nga prita e ngritur (me ‘snajperin’ që ia ka blerë po LDK-isti i ‘qeverisë’ Bukoshi, mnistri Shatri), siç ka thënë në intervistën e tij G. G., se ‘e kam vrarë në vetëmbrojtje’(!) dhe i njëjti, Gani Geci, me ndihmën e UDB-ashes Naime Beqiraj, ka kryer atentat në autorin e këtij shkrimi, pse kam shkruar për SANDOKANIN e famshëm, më datë 4. 11. 1999. ‘Rastin’ tim e ka pasë polici ndërkombëtar i UNMIK-ut, Jon Holiday. Pastaj, kanë ardhur në banesën time, në Prishtinë, po për këtë ‘rast’, policët e UNMIK-ut, Marco Grazian dhe Kiril Mitov dhe ‘rastin’ e kam lajmëruar disa herë në Policinë e UNMIK-ut dhe në OSBE, edhe në milicinë e “Kosovës e Metohisë” por, askush nuk e ka hetuar e gjykuar kriminelin e LDK-së, Gani Gecin…
Autori i shkrimit, Tafil Duraku, pas atentatit të Gani Gecit, të datës 4. 11. 1999
Raporti mjekësor pas atentatit LDK-ist të Gani Gecit
Luftën me platformë antishqiptare të LDK-së, duke kërcënuar, vrarë e bërë atentate ndaj shqiptarëve, UDB-ashë dhe KOS-istë të njohur e të panjohur të kësaj partie (LDK), po provojnë ta qesin në terren të ngatërresave personale e familjare… Kush e bën këtë? Askush tjetër, pos UDB-a dhe KOS-i ‘shqiptar’ i LDK-së!...
Jam i vetmi njeri i luftës së UÇK-së (reporter e zëdhënës i parë), që, LDK-ja, kur e ka marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës (lexo: kultshurrës!), nga UNMIK-u, në 2006, me vendime politike të ministrit LDK-ist, Astrit Haraçia, e me direktiva të UDB-ashëve si Da(m)ut Demakuçkoviçi&Co, na i ka ndërprerë pagat, duke na lënë nëpër gjyqet dhe gjykatat e kontrolluara prej tyre (LDK-së), që prej vitit 2006, endemi nëpër gjykata, duke kërkuar drejtësinë për pagat tona që s’i kemi marrë e kemi punuar deri me likuidimin e Edicionit “Rilindja”, më 11 janar 2018…
Ka shumë fakte e prova për të folur e shkruar për krimet e LDK-së (për krimet politike, ekonomike, financiare…. etj.), për shantazhet që ia ka bërë e po ia bën luftës së lavdishme të UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, por, këtu, më poshtë, do të zbardhim diçka tjetër, për herë të parë…
Fraksionet e brendshme të kësaj partie (LDK-së), i bënë llogaritë dhe skenarët gabimisht, sepse, menduan se duke e likuiduar njëri-tjetrin, për ta marrë pushtetin në tavolinë, ato bëma kriminale do ia mveshin UÇK-së dhe do bëjnë me gisht kundër njerëzve të saj, thuase, sipas tyre, UÇK nuk e kishte trurin e vet politik e ushtark shqiptar. Këtë e themi, duke i njohur të madh e të vogël të kësaj partie “shqiptare” (“patriotike e kombëtare”) në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare në ish-Jugosllavi, që, ndryshe, njerëzit e saj njihen edhe si “t’bijtë e Lahit”!!!... Nofkë që u është vënë për të këqijat që ia kanë bërë popullit shqiptar… Njerëz ngucakeq, provokatorë, kriminelë, ‘patriotë’ e ‘shqiptarë’ të mëdhenj, siç po shihen!...
Këtë që e thamë mësipër, e konfirmon thënia e z. Fehmi Agani, diku, një javë para se të vritej, ku, në një takim rasti, duke debatuar për luftën e UÇK-së dhe politikat antiUÇK të LDK-së, më tha: ‘Jam ngusht prej t’mive!’… Domethënë, prej fraksioneve mbrenda LDK-së(!)… Atëherë, kush duhet të hetohet për vrasjet mes fraksioneve të LDK-së, për ta marrë pushtetin e ëmbël që ua ka mësuar e lënë Titoja amanet?!...
Jemi dëshmitarë të gjallë të luftës së UÇK-së, kur shantazhohej lufta e lavdishme e UÇK-së kuluareve të Prishtinës e të ‘Republikës së Kosovës’, në “barakën” e Shoqatës së (Sh)Krimtarëve të “Kosovës e Metohisë” dhe në “Aletë e Shpëtimtarëve të Kombit”, në Komplekset banesore “Qafa” e “Kurrizi” dhe gjetkë, në Prishtinë, për çka kemi shkruar asokohe shkrimin me titull: “Diku luftohet, diku ahengohet”, të cilin, asokohe, nuk e botuan gazetat e afërta me Dr. Ibrahim Rugovën, por e botoi Gazeta e Sindikatës…
Po ashtu, jemi dëshmitarë, kur menjëherë pas luftës së UÇK-së, UDB-ashë e KOS-istë të njohur, në ndeja të rastit, i prisnin me ‘thikë’ pas shpine luftëtarët dhe komandantët e UÇK-së, për çka kemi shkruar publikisht për ato raste, me emër e mbiemër. Dhe, sot, ata UDB-ashë e KOS-istë i kanë përgatitur zagarët dhe zagaricat e tyre tash e 24 vjet, të cilët, publikisht, në TV Dukagjini e tjera TV, i quajnë luftëtarët dhe themeluesit e UÇK-së ‘Grup i përbashkët kriminal’, siç i quan Serbia dhe gjykata e saj ‘kosovare’ në Hagë(!), tok me disa avokatë ‘shqiptarë’!...
Të quhet Grupi i Përbashkët Çlirimtar i UÇK-së, ‘grup i përbashkët kriminal’, këtë mund ta bëjnë vetëm ‘shqiptarët’ misionarë e mercenarë të LDK-së dhe UDB-ashët e KOS-istët mbrenda e jashtë saj, në çdo institucion ‘shtetëror’, prej çatipëve, deputetë e ministra, e deri te Akademia e Shkencave (lexo: e shkelmave) e ‘Republikës së Kosovës’ e “institucioneve dhe institucionalistëve të viteve ’90-ta të LDK-së”!... Po, çfarë lesh institucionesh a çfarë lesh akademie kemi!... “Institucione” pritash anti-UÇK, hilesh, pitesh e pulash me mazë e t’lyem buallcie, përcjellë me ‘shlivovicë’…(Sic!)
Dhe, këtë emër “shqiptar” (LDK), “patriotësh” e “shqiptarësh” të njohur, nuk e harron populli i ynë atdhedashës, bashkimdashës e liridashës, as intelegjenca e tij e mirëfilltë, shpirtërore, shqiptare.
Tradhtarët me damkë të LDK&Co, sot, shesin patriotizëm me FARK dhe me ‘UÇK’, prandaj, tradhtia ka emër=LDK-UDB e KOS!...
LDK-në, dje e sot, po e shan puna e vet!...
Kjo është një emnesë që duhet ta mbajmë mend, të gjithë ne shqiptarët, kudo që jemi shqiptarë!… Se, UDB-ashë e KOS-istë të LDK&Co, ka pasë e ka me bollëk (që e kanë ndërruar qimen po zanatin jo!), bile, çuditërisht, edhe në Tiranë, që po marrin guxim e po vijnë dhe po e promovojnë UDB-në dhe KOS-in “shqiptar”, “patriotik” e “kombëtar” LDK-ist, edhe në Prishtinë!...
O tempora, o mores!...
Burojë, 15 Prill 2023