SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA

28/07/2019 22:52

SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA

 

 

      Zeqir DURAKU

 

SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA (8)

 

 

1. TRUPI dhe SHPIRTI bashkë njëherazi, kurrë nuk e lënë NJERIUN -që të jetë I QETË dhe I LIRË për së gjalli !

2. Duhesh t'i duash dhe t'i përfillësh vetëm ATO mendime të urta të cilat të vënë dhe të mbajnë vazhdimisht në VEPRIME TË DUHURA !

3. Bëhet mirë; bëhet saktë dhe, bëhet edhe MË SË MIRI -vetëm çka bëhet nga NEVOJA , nga ZORI dhe DITURISHT!?!

4. Pikërisht, ngase njeriu nuk DI dhe nuk do të DIJË kurrë, as me arsye dhe as me instinkt se, në këtë BOTË e JETË a, më mirë është më jetu I “MENÇUR” apo “I MARRË”, bëhen dhe vazhdimisht do bëhen të gjitha GABIMET ku janë e ku s'janë nga njerëzit!

5. Pa SHPRESË, nuk ka mundësi NJERIU që të jetojë, ndonëse, në më të shumtën e herave -SHPRESA, njeriun e LË jo ...vetëm me “GISHTA NË GOJË”!?!

6. Në më të shumtën e rastëve, ATYRE që iu bën mirë, -do të bëjnë KEQ; sepse, ou, sa keq ...shumica e qenieve që duken SI NJERËZ E SI NJERI, në fakt, janë të PANJERËZ dhe të pa pikë NJERËZI.

7. PADITURIA E VETËDIJSHME është D I T U R I në lëvizje dhe në rritje !

8. FATLUMTURIA më e madhja që ka mbetur dhe që është për NJERIUN, mbase, është mosnjohja e FATIT të tij për të ardhmen në vazhdimësi.

9. Bash kur M E N Ç U R O H E T NJERIU -”budallakohet”!?!

10. Njeriu duhet të ketë të drejtë të jetë I GËZUAR dhe I LUMTUR në këtë BOTË e jetë, për çkadoqoftë, -vetëm aq sa është I DITUR vërtetë !?!

11. Nuk ka, as nuk mund të ketë NJERI NORMAL dhe të ditur VËRTETË që të mund të jetë O P T I M I S T në këtë botë e jetë !?!

12. Vetëm aq sa NJERËZIT janë REALISHT TË VETËDIJSHËM, kanë të drejtë të jenë edhe O P T I M I S T Ë të arsyeshëm !

13. MENÇURI mbi të gjitha mençuritë -është që NJERIU, së pari, t’ia dijë HALLET VETIT!

14. NjeriMARRIT e NjeriZIUT, zakonisht, më shumë i interesojnë HALLET, qoftë edhe të KREJT BOTËS, sesa h a ll e t  e VETVETES !

15. Vetëm kur NJERËZIT në mes vete do të bëhen SOLIDARË aq sa munden dhe aq sa dinë, atëherë PARAJSA do të jetë NJË REALITET dhe MBI TOKË do të jetë, dhe NJERIU s'do të ketë më nevojë për ZOT!

16. Kur vetëm t’mendojsh pa VEPRUAR, edhe e MUNDSHMJA dhe më së e MUNDSHMJA -t'bëhet dhe t'bëhen TË PAMUNDSHME; ndërkaq, kur t'mendojsh dhe mendimin fillon ta sendertojsh, madje -edhe më e PAMUNDSHMJA t'bëhet E MUNDSHME !

17. Kur t’mendojsh aq sa MENDIMET mos të të lënë që të veprojsh, edhe GJËJA më e MUNDUR t'bëhet E PAMUNDUR që ta bëjsh; ndërsa, kur t'mendojsh vetëm aq sa mendimet të të nxisin që të VEPROJSH dhe pastaj VEPRON; edhe gjënë “më të pamundur” do ta jetësojsh !

18. Njeriu NDIHET MIRË në këtë JETË e BOTË (çfarë cinizmi dhe çfarë marrëzie), vetëm aq sa është “SHTAZË”, apo -si SHTAZË -në fakt !?!

19. Për të qenë, përafërsisht MIRË, vazhdimisht, NJERIU kurrë s’duhet të kërkojë që të jetë plotësisht “mirë”, sepse, E MIRA, rëndom, të miklon; të paqëson; të shkujdesë; të lazdron; të vetëkënaq... të mpinë dhe të vë në GJUMË... në këtë BOTË ku zhvillohet LUFTË E PAMËSHIRËSHME DHE E VAZHDUESHME e çdo gjëje kundër çdo GJËJE -pa skrupuj dhe pa fund !?!

20. AI NJERI që për arsye ”KRIJUESE”; filozofike dhe artistike -jeton N’VETMI, -është KRYEVLERË NJERËZORE; është MBINJERI dhe i barabartë me PERËNDI !!!

21. Qoftë edhe ÇKADOQOFTË nuk mund të jetë e vlefshme në PAKOHË dhe në PAVEND !?!

22. Sepse, NJERIU vetëm kur është SËMURË, me zemër dhe me mend -thotë se “NUK KA ME SHËNDET”, mbase, njeriu SËMURET prapë e prapë...!?!

23. Vetëm ATO MENDIME që të nxisin veprime dhe që të shkaktojnë veprime, janë m e n d i m e për PËRFILLJE!

24. NEVOJA është më shumë sesa GJENIALE dhe plotësisht e përkryer sepse, AJO s’lejon as hamendje; as ngurrim dhe as alternativë !?!

25. Ja MENÇURIA ose MARRËZIA “nuk i lejojnë TË GJITHA”; ndërkaq, NJERIUT nuk i mjaftojnë as TË GJITHA -FATZIUT E TË NDËRKRYERIT!?!

26. NJERIU, më shumë duhet të jetë I KUJDESSHËM nga LIRIA dhe nga VETËLIRIA -sesa nga të gjitha të k ë q i a t MË TË KËQIA !?!

27. Që të mundet NJERIU të jetojë MË SË MIRI DHE MË SË LEHTI në këtë BOTË e JETË, në më të shumtën e herave, njeriu, lypset që, TË VËRTETËN ta quaj RRENË, dhe RRENËN ta quaj TË VËRTETË !?!

28. Derisa “TË MENÇMIT” filozofojnë, “BUDALLËT” -hanë, pinë, argëtohen, këndojnë, zhurmojnë, dashuriçkojnë; dashurojnë; bëjnë çka munden e çka guxojnë... dhe, çka s'bëjnë...!?!

29. MENÇURIA dhe MARRËZIA, fatmirësisht apo fatkeqësisht, jo rrallëherë, janë aq të përafërta sa, gati-gati janë të NJËNJËJTA !?!

30. ARTISTI, që të jetë, tamam i MIRËFILLTË, lypset që të ketë shëndet TRUPOR sa më të mirë; dhe, njëkohësisht, DHIMBJE... dhe, deri edhe DHIMBJE TË MËDHA SHPIRTËRORE p r o r e !?!

31. “NJERIUT TË PAFAT” i afrohen dhe i rrinë NGJAT gjërat që nuk i DO; ndërkaq që, GJËRAT që i DO, i rrinë LARG, si për INAT !?

32. Vetëm kur SHIKOHET NJËHERËSHËM me SY dhe me MEND, shikohePËRNJËMEND !

33. Vetëm kur SHIKOHET njëhershëm me mend dhe me sy, SHIKOHET mirëfilli!

34. Mirë e mirë fort është më besu në jetën E PËRTEJVARRIT, por kukuuu jo vetëm ...çfarë naiviteti dhe çfarë vetëmashtrimi është njëkohësisht !

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode