TË PAFYTYRË! JU DO TË NGELNI GJITHMONË SHËRBËTORË
01/06/2016 10:57
OPINION
TË PAFYTYRË! JU DO TË NGELNI GJITHMONË SHËRBËTORË
Nga Anri BALA
Në të gjitha mediat, pa përjashtim dhe ato që mbahen sikur gjoja japin ndonjë lajm, transmetohet ngjarja më e “rëndësishme” e ditës: Xeni ironizon Ramën, duke e falenderuar për përjashtimin 10 ditor nga parlamenti të babit! Xeni i Brrakës, sot aristokrat, që nga hiçi kapi majat falë milionave që bëri duke qenë “i biri”. Sot, Xenit i duken njerëzit si miza, ndërsa deputetët si vrasësit e mizave. Pa dashur të zgjatem me çfarë ka ndodhur, sot u ndjeva i fyer dhe i poshtëruar.
Ndonëse e di se parlamenti është kthyer qëllimisht në një “WC” dhe podiumi i tij në një uturak, ku lirohen të sëmurët politikë dhe ata me prostatë, me qëllimin e vetëm të ndotin gjithë vendin! Nuk është ndonjë hata e madhe, që Berisha nga “halli” bëri jashtëqitjen e tij të radhës, pikërisht me 26 Maj. Hataja është, se Berisha nuk e ka harruar 26 Majin! Mu pështirosën të gjithë ata njerëz që nuk thanë asnjë fjalë dhe lejuan “urdhëruesin”, të fliste për krimin dhe “kriminelët”.
Ata që u masakruan e u zhdëpën në dru sa deshën e nuk deshën, qëndronin aty si kone të frikësuara nga dajaku dhe madje bënin sikur e kishin harruar majin e vitit ’96. “Fatmirësisht” Berisha nuk e kishte harruar, madje qëndronte aty pikërisht për t’ja kujtuar e përplasur në fytyrë: Ju jeni kriminela, j’ua bëra shumë mirë që ju masakrova, ndaj heshtni! Ju heshtët, heshti dhe “kryetari”! Ai që u rrah barbarisht e nuk i lanë dhëmb në gojë pa i thyer.
Heshti kryetari, sepse e di mirë: Ai që të rreh, të do! Ju qeshni sa herë “ustai” flet, qeshni se nuk qani dot! Ju qeshni, se nuk skuqeni dot, pasi nuk ju kanë mbetur ndjenja turpi! Sa të pështirë dhe të pafytyrë mu dukët, Zot na ruaj nga ju! Si dele të buta u mblodhët për të dhënë vendimin, ndoshta “dënimin”. Dhjetë ditë bërtitët!
Po, po 10 ditë dënim, më 26 Maj 2016, që ai mos t’ju qëlloi me shuplakën e fjalës së ndyrë dhe ju të merrni veten! Si mund të dilni nëpër ekrane duke deklaruar me të madhe se Berisha u “dënua” për shkelje të etikës parlamentare?! Pikërisht ju, që ndyeni çdo ditë nga ai, nuk keni b*thë të bëni drejtësi. Ju heshtni, e mos u tallni me “pushime” 10 ditore nga puna!
Duke i zbardhur CV-in nga çdo veprim antiligjor dhe duke i lënë vetëm 26 Majin ’96, po të ishim në një vend demokratik sikur pretendojmë, “dorasi” do të dilte sot nga burgu. Unë e përshëndes për kurajon dhe guximin që ka, sepse vetë unë do kisha vdekur nga frika.
Them me vete: O sa mirë ju a ka bërë, sepse këtë paskeni dashur! Kur nuk ju vjen keq ju për veten, përse duhet të më vijë mua?! Pastaj, më kap dyshimi dhe më duket sikur ka pasur të drejtë Berisha, që zbaton një nga proverbat më popullorë të politikanëve tanë: “Këtyre q*u nënën, që të të thërrasin baba”.
Ndaj po ju uroj: Ju rroftë 10 ditëshi dhe ironia e Xenit, që dëshiron babain e tij jashtë karrigeve të sallës së “kriminelave”, që ai vetë nuk u ka lënë gjë pa bërë! Të pafytyrë! Ju do ngeleni gjithmonë shërbëtorë për një karrige me m*t ose me gjak!
Marrë nga Shekulli (zathur.net)