TEORITË E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”

25/09/2017 08:02

Analizë&Opinion

 

TEORITË E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Çuditërisht, viteve të pasluftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që luftoi për liri e për bashkim kombëtar, dolën në sipërfaqe “qendra të mendimit pozitiv” dhe po shpërfaqen në qarkullim të lirë e të papenguar teori “pozitive” të konspiracionit më të shëmtuar antishqiptar, dhe, ndër to teoritë e “mendimit pozitiv” dhe të “ndërtimit pozitiv” të individit (vetes!), të cilat, në esencën e tyre “patriotike” e “shqiptare”, nuk janë gjë tjetër veçse teori konspirative të reaksionit bashkëkohor, bërthama e të cilave teori është aq antishqiptare dhe perverse, sa që ngjallë krupë e urrejtje kulmore, për njohës të mirë dhe të formuar të teoorive të tilla, që, gjithçka pozitive e tjetërsojnë në bazë të “pozitivitetit” të tyre të huazuar (vjedhur!) për “ndëtimin e vetes” e të “rrethit”(!).

Me këto lloj teorishë “pozitive”, çuditërisht, po merren qarqe të njohura të reaksionit shqiptaro-titist, të cilat, thellë, në esencën e tyre “patriotike” e “kombëtare”, kanë menduar serbisht (jugosllavisht!) dhe kanë folur shqip, siç po mendojnë, flasin e shkruajnë “pozitivisht” edhe në këto dy dekada, pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së!...

Konspiracioni antishqiptar i tyre, qëndron në faktin se ato teori “pozitive” të “formimit” e “ndërtimit të vetes” janë aq larg teorive iliro-shqiptare, njerëzore, sa, njeriu, kur takohet me to, nuk ka se si të mos e kapë kokën me të dyja duart e të bërtas në kupë të qiellit: O, bobo! Ç‘na gjeti! Ç’është gjithë kjo “shkollë” e këtij “mileti”!...

Hallka të përhapjes së teorive të tilla të konspiracionit më të shëmtuar antishqiptar, fatkeqësisht, janë bërë disa media e portale tashmë të njohura ndër ne, me të cilat është e kotë të komunikosh shqip e ta plasosh mendimin e pastër shqipo-shqiptar.

Për ta provuar mëse lehti konspiracionin antishqiptar të tyre, është mëse lehti, sepse, ata, thirren në teori të huaja, të panjohura për botën përparimtare të parapsikologjisë, psikologjisë e postpsikologjisë bashkëkohore njerëzore, pozitive, duke u orvatur që ta “ndërtojnë veten e rrethin” me tulla papjekë të “pozitivitetit” të tyre të shëmtuar në krye, mutekakë!...

Dhe, ti, kot së koti komunikon me ta, kot u thua: Përmbajtjen ta kam shpjeguar mjaftueshëm, vetëm me titullin!... Por, ti, siç duket, e ke “ndërtuar veten” shumë “pozitivisht”, dhe, ne, jemi larg njëri-tjetrit, si njeriu me “njeriun”, me miliona shekuj drite larg, sepse, unë jam ai që e kam ndërtuar vetveten pastër-shqip, “negativisht”, dhe, pa “humor”!... Prandaj, do të ishte mirë që ata që flasin e shkruajnë për  “pozitivizmin” dhe për “ndërtimin e vetes” ta  dinin sa dallon pozitivizmi iliro-shqiptar, njerëzor, dhe ai evro-amerikan prej “pozitivizmit” shqiptaro-titist&Co?... Sepse, me molla të kalbura e me tulla papjekë, dhe me mendime boshe (“pozitive”!) nuk ndërtohet e formohet asgjë, dhe, as vetja!... E, gjithsesi, duhet treguar shumë kujdes me gjuajtjen e gurit e fshehjes së dorës te ata që nuk kanë “humor të mirë”, “pozitiv” e “ndërtim të mirë” dhe nuk e ndërtojnë veten e tyre me teori e mendime “pozitive” të shkollave të kalbura e të mykura shqiptaro-titiste, “njerëzpre” e antinjerëzore, që, me “pozitivitetin” dhe “formimin” që kanë ngritur e ndërtuar, kah t’shkojnë e bëjnë vetëm mut e mutekakëeçkulëeshurrë bashkë!...

Po, kush dhe cili je ti që provokon, duke u orvatur të testosh me porosi, hap pas hapi?!...

Unë, nuk shkruaj për ata që s’kuptojnë e s’marrin vesh shqip.

Po, cili është “pozitivizmi” i tyre kolektiv, i ngritur me teori konspiracioni të ulët? Dhe, a e dini ku arrijnë me këtë “mendim pozitiv” dhe me “ndërtimin e vetes”, që, kësaj, shqip, i thonë: Dan e kërkund!... Po, a po e shihni sa “mirë” ka ndikuar “humori” në “ndërtimin e vetes” së tyre(!)? Jo, nuk po e shihni, sepse, falë ndërtimit me “humor” të mirë, të ndërtuar “pozitivisht”, e gjithë bota po qeshën me ne dhe po na e shilon nënën në “ndërtim” e sipër, me “pozitivitet”! Prandaj, prej ndërtimit të “mirë”, me “humor të mirë”, e “pozitivisht” te vetes së tyre, shihni dhe hapini sytë mirë, se, kjo është pasqyrë për të parë se ku kemi rënë…(Sic e Bah! Me këmbë e me krye n’krah!)…

Duke e ditur se pozitivizmi është rrymë e idealizmit subjektiv (vetjak), që i kundërvihet hapur filozofisë materialiste e ndikimit të saj në shkencat e natyrës, e quan njohjen njerëzore thjesht si tërësi ndijimesh, përshtypjesh e përfytyrimesh subjektive, që fitohen nëpërmjet shkencave konkrete dhe, mbi këtë bazë, mohon ligjet e përgjithshme objektive të natyrës e të shoqërisë e, rrjedhimisht, edhe vlerën njohëse të filozofisë si shkencë më vete. Pozitivizmi i sotëm (modern). Pozitivizmi logjik filozofi idealiste që mohon ligjet e përgjithshme të zhvillimit të botës objektive, të cilën e merr thjesht si një përshkrim të mbresave të shkencëtarëve me anë të shkronjave e të shenjave gjuhësore. Ky shpjegim është në Fjalorin e Gjuhë së Stome Shqipe dhe, natyrisht, nuk është i tëri, sepse, mund të ndryshojë nëpër kohë të zhvillimit mendor e psikofizik njerëzor, që mund t’i qesë në gjunjë e në kokërr shpine edhe psikologët, ata që mendojnë “pozitivisht” dhe ata që e “mirndërtojnë veten”!...

Thjesht, filozofia e “mendimit pozitiv” dhe e “ndërtimit pozitiv të vetes”, është vetëm një pozë për t’u dukur me qyrk në sfond! Prandaj, kjo është, siç paraqitet te ne, teoria më konspirative e reaksionit bashkëkohor antishqiptar dhe shërben, për asgjë tjetër, vetëm se për t’ia dhënë grushtin e fundit iliro-shqiptarizmës dhe shqiptarizmës sonë të lashtë sa toka. Kështu që, këto teori konspiracioni porosisin e thonë: Njefsha mirë për veten time, e, ty, vëllau i im i gjakut, as emrin mos ta njefsha(!), se, unë, po e “ndërtoj veten pozitivisht” e me “humor” të mirë, siç po më porosisin të tjerët! Dhe, kjo është krejt e vërteta e të gjithë atyre që thonë e luten: “Mendoni mirë për ta ndërtuar veten!”… Sidomos, te “Qendra e Mendimit Pozitiv”, ku e bëni veten mutekakë në krye dhe, në fund, nuk mbeteni as çkulë!...

Po, çka nëse dikush nuk don të ndërtohet “pozitivisht”, sipas porosive të qendrave të konspiracionit antishqiptar!... Ku po u dhemb kaq shumë atyre qendrave dhe njerëzve të tyre të “mendimit pozitiv” dhe të “ndërtimit të vetes” me “humor të mirë”(Sic!)?...

Burojë, më 23 Shtator 2017

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode