SKENAR SERBO-RUS SI NË KRIME!

07/10/2023 08:20

OPINION

 

SKENAR SERBO-RUS SI NË KRIME!

Tafil DURAKU

 

 

Dihet mirëfilli që patrikanat, manastiret dhe kishat serbe janë çerdhe të fashizmit e çetnikizmit nacionalist serbomadh e rusomadh, në Evropë e gjetkë. Kleri kishtar çetnik, serbomadh e fashist (pushtues në tokat shqiptare deri në lumin Danub), i ndihmuar nga kisha simotër ruse, është zjarrvënësi kryesor, që trumbeton me të madhe “paqe” dhe “painkuadruarësi”, ndërkaq, i fryn zjarrit të luftës dhe nxit politikën pushtuese serbomadhe të pasardhësve të kriminelit Milosheviç në pushtet, në Beograd.

Ndërkaq, zjarrit të luftës pushtuese antishqiptare i prin Vuçiçi me bashkëmendimtarët e tij serbomëdhenj, si “palë konstruktive” e “paqësore” në bisedimet e stërzgjatura, duke zbatuar taktikën tashmë të njohur “tërhiq e mos këput”, për të fituar kohë, për zjarrvënie Veriut Shqiptar të Mitrovicës shqiptare.

Këtë e tregoi “rasti i Banjskës”, ku, terroristë të organizuar të njësive speciale paraushtarake,  ushtarake e policore serbe, e, besa edhe aso ruse të “Wagner”-it të Putinit, e treguan botërisht surratin e tyre pushtues e antishqiptar, me vrasjen e policit shqiptar në detyrë, në një pritë të mirëorganizuar dhe ndjellakeqe.

“Rasti i Banjskës”, po i tregon qartë synimet pushtuese antishqiptare të Vuçiçit milosheviço-putinist.

Synimet shoveniste të Beogradit fashist e pushtues, antishqiptar, po i tregon edhe më qartë diplomacia serbomadhe, politiko-ushtarake, post-Banjska. Të gjithë, si në një kor të orkestruar nga Vuçiçi urdhërdhënës, janë dhënë pas “duarve të pastra” të Vuçiçit dhe të aleatëve të tij terroristë që sulmuan policinë shqiptare në Banjskë, me në krye njëfarë krimineli, të quajtur Milan Radojçiçi.

Në Bansjkë, ç‘është e vërteta, morën pjesë mbi 150 pjestarë të njësive të specializuara paraushtarake, ushtarake, policore e terroristo-fashiste të Serbisë së Vuçiçit, të cilët, hiç pjesën që ia mbathi për Serbi, të tjerët, shumica, e kanë zhveshur uniformën ushtarake, armët dhe i kanë lënë ato në manastirin e Banjskës o maleve e përrojeve dhe shëtisin si “qytetarë të lirë”, të gatshëm në çdo kohë t’i zbatojnë urdhërat e Beogradit, për ripushtimin e trojeve etnike shqiptare, që i ka shfrytëzuar për koloni tash e një shekull.

Dihet, gjithashtu, e shihet qartë se këtu i dhëmbë dhëmbi dhe i shkon gjuha Vuçiçit, kur është mëse e qartë se Gënjeshtra është horizont dhe substancë e vetme e patriotizmit serb e serbomadh. Gënjeshtra është interes shtëtëror serb e serbomadh. Në tokën ‘serbe’, dhe, sipas orekseve të tyre pushtuese, secila gënjeshtër, në fund, bëhet e vërtetë, realitet  të cilin shumë lehtë do ta “gëlltisë” bota e civilizuar, mendon Vuçiçi me të tijët shkavella.

Por, është me rëndësi të shihet se nga e mori gjithë atë arsenal armësh Radojçiçi... Nuk ka asnjë dyshim se armët i ka marrë nga Ushtria serbe dhe ruse, ku ka marrë pjesë në ushtrime intensive paraushtarake e ushtarake dhe është përgatitur për aneksimin e Veriut të Mitrovicës shqiptare, me anë të veprimeve terroriste ushtarake, të një terrorizmi të organizuar shtetëror serbomadh e rusomadh, të cilat i “mbulon” me gënjeshtra Presidenti serb, Aleksandër Vuçiçi dhe i gjithë stafi i tij politiko-ushtarak e diplomatik. Që, për ta “mbuluar” sa më mirë Radojçiçin, ai (Vuçiçi&Co) e zbulon katëcipërisht, duke thënë se “Radojçiçi armët i ka ‘blerë’ nga Bosnja e Hercegovina”, në vend që të thotë se armët i ka marrë prej njëfarë Milorad Dodikut serbomadh e fashist (që vepron në Bosnjë e Hecegovinë), të cilit ia ka dhuruar po ushtria pushtuese serbomadhe e rusomadhe.

Po ashtu, është me rëndësi të dihet e të thuhet se të gjitha lëvizjet politike e diplomatiko-taktike të Vuçiçit dhe të ushtarakëve të tij besnikë, çojnë te e dhëna reale se sulmin tërrorist në Veri të Shqipërisë Etnike, e ka urdhëruar Presidenti çetnik serbomadh, Aleksandër Vuçiçi, i kamufluar përherë nën petkun e “demokratit konstruktiv” të politikës së tij fashiste, antishqiptare.

“Konstruktiviteti” dhe hapat e tij “miqësor” e “njerëzorë”, po shihen, tashmë, botërisht, për çka lypset dhe duhet të reagojë më ashpër OKB, BE dhe SHBA, që, me vetëdije a pa të, po e lejojnë e tolerojnë Serbinë të marrë frymë lirshëm, në krah me Putinin fashist dhe Vuçiçin e Daçiçin si dorë e djathtë dhe besnike e tij...

Në Veri, duhet t’u pritet hovi antishqiptar e antievropian skenarëve serbo-ruse të terrorizmit të organizuar shtetëror, si në rastin e Krimesë e Banjskës.

Burojë, 7 Tetor 2023

 

 

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode