THASHETHËMNAJA E BLENDI FEVZIUT

05/03/2012 21:50

THASHETHËMNAJA E BLENDI FEVZIUT

Shkruan: Tafil DURAKU

 

E lexova jo për ta shtuar numrin e lexuesve, as pse dëshiroja ta lexoja atë libër të parapaguar thashethëmnor, por për të parë saktësisht çfarë ka shkruar dhe pse ka shkruar ashtu, antishqiptarisht, Blendi FevZIU. Pse Blendi FevZIU lejon të bjerë pre e politikës antishqiptare të ditës? Cilat janë qëllimet e tij “patriotike” e “shqiptare” dhe ato të punëdhënësve të tij “patriotë” e “shqiptarë” në krye të Shqipërisë, aktualisht, si dhe përkrahësve të atyre “patriotëve” dhe “shqiptarëve” nga antishqiptarët e tjerë komunistë, shqiptaro-titistë?... Parë dimensionin dhe shtrirjen që imponon jo pa qëllim Blendi FevZIU, libri i tij është një libër johistorik, joshkencor, joshqiptar dhe jodemokratik, një thashethëmnajë “patriotike” e cytyr nga ahmetzogollët e esatpashëtoptanët shqiptaro-titistë e saliberishistë, surrojmurrojistët maliqistë e matoshisto-lubonjistë të Prishtinës dhe të Tiranës.

Libri i Blendi FevZIut, “Enver Hoxha” është një libër antihistorik dhe antishqiptar dhe dhjetë herë më antishistorik e më antishqiptar e bëjnë atë edhe emrat e atyre që i falënderon Blendi FevZiu, në faqen 6 të “librit” të tij “shkencor”, “historik” e “shqiptar”!... Libri është ndarë e sistemuar në 25 krerë, duke përfunduar me referencat…

Me atë libër, Blendi FevZIU, nuk sulmoi dhe përçmoi vetëm Enver Hoxhën, por, të gjithë shqiptarët që i rrinin dhe i rrinë krah fizikisht e mendërisht, me dituri, arsim e ushtri Shtetit Shqiptar dhe Kombit Shqiptar, të cilët, punëdhënësi i tij, Sali Berisha, po i mbanë më të përçarë e më antishqiptarisht sesa të gjithë pushtuesit antishqiptarë fqinjë bashkërisht.

Në faqe 12, Fevzi faqeziu, shkruan, citojmë: “Pothuajse gjithë krerët e Byrosë Politike janë pa shkollim të lartë… Asnjëri nuk kish një diplomë, as Hoxha vetë.” Pse e thotë këtë FevZIU? Apo, për t’iu përgjigjur se ç‘i duhet dhe ç‘i hyn në punë shkollimi i tij i lartë dhe i Sali Berishës popullit e shtetit shqiptar, e, madje, titujt “shkencorë” dhe gradat që ua dhuroi politika antishqiptare e Titos shqiptaro-titistëve të Prishtinës, të Shkupit, të Podgoricës e të Preshevës?...

Z. Blendi FevZIU, e ditët a nuk e ditët, nuk ka fare rëndësi, por, ajo që duam t’ua themi këtu e t’ua ripërsëritim për të satën herë, shumë shkoçur, është fakti se emri dhe vepra madhore e Enver Hoxhës dhe e Shtetit Shqiptar gjatë sundimit të tij shqiptar është ajo që i ka mbajtur gjallë shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara nga Jugosllavia fashiste, “demokratike dhe e painkuadruar”, e Rankoviçit, Titos e Milosheviçit, e Fadil Hoxhës, Ali Shukrisë, Xhavit Nimanit… dhe deri te kjo e Tadiçit antishqiptar, të cilës po i çon ujë në mulli punëdhënësi i Blendi FevZIut, Sali Berisha&Co. Po ashtu, emri dhe vepra e Enver Hoxhës i ka mbajtur gjallë dhe shqiptarë edhe shqiptarët e Çamërisë së pushtuar shqiptare nga Greqia. Dhe, parë në çdo pikëpamje shqiptare dhe nga çdo këndvështrim shqiptar, del se libri i Blendi FevZIUt është një thashethëmnajë e porositur, e paramenduar, antihistorike, antishoqërore dhe antishqiptare.

Për ta dokumentuar konstatimin tonë shqiptar, do e zbardhim një pjesë të veprimtarisë tonë shqiptare e enveriste, kryekëput realnacionaliste e njerëzore. Duhet thënë se “nacionalizmi” i porositur i Blendi FevZIUt dallon shumë prej nacionalizmit të Enver Hoxhës. Dhe, këtu, do mbështetemi tek tre-katër libra të autorëve të huaj që hedhin poshtë librin thashethëmnajë, antihistorik e antishqiptar të Blendi FevZIUt. Tre libra janë të armikut më të madh të Shqipërisë e të shqiptarëve, të porositur nga Jugosllavia antishqiptare e Titos, por që janë shumë më realistë dhe më historikë sesa libri i Blendi FevZIUt dhe ato janë të botuara në Zagreb të Kroacisë, më 1984, nga autori Pero Zlatar, që titullohen: “Glasnik iz Tirane – Albanija u eri Envera Hoxhe, 1” (“Lajmëtari nga Tirana – Shqipëria në Epokën e Enver Hoxhës, 1”) dhe “Gospodar zemlje orlova –Albanija u eri Envera Hoxhe, 2” (“Zoti i tokës së shqiponjave – Shqipëria në Epokën e Enver Hoxhës, 2”), “ENVER HOXHA – Politicka biografija” (“ENVER HOXHA – Biografia politike”), botuar në Beograd, më 1986, si dhe librin e autorit Jon Halliday me titull “Shqiptari dinak”, të cilët janë të mjaftueshëm për ta zbardhur njëanshmërinë dhe tendenciozitetin skandaloz të autorit të thashethëmnajës “historike” e “shkencore” të Blendi FevZIUt, bazuar në “arkivin” e tij personal thashethëmnor.

Skandaloziteti “patriotik”, “historik” dhe “shkencor” i Blendi FevZIUt kulmon në “veprën e tij” kur e rehabiliton duke e cituar kryevrasësin më të madh të popullit shqiptar të të gjitha kohëve në trojet e pushtuara shqiptare nën Jugosllavi, Fadil Hoxhën (kryevrasësin e Tribunëve të Popullit Shqiptar, Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica, madje, përndjekësin më të madh për pesëdhjetë vjetë rresht të mbështetësve të atyre të vrarëve) dhe del e shanë me porosi të saliberishistëve shqiptaro-titistë birin më të madh të popullit shqiptar të të gjitha kohëve deri në ditët tona, Enver Hoxhën, e, besa më sa po duket në horizont, edhe për dhjetëra shekuj të tjerë Xhaxhi Enver Hoxha do jetë i pazëvendësueshëm, i pakompensueshëm dhe i patejkalueshëm për Popullin dhe për Shtetin Shqiptar.

Për librat e Xhaxhit Enver Hoxha dhe për fotografitë e tij (ata që janë zënë me to në duar ose u janë gjetur në shtëpi) janë burgosur e torturuar për tërë jetën, me familje e farefis, janë linçuar (leçitur) nga kushërinjtë dhe të afërmit e tjerë, e, madje, edhe nga katundi e më gjerë, shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara. Po ashtu, shqiptarët që janë zënë me librat e Gjergj Fishtës, Hamit Kokalarit, Ajet Haxhisë etj. dhe me të gjithë librat e atyre që botoheshin në Tiranë, e, madje, janë ndjekur dhe persekutuar njëjtë, me të njëjtat metoda persekutimi e linçimi komunist shqiptaro-titist e jugosllav, në krye të të cilit ka qëndruar i përzgjedhuri i përjetshëm dhe i emëruari  shqiptaro-titist Fadil Hoxha, të cilin, Blendi FevZIU don ta rehabilitojë duke i cituar “kujtimet” e tij “patriotike”, “historike” e “kombëtare”… Dhe, kujt dashka t’i shesë dushk për gogla Blendi FevZIU? Mos po mendoka Blendi FevZIU se kanë vdekur të gjithë shqiptarët dhe “shqiptarë të mëdhenj” na qenkan vetëm kolaboracionistët e kuislingëve shqiptaro-titistë etj. të të gjithë pushtuesve të trojeve etnike shqiptare? Madje, ç‘”histori” e “vlera” dashka t’u shesë shqiptarëve, Blendi FevZIU? Kush e paska parapaguar për këto qëllime kaq “fisnike” e “atdhetare”, antishqiptare?...

Parë nga shumë këndvështrime, për t’i dhënë përgjigje meritore librit thashethëmnajë të Blendi FevZIUt, duhen shkruar një teste e më shumë libra sa ai dhe më të vëllimshëm se ai libër shpifës, denigrues dhe thashethëmnor. Por, edhe po t’i shkruanim një teste librash kundër thashethëmnajës së Blendi FevZIUt, me argumeta të plotë shqiptare, nuk do na i sponsoronte askush, sepse, në kohët “postmoderne” dhe “demokratike” sponsorohen libra të porositur thashethëmnorë, si ai i Blendi FevZIUt. Ai, ka për detyrë “patriotike” të mbledhë pordhë e piskamë kuajsh teknefesë dhe t’i shpërndajë ato në të katër anët e Atdheut Shqiptar – Arbëror. Kjo është ajo që na bën të jemi të (pa)”barabartë”. Megjithatë, ne po e qesim një gur në Kalanë Shqiptare të shekujve të Rilindjes Kombëtare, duke pohuar me plotë zë se libri i Blendi FevZIUt është një thashethëmnajë antishqiptare, por, që hyn në radhën e librave të porositur shqiptaro-titistë e saliberishistë, plotësisht antishqiptar.

Nuk do marrim shumë shembuj të autorëve të tjerë, shumë më të paanshëm se “shqiptarët” si Blendi FevZIU, që demantojnë plotësisht opinionet e tij antishqiptare. E njëri prej tyre është libri i Jon Halliday-it, “Shqiptari dinak”, ku, autori, që në hyrje të tij qet dritë për qëndrimin shqiptar e burrëror të Shokut dhe Xhaxhit Enver Hoxha, kur i drejtohet Nikita Hrushovi, pas një fjalimi të tij njerëzor, citojmë: “Ju po më pështyni: me ju nuk mund të bisedohet”, fq. 9 e librit të cituar, duke vazhduar në faqe 12, me konkludimin e autorit: “Ai i jetoi të gjitha. Qoftë dhe për këtë fakt ai meriton të merret në konsideratë, në mos po edhe të nderohet”. E, ç‘”nder” i bëri libri thashethëmnajë i Blendi FevZIut, e dinë të gjithë ata shqiptarë që e kanë lexuar “atë” me vëmendje.

Në faqen 11 të librit, autori Jon Halliday, ndër të tjera, thotë: “Pikëpamja e tij (e Enver Hoxhës, Shën. yni, T. D.) e përgjithshme, se fuqitë e mëdha e shikonin Shqipërinë si pre, është shumë e vërtetë. Jugosllavia donte mirëfilli ta aneksonte Shqipërinë nga mesi i viteve ’40. Anglia dhe SHBA u përpoqën mirëfilli ta pushtonin Shqipërinë dhe ta përmbysnin regjimin e Hoxhës gjatë viteve 1949-1953 (sikundër është konfirmuar kohët e fundit nga burime Perëndimore). Duket ka shumë të ngjarë që Hrushovi të jetë përpjekur mirëfilli t’ia vinte bërrylin Hoxhës gjatë viteve 1960-61 e, ndoshta, edhe nga mesi i viteve ’50” (Fq. 11).

Jon Halliday, vazhdon me analizë të thuktë e të paanshme: se Enver Hoxha “… duke përballuar tri nga forcat destabilizuese më të tmerrshme që mund të imagjinohen: intrigën fisnore ballkanike, subversionin, ndërhyrjet anglo-amerikane dhe komplotet e Kremlinit”… Pyetja që duhet të shtrohet këtu është: Kush dhe cili na qenka Blendi FevZIU me librin e tij thashethëmnajë? Dhe, për ta demantuar plotësisht librin thashethëmnajë të Blendi Ziut, po citojmë nga i njëjti burim-libër fjalët e Molotovit thënë Stalinit, më 1947, për Enver Hoxhën, citojmë: “Ai është shumë i pashëm dhe të lë përshtypje të mira. Kulturë ka, por ndihet që është rritur nën influencën Perëndimore” (Fq. 19). Nga këtu shihet se cilësitë shqiptare dhe njerëzore të Xhaxhit Enver Hoxha nuk i konteston askush, madje as “miqtë” e popullit shqiptar, e dilka i përgojoka me librin e tij të porositur e thashethëmnor, Blendi FevZIU, sahanlëpirësi saliberishist.

Madje, Jon Halliday, në fq. 20 të librit të tij citon edhe një autor tjetër, Piter Prifti, i cili shënon se “Hoxha duket i mirëinformuar për letërsinë, teatrin dhe filozofinë, veçanërisht për filozofinë pedagogjike… Ai mund të pikturohej fare mirë duke mbajtur në njërën dorë shpatën e diktaturës së proletariatit dhe në tjetrën ‘llambën e arsimit’ Perëndimor”. Kjo dëshmon se opinionet e Blendi FevZIut në atë libër thashethëmnor janë pjellë e qarqeve më antishqiptare në historinë e dhimbshme të popullit shqiptar.

Po, ç‘qenka dashur të bëj e të veprojë Enver Hoxha, sipas shqiptaro-titistëve si Blendi FevZIU e Sali Berisha&Co?... Ja se ç‘thotë Jon Halliday në fq. 23 të librit të tij shembullor, citojmë: “I izoluar në atë cep të vogël të Ballkanit për njëzet e pesë vjet, atij i duhej të vriste mendjen të interpretonte shenjat e të deshifronte veprimet, mesazhet dhe dredhat e miqve dhe të armiqve”. Ritmet e zhvillimit në Shqipërinë londineze, në Epokën e Enver Hoxhës, përfundon Jon Halliday, “… kanë qenë të lavdërueshme”. (Fq. 29). Dhe, cili është mendimi i Jon Halliday-it për Enver Hoxhën dhe për pikëpamjet e tij antiblendifevZiiste? Citojmë: “Për sa i takon këtyre gjërave, pikëpamja që jep ai (Enver Hoxha, vër. Ynë, T. D.) për ngjarjet pothuajse godet në shenjë”. (Fq. 31). Dhe, vazhdon, duke e cituar Enver Hoxhën: “Sa për fillimet e viteve ’80, Shqipëria jo vetëm i plotësonte nevojat e saj për ushqime, por edhe eksportonte disa prodhime ushqimore. Eksporton energji elektrike. Po kështu, ka lëndë të para të çmuara që mund të çajnë menjëherë në tregjet e huaja valutore të eksportit”…

Në librin e autorit Jon Halliday përshkruhet saktësisht dhe paanshmërisht gjithçka që ka ngjarë në Epokën e Enver Hoxhës, duke filluar nga pozita e gruas, ndalimi i feve, emancipimi i masave popullore etj. Jon Halliday, në fq. 37 të librit të tij, nënvizon qartë: “Në vizionin e vet Hoxha, udhëhiqej nga nacionalizmi i rreptë. Del se ai ishte njëri ndër dy burrat e shtetit bashkëkohës që De Goli i admironte më shumë”… Autori shkruan: “Shpesh Hoxhën e quanin Stalinist. (…) Njësoj si Stalini, edhe ai (Enver Hoxha, vër. ynë, T. D.) e kishte cilësinë e brutalitetit, porse nuk ishte brutal”.

Për t’i parë paanshëm dhe nga afër politikat “shqiptare” që ndjek Sali Berisha dhe bytheci i tij Blendi FevZIU, madje duke bërë kult e duke i ngritur permendore tradhtarit Ahmet Zogu, ja se ç‘na kujton Jon Halliday, citojmë: “Ai (mbreti Zog, vër. ynë, T. D.) jetonte në mes të luksit në hotelin “Ric” ku kishte zënë një kat të tërë, për të cilin paguante me shufra floriri të vjedhura nga thesari i shtetit”. (Fq. 43). Po, a nuk po vjedhin sot, njësoj, Sali Berisha&Co dhe bytheci i tij Blendi FevZIU?... Këtu, duhet t’u rikujtojmë shqiptarëve mendimin emblematik që Jon Halliday e sjell në librin e tij, citojmë: “Hoxha ishte parasëgjithash një nacionalist shqiptar” (Fq. 50). Atëherë, pse e shaka me porosi shqiptaro-titiste e saliberishiste, antishqiptare, Blendi FevZIU?...

Por, që të mos e lodhim lexuesin me shumë të vërteta që sjellin autorë të paanshëm në librat e tyre, për çka thash se mund të shkruhet një teste librash, po i citojmë edhe disa fakte nga tre libra voluminozë të autorit kroat, Pero Zlatar, “Glasnik iz Tirane – Albanija u eri Envera Hoxhe, 1” (“Lajmëtari nga Tirana – Shqipëria në Epokën e Enver Hoxhës, 1”) dhe “Gospodar zemlje orlova –Albanija u eri Envera Hoxhe, 2” (“Zoti i tokës së shqiponjave – Shqipëria në Epokën e Enver Hoxhës, 2”, botuar në Zagreb të Kroacisë, më 1984, dhe librin e tij “ENVER HOXHA – Politicka biografija” (“ENVER HOXHA – Biografia politike), botuar në Beograd, më 1986, të cilët i kemi përmendur edhe në fillim të këtij opinion dhe sjellin gjëra shumë interesante të kohës, sipas të cilëve ENVER HOXHA mbetet burrështetari më i madh shqiptar i të gjitha kohëve deri më sot, e, besojmë, edhe për shekuj të tërë.

Në librin e parë të tij, autori dhe reporteri kroat sjellë të dhëna interesante, të cilat demantojnë plotësisht librin thashethëmnajë të Blendi FevZIut. Po e japim vetëm një pasqyrë të atij realiteti: ”… Kako je bilo nekad, a kako je sada. – I to je triput vise nego sto prije rata u Albaniji bilo visoko obrazovnih intelektualaca. Eto, vidite, samo u Tekstilnome kombinatu “Staljin” u Tirani danas radi vise inzenjera i tehnicara nego sto ih je bilo u cijeloj drzavi za vrijeme nenarodne vladavine kralja Zogua… Slicno je i s ljecnicima: samo u jednoj godini diplomira ih vise nego sto ih prrije rata sveukupno bilo u cijeloj Albaniji” (str. 32). “… Si ishte dikur, dhe si është tash. – Dhe kjo është tri herë më shumë se sa që ka pasur para luftës në Shqipëri intelektualë me arsimim të lartë. Ja, pra, po e shihni, vetëm në Kombinatin e tekstilit “Stalin” në Tiranë sot punojnë më shumë inxhinierë dhe teknikë se sa që ka pasur në gjithë shtetin gjatë kohës së sundimit jopopullor të mbretit Zogu… Njësoj jemi edhe me mjekët: vetëm gjatë një viti akademik diplomojnë më shumë se sa ka pasur gjithsej në gjithë Shqipërinë” (Fq. 32) Krahasuar me këtë të dhënë të “antishqiptarit titist”, sa më shpifark dhe sa më antishqiptar del Blendi FevZIu, kur thotë, citojmë: “Pothuajse gjithë krerët e Byrosë Politike janë pa shkollim të lartë. Si për t’i qëndruar një tradite të çuditshme të PKSH-së, drejtuesit e së cilës, që nga viti 1944, s’kishin pasur asnjëherë shkollim të mjaftueshëm. Asnjëri, as Hoxha  vetë”…  Po, ore mjeran FevZIu: as ai Tito i Jugosllavisë nuk ka pasur shkollë fare dhe nuk e kanë përqeshur si ti burrështetarin më të madh shqiptar të të gjitha kohëve shqiptare, Enver Hoxhën. Sa për dijeni të publikut, Titoja ka qenë një automekanik. Atëherë, në mulli të kujt çon ujë Blendi FevZIu i Sali Berishës faqezi e antishqiptar pak më i zi se sa të gjithë shkiet e Beogradit dhe shqiptarëshkiet e Prishtinës bashkërisht. Apo, bën sharje, fyerje, përgojime, shantazhe e denigrime me porosi të burrit të shkinës dhe të shqiptarëshkieve të Prishtinës, Shkupit, Preshevës e Podgoricës. Këtu mëse miri i kundërpërgjigjet Jon Halliday, i cili, në librin e tij shkruan, duke iu përgjigjur si unë Blendi faqeziut: “Hoxha jo vetëm ‘kishte’ kulturë, ai kishte kulturë të gjerë. Megjithëse ishte nga vendi më i prapambetur në Europë, ai spikaste dukshëm si udhëheqësi më i kënduar i cilësdo parti komuniste të bllokut”. (Fq. 20)

Ndërsa, në fq. 25 të librit të tij, Jon Halliday, shkruan: “Hoxha pretendon se një faktor kyç për keqësimin e marrëdhënieve të tij me Moskën prej mesit të viteve ’50 ishte se rusët, sidomos Mihail Susllovi, po përpiqeshin t’i mbushnin mendjen që të rehabilitonte shqiptarët që ishin dënuar pas prishjes së Tiranës me Beogradin më 1948 – veçanërisht ish-Ministrin e Brendshëm dhe numrin dy të Partisë, Koçi Xoxen, i cili ishte pushkatuar në qershor 1949 (zyrtarisht u tha se u pushkatua; në kujtimet e tij, Hrushovi thotë që Titua i kishte treguar atij, Hrushovit, se Mehmet Shehu e kishte mbytur Xoxen me duart e veta). Përgjigjja që Hoxha i ktheu Susllovit ishte e qartë: “Partia e jonë nuk ka ç‘të rishikojë… Ne nuk kemi lejuar kurrë gabime të rënda parimore në vijën tonë”. (Fq. 25)

Dhe, ja në ç‘përfudnim arrin Jon Halliday: “Por fakti është se Xoxe ndoshta vërtetë bashkëpunoi e komplotoi me Beogradin për ta rrëzuar Hoxhën (e, ndoshta, edhe më herët me rusët)” (Fq. 26)

Jon Halliday, shkruan: “Shehu thuhet se ka deklaruar në Kongresin e Katërt të Partisë në një kohë kur presioni i sovjetikëve ishte shtuar: ‘Për ata që pengojnë unitetin e Partisë pështymën surratit, grushtin dhëmbëve ose, po qe nevoja, plumbi n kokës’”. (Fq. 28)

Më pas, Jon Halliday flet për fenë dhe për qëndrimin njerëzor të Enver Hoxhës për të dhe dëmin që ajo i kishte shkaktuar dhe i shkaktonte Shqipërisë, duke thënë, citojmë: “Goditjet vendimtare që Shqipëria i dha Islamizmit, të paktën si forcë e organizuar, janë një arritje madhore që e vlen të studiohet shumë më thellë. Për fat të keq, Tirana, madje edhe vetë Hoxha, që zakonisht mburren me të madhe për sukseset e tyre, pak vëmendje i kushtojnë këtij fakti dhe pak vend i japin në propagandën e tyre”. (Fq. 36)

Sa i paanshëm del autori Jon Halliday, kur thotë, citojmë: “Zbulimi anglez, paraardhësi i Drejtorisë së Veprimeve të posaçme (SOE), nëpërmjet qendrës së tij në Beograd drejtoi me operacionin për Shqipërinë nga viti 1940 e deri nga fillimi i vitit 1941 (kur Beogradi u pushtua nga gjermanët). Dy kuadrot kryesore që u angazhuan në këtë opreracion ishin kapiteni (më vonë koloneli) Deirell Oklei Hill (Dayrell Oakley Hill), i cili kishte qenë nënkomandant i xhandarmërisë së Zogut për 10 vjet dhe Xhulian Emeri (Julian Amery). Të dy këta morën pjesë në përpjekjet e mëvonshme për ta përmbysur regjimin e Hoxhës”. (Fq. 43)

Libri i Blendi FevZIUt është një dëshmi e gjallë se ai (Blendi FevZIU) dhe Sali Berisha&Co e shkieve e të shqiptarëshkieve të Prishtinës po luftojnë aktivisht, vazhdimisht, tash e 20 e tepër vjetë (së bashku me të gjithë shkiet e Beogradit, Podgoricës e Prishtinës, për përmbysjen e Enver Hoxhës për së vdekuri, gjë që nuk u bën asnjë nder, atyre dhe përkrahësve të tyre “shqiptarë” dhe “intelektualë”…

A janë të mjaftushme këto që zbardhëm deri këtu për ta qitur për fushe djallëzinë dhe për ta shtrirë përtoke “librin” thashethëmnor të Blendi FevZIUt. Besojmë: PO.

Në librin e parë të Pero Zllatar-it jepen të dhëna realiste sipas viteve kalendarike të pushtetit popullor në Shqipëri, duke e ndarë atë vetëm në tre kapituj: “Shqipëria ‘65”, “Shqipëria ‘70” dhe “Shqipëria ‘82”, shoqëruar me fotografi të kohës, të udhëheqësve të shtetit londinez shqiptar. Ndërkaq, në librin e dytë, të ndarë vetëm në dy kapituj: “Enigma e quajtur Enver Hoxha” e “Stalini i Ballkanit dhe hijet e tij”, autori përshkruan jetën politike në Shqipërinë e burrështetarit më të madh shqiptar të të gjitha kohëve shqiptare, Enver Hoxhës, si dhe në librin e tretë, i cili, në fakt është një përplotësim i dy librave të tij të parë, i shkruar pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe i botuar në Beograd.

Ndër të tjera, Pero Zllatar (Pero Zlatar), autor i tre librave për Shqipërinë e Enver Hoxhës, shkruan: “Odrzava vrlo bucnu poliglotsku radio-stanicu u Tirani koja je jaca od bilo koje u Evropi” (Str. 19) “E mban në Tiranë radio-stacionin shumë të fuqishëm poliglot i cili është më i fuqishëm se çdo tjetër në Evropë”. (Fq. 18)

Nuk është aspak vështirë për ta thënë dhe për ta mbrojtur të vërtetën, kur ajo është, parasëgjithash, njerëzore, Pero Zllatar thotë: “Hoxha, tvrdoglavo i uporno, uvijek igra samo na jednu kartu. Ali na kartu koja kod Albanaca sigurno dobiva: neka bude ovako kako jest, neka se mi odreknemo kojecega, neka i zivimo u siromastvu, ali ako ne trosimo na vojsku i naoruazanje, izgubit cemo slobodu i nezavisnost, a Italija, Grcka i Jugoslavija ce raskomadati nasu domovinu kao sto to od pamtivijeka smjeraju”. (Str. 19) (“Hoxha, me kokëfortësi dhe me ngulm, gjithmonë luan vetëm në një letër. Por në letrën që tek Shqiptarët fiton me siguri: le të jetë kështu siç është, të heqim dorë nga gjithçka, le të jetojmë edhe në skamje, por nëse nuk shpenzojmë në ushtri dhe në armatim, do ta humbasim lirinë dhe pavarësinë, e Italia, Greqia dhe Jugosllavia do ta copëtojnë atdheun tonë siç pretendojnë me shekuj”. (Fq. 19)

E, për gjithë largpamësinë e Shokut dhe Xhaxhit ENVER HOXHA, për guximin e tij SHQIPTAR, Blendi FevZIUt mëse miri i është përgjigjur homeri shqiptar i vargjeve, Arben Duka, në portalin shekulli.com.al, më 7. 12. 2011, “Bisedë për Enverin me Blendi Fevziun”:

 

Rri aty tek “Opinioni”

Rri aty ku pate fatin,

Se Enveri, o Fevzi,

Sa ç‘je ti, kishte hallatin!

 

E, për fund, po ashtu, do veçuar mendimin e paanshëm të historianes ruse, Nina Smirnov, e cila me guxim intelektualeje, “shqiptarëve” si Blendi FevZIU e Sali Berisha me suhari, u thotë troç, citojmë:

“Nuk e kuptoj se përse disa politikanë e studiues në Shqipëri e sulmojnë aq shumë Enver Hoxhën për qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Këta, qofshin profesorë a çfarëdoqofshin në Shqipëri, janë sharlatanë në shkencë dhe sahanlëpirës në politikë.

Enver Hoxha ka qenë Komunist nacionalist, që për hir të Kosovës ishte gati t'i vënte flakën Jugosllavisë e më gjerë. Letra e tij drejtuar Stalinit më 1949 është dëshmia më e qartë për qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Por ka edhe materiale të tjera të pabotuara që e vërtetojnë më së miri këtë...

Sot, tek ne në Rusi, Enver Hoxha kritikohet kaq shumë, pikërisht për nacionalizmin e tij e madje, këtu në Rusi, arrijnë deri sa ta cilësojnë atë si shkaktarin kryesor të prishjes së marrëdhënieve të Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinë e kjo, kryesisht, për ambiciet e tij për Kosovën e tokat e tjera shqiptare në Jugosllavinë e asaj kohe”. (Marrë nga portali diplomacia.dk)

E, ku i mbetët vendi, pas gjithë këtyre të vërtetave që shpalosin e thonë të tjerët për burrështetarin më të madh të të gjitha kohëve shqiptare, pas Hasan Drenicës – Prishtinës. Sali Fazlliçi e Blendi faqeziu, si mbreti Zog, e kanë të sigurt Beogradin dhe vendin që ua kanë rezervuar atje. Turpi i botës dhe i Zotit!...

As libër, as shkencë dhe as histori. Kështu dinë të bëjnë vetëm sahalëpirësit “politikë” e “patriotikë” saliberishistë e shqiptaro-titistë si Blendi FevZIU.

Dhe, në këtë vazhdë, as armiqtë e Shqipërisë e të Popullit Shqiptar nuk dalin më armiq e më antishqiptarë se saliberishistët e shqiptaro-titistët si Blendi FevZIU. Ku pi ujë dhe ku e ushqen trurin Fe(v)ZIU ‘shqiptar’ ?...

 

Burojë, shkurt 2012

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode