SI FUNKSIONONTE DHE SI FUNKSIONON ZINXHIRI ANTISHQIPTAR I SHQIPTARO-TITISTËVE?

10/07/2015 06:54

Analizë&Opinion

 

SI FUNKSIONONTE DHE SI FUNKSIONON ZINXHIRI ANTISHQIPTAR I SHQIPTARO-TITISTËVE?

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Për ta ditur dhe saktësuar si funksiononte dikur dhe si funksionon sot zinxhiri antishqiptar i shqiptaro-titistëve të rafinuar, “shqiptarë” e “patriotë”, nuk është diçka e pamundur dhe e pastudiuar, teorikisht dhe praktikisht. Posaçërisht, nëse i referohemi logjikës së rrjedhës historike të ngjarjeve. Por, disa këlyshëve të tyre të rafinuar (të shqiptaro-titistëve të rafinuar), sot, po u duket më e lehtë të kyçen në atë zinxhir “patriotik” e “kombëtar”, ku zhvasin përfitime të mëdha e privilegje të të gjitha natyrave, sesa të qëndrojnë në udhën me plot rreziqe të shqiptarëve e të shqiptarizmës, e me plot “shqiptarë” e “patriotë” nëpër këmbë, që Shqipërisë dhe shqiptarëve u pështillen si zorrë nëpër këmbët e tyre njerëzore e kombëtare dhe s’i lënë të ecin dot kurrë, drejt!...

Kjo temë merr kohë të gjatë studimi, elaborimi dhe përimtimi të thellë e të hollësishëm, të të gjitha përmasave të shtrirjes së atij zinxhiri, në tërësinë e shtrirjes së tij vertikale e horizontale. Do qasje në arkiva dhe dosje e trajtim të paanshëm, kombëtar, të tyre. Dhe, sot, nuk është mirë të heshtim, sepse, nuk na bën fare mirë që temat e tilla t’ua lëmë në duar e për barrë brezave të ardhshëm, e, mëse paku atyre pasardhës të shqiptaro-titistëve dhe larvave të tyre, për t’i trajtuar, sipas zakonit, tashmë, të njohur “shqiptar” e “patriotik”, shqiptarotitist!…

Me pak fjalë, sa më shkurtimisht që mundemi, do të përpiqemi dhe do të mundohemi  që t’ua sqarojmë dhe zbardhim shqiptarëve mënyrën e funksionimit të zinxhirit më antishqiptar të shqiptaro-titistëve, në tërë lartësinë e vertikalitetit dhe të horizontalitetit të tij në zinxhirin e funksionimit jugoserb të shqiptaro-titistëve “patriotë” e “shqiptarë”!...

Prania e atij e këtij zinxhiri antishqiptar të shqiptaro-titistëve udbasho-kosistë është parë e hetuar, shumë herët, edhe në “strukturat e UÇK-së”, siç po shihet edhe sot këmbëkryq në krye të të gjitha “institucioneve” me “institucionalistët ‘tanë’ të viteve të ’90-ta” në krye! Atij e këtij zinxhiri “patriotik” e “kombëtar”, pa asnjë dyshim, i përket edhe një kategori e njohur e “të burgosurve politikë shqiptarë”, një kategori e petullave me ujë titist të Dr. Ibrahim Rugovës!... Po ai zinxhir, sot, është i pranishëm kudo: në “politikë”, në “kulturë”, në administratën “shtetërore”, në të gjitha nivelet e arsimit, në gjyqësi, në polici dhe kudo tjetër, dhe, po vepron aq antishqiptarçe, sa s’ke ku e çon më tej!...

Parë në një vijë zinxhirore, ata e këta “patriotë” e “shqiptarë”, sot, po raportojnë te ata “patriotë” e “shqiptarë” (shqiptaro-titistë e udbasho-kosistë) që i kanë raportuar Stane Dollancit e të tjerë jugosllavofilëve dhe antishqiptarëve si ai!... Kjo ka ndodhur në tërë aparaturën antishqiptare të Titos, Rankoviçit, Millosheviçit, mbushur deri në majë me “patriotë” e “shqiptarë” të vërtetë, sot, “kosovarë” e “kosovaristë”, të njohur si “patriotë” e “shqiptarë” të mëdhenj, në vazhdimësinë e tyre “patriotike” dhe “shqiptare”!...

Po, cili është “transformimi” dhe si u bë ai “transformim” në tërë zinxhirin antishqiptar të UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist, “patriotik” e “kombëtar”, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, prej tyre e këlyshëve të tyre? Për t’u “mbuluar” e “fshehur” tërësisht funksionimi i atij sistemi e zinxhiri antishqiptar të shqiptaro-titistëve, u ‘fshehen” dhe u “zhduken” dosjet e tyre “patriotike” e “kombëtare” dhe sot të tillë kemi prej instancave të nivelit më të ulët e deri te ato më të lartat “shtetërore”, “kosovare e kosovariste”, në të gjitha nivelet e arsimit e deri te e ashtuquajtura, a, e vetëquajtura Akademia e Shkencave(Shkelmave) dhe Arteve (Marreve) të “Kosovës Republikë”!...

Për ta parë “transformimin” e “ndodhur” të atyre shërbimeve sekrete shqiptaro-titiste, “komuniste” dje, e tash “demokratike”, nuk duhet shumë mençuri a ndonjë pasqyrë çudibërëse, as ndonjë thellim analitik i atij “transformimi”, sepse, ato shërbime, në tërë zinxhirin e tyre “patriotik” e “shqiptar”, u “transformuan” dhe u katapultuan në shërbime “demokratike”, shqiptaro-titiste, të cilave shqiptarët, edhe sot po ua shohin kulmin e sherrit!…

Për ta parë më hollësisht tredimensionalitetin e shtrirjes së atij e këtij zinxhiri antishqiptar, shqiptaro-titist, “komunist” e “demokratik”, tredimensionaliteti i atij dhe këtij zinxhiri shtrihej dhe shtrihet në tri drejtime kryesore: 1. Në atë shqiptaro-titist (“komunist”-demokratik”!), 2. Në atë “patriotik” e “kombëtar” dhe 3. Në atë të “të burgosurve politikë shqiptarë”, si tri hallkat kyçe të gjymtimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me degët e tyre “patriotike” e “kombëtare” edhe në Tiranë!…

Kjo analizë, në pika të shkurtëra, kështu siç është, e qartëson mjaftueshëm funksionimin e zinxhirit antishqiptar të shqiptaro-titistëve, për ata që dinë dhe duan ta kuptojnë dhe që duan të ndihmojnë në zbardhjen e tij përfundimtare, në tërë shtrirjen e tij antishqiptare, “patriotike” e “kombëtare”!…

Burojë, më 7 Korrik 2015

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode