SI QYTETARË TË SHQETËSUAR TË BOTËS...
15/11/2015 14:13
SHQETËSIMI PËR PARISIN
SI QYTETARË TË SHQETËSUAR TË BOTËS...

Nga Arben DUKA

Kur emigrantët e mësynë Europën,
Ashtu si një mizë e shtuar lisi,
me siguri me ta kanë penetruar,
Edhe me dhjetra celula ISISI!
Jemi mësuar me “Allahu Ekber”,
nga gojët më të ndyra e kemi dëgjuar,
Ndaj krimi mbi Parisin këtë herë,
nga “allah ekberët” qe i lajmëruar!
ISIS është kolera e planetit,
që asnjëherë nuk u mor seriozisht,
mbase Perëndimi i vé gishtin kokës,
tani që u gjakos kaq mizorisht!
Si qytetarë të shqetësuar të Botës,
kemi shkruar për kolerën vazhdimisht,
për bishat që presin koka me hanxharë,
që fatkeqësisht s’janë njerëz me bisht!
Shkruam para se hatarat të ndodhnin,
po prapë e ndjejmë veten si në faj,
iu kërkua burokracisë perëndimore,
që kuçedrën ta vrasë në folenë e saj!
Me sulmet ajrore kemi dështuar,
se ISIS i zi vazhdon të shtojë kokë,
ndaj “Allah Ekberët” e mallkuar,
duhen luftuar rreptësisht edhe në tokë!
Duhet një forcë internacionale,
Rusi-Be-Amerikë sa më parë,
aty emrin dua ta kem edhe unë,
si një nga më të parët luftëtarë!
Të ligjë e të paburrë terroristët,
mund të sjellin me qindra kufoma,
ata s’mund të prishin Rendin Botëror,
po duan frikë edhe panik në jetët tona!
Këto pjella të ndyra të ligësisë,
djallëzisht-nuk bëjnë luftë frontale,
vetëm për pak çaste mostra ISIS,
shkakton vdekje e dhimbje kolosale!
Në Paris u vra gjithë njerëzimi,
nuk mund të quhet sulm i izoluar,
unë atë natë nuk isha në Paris,
por gati jam me armë për të luftuar!
(Marrë nga DITA)