SI MUND T’I DILET KRAHË “IDESË” PËR “KËMBIM TERRITORESH” SHQIPTARE?
09/08/2018 07:08
Ribotim, në këtë kohë aktualiteti
SI MUND T’I DILET KRAHË “IDESË” PËR “KËMBIM TERRITORESH” SHQIPTARE?

Tafil DURAKU
Këto ditë lexuam shumë qasje konstruktive dhe destruktive ndaj “idesë” së anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Dana Rohrabakerit, për “këmbim territoresh”...
Aspak nuk çuditë, në asnjë rast, deklarata “qëllimmirë” e Dana Rohrabakerit, por çuditë dalja krahë asaj ideje të çoroditur kundërnjerëzore e kundërshqiptare. Madje, dalja krahë asaj “ideje” nga të vetëquajturit e të vetëzgjedhurit udhëheqës të disave lëvizjeve, si “Lëvizja për Bashkim”, etj.
Është anakronike me kohën qasja e disa (k)analistëve të njohur e të “panjohur” të të gjitha kohëve “shqiptare”. Por, çuditë fakti pse bëhen qasje të tilla. Pse bihet aq poshtë, në pikëpamje njerëzore e kombëtare. Asnjë individi as (k)analisti nuk do ia zinim për të madhe, sikur të rrëshqiste edhe shumë, bile, por, për të madhe po ua zëmë rrëshqitjeve të disa prijësve të Lëvizjeve ‘tona’...
Por, cila do ishte më e mira e të mirave, në raste të tilla? Turravrapi deri në theqafje, për të thënë diçka që nuk duhet thënë e pohuar për asnjë çmim, apo, kritika e themeltë që duhet bërë secilit që lëshohet në aventura të tilla “pozitive”, “njerëzore” e “përparimtare”, pas “ideve” aq ‘miqësore’ për shqiptarët dhe për Shqipërinë - SHQIPËRI...
Po, si mund t’i lejoi vetes, një kryetar lëvizjeje, si z. Avni Klinaku, për t’u dalë krahë “ideve” të kujtdoqoftë, kur ato “ide” nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin e hidhur të shqiptarëve, se “plagët e Ballkanit akoma nuk janë shëruar” se , ai (Rohrabaker, vër. ime, T. D.) e ka thënë të vërtetën. Presheva, Bujanoci, Medvegja, pjesa perëndimore e Maqedonisë e banuar me shumicë shqiptare, shqiptarët në Mal të Zi, veriu i Kosovës etj. janë pjesë të “plagëve të pashëruara të Ballkanit”.
Jo, zotërinj, nuk janë territoret e pushtuara shqiptare pjesë të “plagëve të pashëruara të Ballkanit”, por, thjesht, janë plagë të rënda e të pashëruara për Shqipërinë dhe për shqiptarët e dëbuar me dhunë, gjenocid e etnocid të paparë të fashizmit serbosllav, dhe, e kundërta e kësaj, është hipokrizi e kulluar.
Në këtë pikëpamje, do ishte shumë më e qëlluar, më njerëzore dhe më gjithënjerëzore, përpjekja për t’ia sqaruar realitetin e hidhur shqiptar edhe anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Dana Rohrabaker, dhe të gjithë miqve tjerë dhe armiqve të shqiptarëve e të Shqipërisë, se Trojet Etnike të shqiptarëve e të Shqipërisë shtrihen deri në lumin Danub dhe pastrimin etnik nga ato territore të pushtuara shqiptare Serbia e ka bërë edhe para vitit 1878 dhe pas tij... Apo, nuk është kështu?!...
Po, si mund të arsyetohet dhënia krahë asaj “ideje” aq “përparimtare”, se “ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë”. ‘Kjo nuk do të thotë aspak shkëmbim territoresh. Këtu në përmbajtje është përfillur dhe është theksuar një parim tjetër. Përkatësia kombëtare, përbërja e popullsisë dhe vullneti i tyre, si dhe vazhdimësia territoriale, - këto nuk janë komponente të shkëmbimit territorial, por të vetëvendosjes së kombeve. Dhe kjo është përmbajtja e vërtetë e deklaratës së Dana Rohrabaker’.”
Shqipëria është zotshtëpie e tokave të veta dhe sovrani, Kombi shqiptar, ore të uruar! Shqipëria duhet t’u prijë dhe të jetë në ballë të të gjitha proceseve POLITIKE, DIPLOMATIKE e USHTARAKE, për ta bërë vetveten e copëtuar pamëshirshëm nga pushtues dinakë fqinj dhe nga aleatë të tyre “shqiptarë”...
Na ruaj Zot dhe na mbajë Tokë nga “ide” dhe përkrahje të tilla “përparimtare” e “patriotike”!... Po, ç‘rëndësi ka këtu “Përkatësia kombëtare” kur dihet shkencërisht e botërisht se serbët e tej Lumit Ibër (Lumit të Bardhë) janë kolonë serbë, ose, kolonizues të Trojeve Etnike shqiptare, të ardhur nga Karpatet e Bashkimit Sovjetik. Dhe, kjo është ajo e vërtetë historike e shkencore që duhet bërë të ditur edhe Rohrabakerit, e, edhe gjithë botës demokratike.
Çështja shqiptare duhet zgjidhur në kufijtë etnikë të tyre, dhe, kjo nënkupton kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës (pa lëshuar asnjë pëllëmbë), shtrirjen etnike të shqiptarëve në Serbi (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe, pa lënë anësh këtu çështjen e shqiptarëve të asimiluar në Pazar të Ri), shtrirjen etnike të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Maqedoni dhe në Mal të Zi, si dhe shtrirjen e shqiptarëve në Greqi (Çamëria shqiptare)... Këta janë telat e vërtetë që duhet t’u bien shqiptarët dhe miqtë e tyre e të Shqipërisë - SHQIPËRI, dhe, sidomos, ata që i thonë vetes prijës politikë të Vendit dhe udhëheqës të lëvizjeve të shumta, kontributi i të cilëve është shumë minorë, në situatat e derisotme konkrete.
Nuk qëndron dhe nuk duhet përkrahur deklarata e çoroditur e z. Rohrabaker, siç ka vepruar dhe siç e arsyeton z. Avni Klinaku, se “Një territor në vetvete nuk ka të drejta. Asnjë vend nuk ka të drejta mbi tokën. Janë vetëm njerëzit ata që kanë të drejta. Dhe nëse shumica e një populli në një territor të caktuar nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie tjetër, ata kanë të drejtën që ua jep qenia shumicë për të marrë vendim dhe për t'u bërë të lirë e të pavarur. Mos po citoj këtu Deklaratën amerikane të Pavarësisë, apo jam duke shpjeguar një parim të qeverisjes? Që të dyja. Mendoj se Amerika duhet t’i kthehet përsëri këtij parimi, por ne druhemi shumë se mos bëhen ndryshime të cilat pastaj mund të dalin jashtë kontrollit”.
Por, këtu, shtrohet pyetja e madhe: Çka nëse njerëzit janë përzënë me dhunë e me gjenocid e etnicid të paparë nga ai Vend, sepse, ai Vend ka qenë i banuar nga njerëz që janë dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre stërgjyshore, GjeoEtnike e GjeoAutoktone. Kjo është ajo që duhet sqaruar anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Dana Rohrabaker, të gjithë kongresistëve amerikanë dhe botërorë dhe të gjitha shteteve të botës, qofshin ato mike apo kundërshtare politike të momentit. E vërteta është e vërtetë dhe atë nuk duhet të hezitojmë t’ua themi të gjithëve në sy, miqve dhe armiqve tanë.
Prandaj, nuk qëndron pikëpamja se është “keqkuptuar” apo është “keqinterpretuar” deklarata aq “miqësore” e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Dana Rohrabaker.
Të ecim sa më shumë për toke, mundësisht, dhe të jemi më njerëzorë, gjithmonë, në shërbim të të vërtetës historike, njerëzore e kombëtare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI. Vetëm kjo është ajo që na bën ta mbajmë ballin lartë dhe të qëndrojmë vertikalisht në vatrat GjeoAutoktone e GjeoEtnike të të parëve tanë.
Nëse duhet, edhe të vdesim, pse jo, VERTIKALISHT!
Burojë, më 3. 8. 2009
www.albaniapress.com, 4 gusht 2009
P. S.: Reagim për riaktualizimin e “idesë” dhe ideologjisë “akademike” për këmbim territoresh shqiptaro-shqiptare (Mitrovicë = Preshevë), sipas “akademik” Rexhep Qosjes, më 19 Janar 2017, dhënë në “Lajme” të orës 20:00, në Klan-Kosova. Atë që deklaroi “akademiku” Rexhep Qosja, me asnjë presje nuk do ta kundërshtonte as Serbia pushtuese e fashiste e Nikoliçit, sepse, atë që e tha “akademiku” në intervistën për Baton Haxhiun, më keq e më zi për shqiptarët dhe për territoret e pushtuara e të copëtuara shqiptare nuk do ta thoshte as Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë. Dhe, nuk e Kam thënë edhe më parë se ky soj “akademikësh” (Prodhim serb e jugosllav) nuk mund të bëjë as pordhë të ftofta, e lëre më se do ta bëjë Shqipërinë – SHQIPËRI…
Prandaj, apelojmë që të mos dëgjohet e publikohet zëri i tillë antishqiptar i “akademikëve tanë”, që nuk mund të bëjnë as pordhë të ftofta për Komb e Atdhe!
Po, ç’na duhen deklaratat e tyre që më shumë e më për t’mirë u shërbejnë pushtuesve e poshtëruesve të Kombit e të Atdheut tonë?! Dhe, për më keq, këto ide “shkencore”, “patriotike” e “kombëtare”, për këmbim territoresh shqiptaro-shqiptare (që dalin edhe nga goja e “akademikut” R. Qosja e shumë nxënësve të tij "patriotë" e "shqiptarë" si ai), qarkullojnë në opinion që nga viti 2009, herë-herë publikisht, e, shumë herë prapa kulisave)!...
Burojë më 9 Gusht 2018