TË ÇIMTË SERBISHT, JUGOSLLAVISHT E SHQIPTARO-TITISTÇE TE ÇIM PEKA!

20/03/2023 06:00

OPINION

 

TË ÇIMTË SERBISHT, JUGOSLLAVISHT E SHQIPTARO-TITISTÇE TE ÇIM PEKA!

Tafil DURAKU

 

Në TV “Syri”, me ‘moderatorin’ Çim Peka, në disa “debate”, ishin të ftuar disa të çimë serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, te i Çimë Peka “demoktatikçe” dhe jo vetëm! Në disa “debate” të tillë ishin te ftuar shumë të çimë serbçe, jugosllavçe e shqiptaro-titistçe në Prishtinë, në Beograd, në Evropë, në skandinavi dhe në mbarë botën, të cilët po flenë në një shtrat “shqiptar”, të çimë serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, dhe, prej “debateve” të tyre “patriotike”, “kombëtare” e “shqiptare”, nuk shihet se do dalë në horizont diçka e mirë dhe konstruktive për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Por, çudia është pse Çim Peka (dhe jo vetëm ai në Tiranë! Po edhe të tjerët në Prishtinë, Shkup e Podgoricë…) fton (ftojnë) në debatet e tij (tyre) vetëm të çimtë serbçe, jugosllavçe e shqiptaro-titistçe, jo vetëm në Prishtinë e Tiranë, por, gjithandej Atdheut, Evropës dhe botës!… Kjo, hapur, tregon se shqiptarët nuk e duan të vërtetën, por, duan ta bëjnë të vërtetë gënjeshtrën e koordinuar të tyre, atë “patriotiken”, “kombëtaren” dhe “shqiptaren” e mësuar prej serbosllavëve!!!...

Dhe, nga të gjitha “debatet” e organizuara publikisht me të ftuarit e tij (tyre), që kam pasë rast t’i ndjekë, nuk shihet shqiptarizëm në horizont, pos rrahagjokësisë, debateve pa kulturë dhe pa sens (pa kuptim), që arsyetojnë “shqiptarizëm” e “patriotizëm” të njohur, që dinë ta bëjnë vetëm argatët e fshehtë të Beogradit në trojet shqiptare dhe jashtë tyre, ata e këta të LDK-së&Co e tyre të të “bijve të Lahit”, duke akuzuar njëri-tjetrin ose edhe vetëm tjetrin për bashkëpunëtor të Serbisë e Jugosllavisë dhe të pushtuesve të tjerë të tokave shqiptare, të ndara e të copëtuara edhe sot (falë “dijes” së tyre!), kryq e hënë, fare tëthor!...

Nuk dihet sesi mund të dalë diçka shqiptare e konstruktive, prej atyre që gjithë jetën e tyre kanë fjetë në një shtrat me serbë e jugosllavë (në trojet e pushtuara shqiptare, në Evropë dhe kudo në botë), dhe, tash, pas luftës së UÇK-së, po çihen serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe te i Çimë Peka, i çimë Fevziu(faqeziu), i çimë Krasta e i çimë Batoni me shokë…! Për asgjë tjetër, pos, për të mbetur të zgjedhurit servilë të Titos e Milosheviçit, servilë të Tiranës “shqiptare” që i mbështetë, ose, për ta vënë komplet Tiranën nën thundrën e tyre “patriotike” e “kombëtare”, batonhaxhiçe e shkelzenmaliqçe&Co e çimpekëve e adikrastëve, dhe të çimëve të tjerë shkullakçe në Tiranë dhe në Prishtinë!...

Çim Peka, tash e ka edhe një krah të vetin “demokratik” në RTK, zëvëndësdrejtor (sipas mediave), Adi Krastën, dhe adikrastët e tjerë në Prishtinë dhe në Tiranë, që flasin shqip e mendojnë serbisht për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë e shqiptarëve!...

Ajo që duhet ta shtrojnë si çështje shqiptarët, është çështja: Pse u bë lufta dhe betimi për bashkim kombëtar? Kush e shkeli betimin dhe kush lejoi dhe i mbylli sytë për t’u shkelur betimi i shenjtë i UÇK-së?... Kjo është për dënim moral, penal e kombëtar!...

Nga sa po shihet, në të gjitha televizionet dhe mediat shqiptare, andej e këtej kufirit (u thënçin shqiptare!), që po na ndanë më egërsisht se kurrë, është fakti se Tirana shqiptare po çihet serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, në mes të Tiranës dhe në mes të Prishtinë, në pikë dite, e gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Po çihet serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe politika shqiptare, drejtësia, shëndetësia, arsimi, ushtria, ekonomia, kultura dhe fushat e tjera të “shoqërisë” shqiptare, prej vetë “shqiptarëve” në pushtete, në Prishtinë dhe në Tiranë, në Shkup dhe në Podgoricë!…

“Shqiptarët” në pushtet po lejojnë që Tirana dhe gjithandej shqiptaria t’i promovojë UDB-ashët e KOS-istët “shqiptarë”, “patriotë e atdhetarë” të shquar, kudo, në media publike, madje, pa u hyrë therrë në këmbë!...E, në Hagë, po gjykohen vlerat e UÇK-së, e, gjykatat kanë sajur “krime lufte”, duke u bazuar në sajesat e komisionit dhe nënkomisioneve të LDK-së, në Prishtinë dhe në Beograd!...

Dhe, 24 vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, ndodhi, publikisht, që disa të çimë serbisht, jugosllavisht dhe shqiptaro-titistçe matanë kufirit, morën guximin e mundin e madh dhe erdhën nga Tirana në Prishtinë, për t’i promovuar UDB-ashët dhe KOS-istët letrarë e letraxhinj të Prishtinës(Sic!)… Bile, pa u skuqur dhe pa u bërë syri vër!... Kemi reagusr publikisht për këtë ‘rast’!

Por, ne, këtu, duam t’u themi të gjithë të çimëve serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, të gjithë atyre “shqiptarëve” e “pariotëve” që i shërbyen Serbisë e Jugosllavisë pushtuese dhe politikave të saj në tokat e pushtuara shqiptare, se politikat tona shqiptare kanë qenë dhe janë kundër politikave të tyre “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare” dhe kundër politikave të kategorive të tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, prandaj, dhe lufta e lavdishme e UÇK-së nuk duhet dhe nuk mund të mbetët peng i atyre politikave antishqiptare, peng i politikave të shqiptaro-titistëve dhe aleatëve të tyre në Tiranë, e cila (Tirana), fatkeqësisht, ka rënë pre e atyre “politikave” që po ia bëjnë varrin Shqipërisë dhe popullit shqiptar dhe “intelektualët shqiptarë” janë bërë tifozë të heshtur që po u duartrokasin politikave antishqiptare të të çimëve serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”(!), që edhe sot po çihen serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, nëpër vilat e antishqiptarit më të madh në histori, në vilat e diktatorit fashist e antishqiptar, Josip Broz Tito!!!...

Diktatori komunsit jugosllav, antishqiptari Josip Broz Tito, shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi ua piu gjakun me pambuk dhe i mbushi burgjet anekënd Jugosllavisë me shqiptarë, gjatë gjithë sundimit të tij ‘të painkuadruar’ e ‘demokratik’, ndërkaq, atyre “shqiptarëve” dhe familjeve e familjarëve të tyre që flinin dhe çiheshin me të, serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, u dha pozita, privilegje dhe pasuri, siç u dha edhe disa kategorive të tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, aleatë të shqiptaro-titistëve në pushtetin e tij. Prandaj, i thërret jo vetëm Çim Peka, i çimë shqiptaro-titistçe!…

Por, të gjithë këta të çimë serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, duhet ta dinë se luftën e lavdishme të UÇK-së për bashkim kombëtar e organizuan enveristët politikë dhe ushtarakë shqiptarë, dhe, jo, kurrë, ata e këta që fjetën, u çinë dhe po çihen serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë(Bah!)…

Dhe, jo vetëm i Çimë Peka po ua mundëson këtë sjellje të çimëve serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, që ta promovojnë veten dhe “shqiptarizmën” e tyre para shqiptarëve, madje, të gjithë ata që e shanë dhe shantazhuan luftën e UÇK-së për liri e bashkim kombëtar, të gjithë ata që u duartrokitën ofensivave serbe në Drenicë e gjetkë, në “Alenë e Shpëtimtarëve të Kombit”, në Kompleksin “Qafa”, në Prishtinë, po bëhen deputetë, ministra, ambasadorë, profesorë e doktorë “shkencash”, të një goje e të një udhe për të përfituar nga lufta e lavdishme e UÇK-së, kur luftën e saj e shihnin nga televizorët e tyre nëpër Tiranë e Evropë dhe dilnin e trumbetonin se “ia pamë sherrin UÇK-së”, “Na prishi me Serbinë e Jugosllavinë nënë e Shqipërinë njerkë!” dhe Shqipëria “njerkë” po i afron më shumë UDB-ashët dhe KOS-istët “shqiptarë” të Prishtinës, Shkupit, Podgoricës etj. sesa reporterët e luftës së lavdishme të UÇK-së!... Janë bërë “reporterë” e (k)”analistë” ata që janë çirë serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe (deri edhe ata të një kategorie të të “burgosurve politikë shqiptarë”), derisa veteranëve e reporterëve veteranë të vërtetë të luftës së UÇK-së nuk i lejuan as të punojnë e gjallërojnë pas luftës së tyre politike e intelektuale për Shqipërinë dhe për trojet shqiptare, dhe, ç‘është më e keqja, në sy të publikut shqiptar “të hapur (lexo: të çaraveshur, vër. Ime, T. D.) si ndaj Serbisë si ndaj Shqipërisë”, thënie e paci/t/fistit kapitullant, Dr. Ibrahim Rugova dhe e partisë që ai drejtonte, LDK!), përmes mediave vizive e të shkruara, nga persona të papërgjegjshëm, fyhen e përçmohen vlerat e luftës së UÇK-së, në Prishtinë dhe në Tiranë (fatkeqësisht), ndërkaq, u jepet hapësirë antivlerave, t’i fyejnë ato vlera sublime kombëtare të shqiptarëve të Shqipërisë. Sepse, kush e njeh sadopak strategjinë e filozofisë, LDK-ucat fyejnë edhe kur flasin mirë për luftën, fyejnë edhe kur flasin mirë dhe lëvdojnë individë të caktuar, fyejnë… ngase, qëllimi i tyre është përfitimi me ‘meritë”(Sic!)…

Duhet thënë e përfunduar këtu, se, luftën e lavdishme të UÇK-së e sollën në këtë derexhe të çimtë serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe të Prishtinës, të cilët e mësuan Tiranën se si duhet të çihen shqiptaro-titistçe, se vetëm kështu, me batonhaxhitë, shkëlzenmaliqët, vetonsurrojt, jusufbuxhovët, ibrahimkadritë, halilmatoshët, beratbuzhalët dhe shokët e miqtë e tyre të çimë serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, do të mund ta rrëzonin Tiranën shqiptare, me ata që çiheshinj shqiptaro-titistçe, ditën dhe natën!... E, deputetët federativë jugosllavë “shqiptarë” rrezatojnë jugosllavizëm edhe në pikë dite me fener!...

Prandaj, është për t’u thënë e theksuar, se, LDK-ja, me satelitët e saj, kudo në rajon, Evropë e në botë, nuk është gjë tjetër veçse një copë muti serbo-jugosllav e shqiptaro-titist që nuk hahet me asnjë lloj mjalti, sado e lyejnë, e ngjyejnë e teleisin me “shqiptarizëm” e “atdhetarizëm”, dhe, të çimtë serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe, po çihen te i Çimë Paka, Blendi Faqeziu, Armand Shkullaku, ose, siç i ka cilësuar diplomati Shaban Murati: “Një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet erë”!... Dhe, era serbo-jugosllave e këtyre copave të mutit LDK-ist&Co, po qelbet vetëm erë “patriotike” e “kombëtare” që po shpërndahet kudo, me takt e finokëri “shqiptare” të LDK-së dhe satelitëve të saj të rafinuar!...

Burojë, Mars 2023

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode