(SHU-J) PLAKAT… (!)

05/05/2019 09:44

OPINION

 

 

 

(SHU-J) PLAKAT… (!)

Tafil DURAKU

 

 

Dërdëllitjet e plakave dhe pleqve shqiptaro-titistë të Jugosllavisë “komuniste”, të “painkuadruar” dhe “demokratike” nuk kanë të ndalur. Pleqtë dhe plakat së toku me fëmijë, me familje e me miqësi dhe farefis shqiptaro-titist, nuk po prajnë së (për)foluri, së shkruari dhe së shari luftën e popullit shqiptar të krahinës shqiptare të Kosovës, luftën për bashkim dhe për liri kombëtare, nuk po pushojnë së shari (me gojë e me shkrim) luftën e lavdishme të UÇK-së shqiptare dhe bartësve joshqiptarotitistë të saj…

Këtë mënyrë sjelljeje e vetësjelljeje e kanë zgjedhur shumë “shqiptarë” të njohur, shumë plaka e pleq të njohur e të panjohur të LKJ – LKK – LDK-së&Co, me bij e me bija, që, sot (fatkeqësisht), po i drejtojnë mjetet e (dez)informimit (mediat) në republikën antishqiptare të “Kosovës e Metohisë”, e vetëquajtur “Republika e Kosovës”, ku, më shumë të drejta dhe privilegje, falë atyre (shu-j)plakave e (shu-j)pleqve dhe (shu-j)plakave e (shu-j)pleqve të rinj, gëzon një pakicë serbo-antishqiptare prej 1% sesa 95% e shqiptarëve autoktonë dhe pakicat e tjera që jetojnë në Kosovën e trepushtuar e të trecopëtuar shqiptare.

Po, kush dhe cili u prin mediave sot në “Republikën e Kosovës” dhe cilat janë ato media që të vetmin privilegj “qëllimmirë” dhe për detyrë shtëpie e kanë sharjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe bartësit e saj? Cilat janë ato media, ku, të intervistuarit e krahut të luftës, më shumë të lënë përshtypje se janë duke u testuar në UDB dhe nga UDB, sesa në media të lira e demoikratike(!)… Pa hyrë në ndonjë analizë të hollësishme, ato media (me politikat redaktuese dhe me qëndrimet e tyre!) e kanë shpallur veten antiluftë dhe antiUÇK-ë, ku (para)prijnë  beogradosauret “Bota sot”, “Koha ditore”, “Kosova sot”, “Bota press”, “express”, “Zëri” etj., mediat (tele)vizive si KTV, TV21, Klan Kosova, T7 etj. dhe shumë portale interneti të (shu-j)plakave dhe (shu-j)pleqve të njohur e të panjohur shqiptaro-titistë&Co e tyre “patriotike” e “shqiptare”, që qesin nga goja plot flakë e zjarr kuçedrash, bubullima e rrufe, pas shpinës së luftës së UÇK-së dhe bartësve të saj) dhe kjo është dhe ka mbetur jo e vetmja “fytyrë” e tyre antikombëtare, antiShqipëri dhe antishqiptare.

Projekti antishqiptar “Kosova republikë” i ka rrënjët e veta te (shu-j)plakat dhe te (shu-j)pleqtë shqiptaro-titistë të LKJ – LKK – LDK-së dhe te bijtë e bijat e tyre po aq “patriotike” e “kombëtare”, sa duhet t’ua çkërdhesh me farë e me fis (me çotapë të leshta e të trasha, se, shtohen!), sepse, ato plaka e pleq proserbë e projugosllavë i kanë edukuar fëmijët e tyre që të jenë edhe për një katramë më proserbë e më projugosllavë se vetë serbët e jugosllavët së bashku, sepse, e kanë ditur qartë, siç e dinë, se, e vetmja mënyrë për ta ruajtur e trashëguar pushtetin antishqiptar të Titollkut, është copëtimi i “Republikës së Kosovës” nga Shqipëria, dhe, çuditërisht, Tirana shqiptare e shqiptarët, përgjithësisht, po sillen me ta e me to sikur nuk ka ndodhur e nuk po ndodhë asgjë antishqiptare dhe kjo valë symbyllur dhe aspak e mençur nuk dihet se ku do na shpjerë, as neve si shqiptarë dhe as Shqipërinë tonë të dashur shqiptare.

Përpjekjet intensive dhe të vazhdueshme për shtrembërimin e luftës dhe përvetësimin e saj dhe të velarve të saj, duke i sharë e shantazhuar shqiptaro-titistçe vlerat e saj dhe nismëtarët e saj, përqeshja e bartësve dhe e vlerave të saj po vazhdojnëme libër shtëpie LDK-ist&Co, tash e dy dekada pas luftës së lavdishme të UÇK-së, me një kryeneçësi  dhe intensitet të paparë antinjerëzor, antikombëtar dhe antishqiptar, sepse, sipas mendësisë së filozofimit shqiptaro-titist, ata që punojnë e luftojnë për Shqipërinë, vendin e merituar e kanë vetëm në burgje dhe nëpër gjykata antishqiptare, vendore e ndërkombëtare, ku, luftëtarët shqiptarë po tredhen sipas planeve afatgjata dhe afatshkurtëra të metodologjisë dhe veprimit kriminal të LDK-së UDB-asho – KOS-iste “shqiptare”!…

Por, këtu, nuk na habitë më asgjë, asnjë “vlerë” politike, patriotike, kulturore, akademike, ushtarake, mediatike…, “patriotike” e “kombëtare”, me pasardhësi shqiptaro-titiste, “komuniste” e “demokratike”… Ku, mund ta themi me plot gojën se në çdo sferë të jetës shoqërore të shqiptarëve e ke të pranishme mendësinë shqiptaro-titiste, në politikë, në ushtri, në ekonomi, në arsim, në kulturë… dhe nëpër të gjitha të ashtuquajturat ministri e institucione “patriotike” e “kombëtare” me pasardhësi të “Institucioneve dhe të institucionalistëve “tanë” të viteve të ’90-ta(!)…

Ata “institucionalistë dhe ato institucione”, gishtin e akuzës e kanë drejtuar drejt UÇK-së dhe bartësve të vleravce të saj, duke kërkuar me ngulmim që t’u konfiskohet edhe pasuria dhe çdo e mirë tjetër e kamje që duhet ta gëzojnë ligjërisht, duke “harruar” se atyre që duhet t’u konfiskohet çdo lloj pasurie dhe të mirat që kanë gëzuar duke i shërbyer titizmit dhe jugosllavenizmit, janë shqiptaro-titistët LKJ-isto  – LKK-isto  – LDK-istë&Co dhe kjo është ajo që duhet, herëdokur, ta vë në zbatim secili shtet i ardhshëm shqiptar, për ta vënë drejtësinë në vend…

Dhe, ajo që na intereson të dimë është fakti se kur do ta ngris zërin ky popull, ky ‘milet’, kur do të flasë intelegjenca shqiptare e t’u kundërvihet fuqishëm atyre pleqve e plakave “(k)analiste” të sistemit të shkuar puro antishqiptar, që i kanë përfaqësuar denjësisht në ish-Jugosllavi “shqiptarët” e njohur dhe të panjohur të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”, të sistemit më të egër e më të rafinuar antishqiptar dhe po e vazhdojnë edhe sot me pietet edhe më të madh bijtë e bijat e tyre po “patriotë” e “shqiptarë” të “republikës së tyre të Kosovës”, që po shkojnë hapave të (shu-j)pleqve dhe të (shu-j)plakave të tyre!... Kjo nuk na habitë aspak, sepse, ne i njohim me emra e mbiemra, me farë e me fis shqiptaro-titist, por, na habitë fakti sesi Tirana shqiptare mund të bjerë kaq poshtë dhe kaq lehtë pre e atyre e këtyre “shqiptarëve” të mëdhenj e të njohur!...

Është e çuditshme sot se ata që i kanë (para)prirë krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit të njohur antishqiptar në Kosovën e pushtuar shqiptare që prej një shekulli nën Serbi e Jugosllavi, sot dërdëllitin pa pushim kundër “krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit” të bartësve të luftës së UÇK-së dhe kjo pse dërdëllitin nuk është faji i tyre (i shqiptaro-titistëve) por, faji i këtyre të dytëve që ua kanë mundësuar dhe ua mundësojnë dërdëllitjen (shu-j)plakave dhe (shu-j)pleqve të njohur “shqiptarë” të Jugosllavisë së pacipë antishqiptare…

E keqja është se para (shu-j)pleqve dhe (shu-j)plakave të sistemit më të rafinuar e më të egër antishqiptar të “shqiptarëve” në Jugosllavi dhe bijve e bijave të tyre, sot, nuk po guxon kush të bëjë cik as cak! Madje, nuk po guxon kush t’u thotë as dreq me gojë, edhe pse po e përqeshin, shajnë e shantazhojnë me skenar e me libër shtëpie, ditë e natë, luftën e lavdishme të UÇK-së dhe bartësit e saj të vërtetë dhe i kanë vënë në krye të “institucioneve” ‘luftëtarët’ e radhëve të para dhe “bartësit e vërtetë të luftës”, që, po duket qartë se s’u kanë lënë fije pushteti në dorë, dhe, ata “bartës”, për fat të keq të popullit e të luftës shqiptare, po (tele)dirigjohen po prej bazave “patriotike” e “shqiptare” të shqiptaro-titistëve “komunistë” e “demokratë” dhe prej kategorive të tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” në ish-Jugosllavi!... Dhe, ky është kulmi I turpit njerëzor e kombëtar, sot.

Kështu, që, (shu-j)pleqve dhe (shu-j)plakave me bijë e me bija dhe kategorive të tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” nuk po u thotë kush NDAL(!), edhe pse po i luajnë bythët dhe bishtin sipas interesit e nevojave të tyre personale, partiake e kulimoklanore, “patriotike” e “shqiptare”! Atyre e këtyre (shu-j)plakave dhe (shu-j)pleqve, lëre që askush nuk provoi t’ua japë asnjë grusht dërmonjës, por, nuk e patën as e kanë guximin njerëzor, kombëtar e intelektual t’ua japin asnjë shu(j)plak e shu(j)plakë dhe asnjë flakareshë për be! Dhe, tash, ‘trimat’ e SHP të UÇK-së i kanë futur veshët thellë në lesh dhe i kanë mbuluar sytë me vetulla të trasha parashë e pasurishë, sa nuk shohin më asgjë dhe askë, as para hundës së vet, pos interesave të tyre personale, familjare dhe partiake, gjithsesi, kulimoklanore! Për këto kategori “patriotësh” e “shqiptarësh” të mëdhenj e të njohur në pushtet, shqiptarët nuk ekzistojnë më, ngase ua kanë marrë frenjtë prej dore (shu-j)pleqtë dhe (shu-j)plakat shqiptaro-titiste me bijtë e bijat e tyre po “patriotike” e “shqiptare”, që, shqiptarët më të mëdhenj, më të denjë e më të mirë nuk i zëvendësojnë dot, sepse, nuk kanë ndryshuar aspak rrënjët “patriotike” e “shqiptare” të sistemit antishqiptar titoist. Për këtë gjendje, barrën kryesore të fajit e bartë Tirana shqiptare dhe prijësit e shtetit shqiptar, që, fatkeqësisht, deshëm e s’deshëm ta pranojmë, ka(në) rënë plotësisht pre e Prishtinës, Shkupit, Podgoricës dhe Preshevës “patriotike” e “shqiptare” të shqiptaro-titistëve të rafinuar!...

Pra, (Shu-j)pleqtë dhe (Shu-j)plakat shqiptaro-titiste e kanë ringjallur UDB-në “patriotike” e “shqiptare” dhe KOS-in po aq “shqiptar”, me këta “shqiptarë” në pushtet, sa nuk kishte ditur as UDB-a e KOS-i i gjithë Jugosllavisë e Serbisë t’i ringjallë e t’i rikthejë në këto përmasa e shtrirje, nuk kishte ditur ta rehabilitojë e ta pozicionojë UDB-në “shqiptare” të Prishtinës, të Shkupit, të Podgoricës dhe të Preshevës, në mënyrën që e ka rehabilituar e pozicionuar ajo e kjo vetveten, me ndihmën dhe ndihmesën e pakursyer të “Shtabit të Luftës” të “UÇK-së” dhe kategorive të të “burgosurve politikë shqiptarë”, që kanë “vuajtur” të zitë e ullirit, duke spiunuar njëri-tjetrin dhe të burgosurit tjerë politikë, shqiptarë, “shokët” e tyre!…

Nëse dikush don ta dijë, duhet ta dijë se me lëshime pe para atyre e këtyre (shu-j)plakave dhe (shu-j)pleqve dhe pasardhësve të tyre “atdhetarë” e “shqiptarë” është shkuar aq larg sa prapakthimi ka rreziqe të mëdha dhe të paparashikuara për shqiptarët dhe për Shqipërinë dhe lirinë e tyre… Prandaj, nuk është vetëm kjo, ajo që duhet të dihet dhe të merret seriozisht.

UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist, LDK-ist (me shujpleqtë dhe shujplakat e veta), do bëjnë dasmë dhe do të gëzohen shumë kur të vdesin të gjithë shqiptarët dhe kur s’ka kush më ta thotë të vërtetën për ta! Por, qëllimi i tyre afatshkurtë dhe afatgjatë është t’i vdesin gradualisht, sipas librit të shtëpisë së tyre serbo-jugosllave, të gjithë shqiptarët kundështarë të shqiptaro-titizmit, duke i vrarë dhe pushkatuar  ekonomikisht, financiarisht dhe kulturalisht… e duke i përkrahur me to (ekonomikisht, financiarisht dhe kulturalisht…) përkrahësit e tyre e edhe ata përkrahës e mbështetës nga kategoria e të “burgosurve politikë shqiptarë”!...

Vetëm shihni sesi përqafohen sot UDB-ashët dhe KOS-istët “shqiptarë”?... As në kohën më antishqiptare të Titos e të Milosheviçit, në Jugosllavi, nuk janë përqafuar më me afsh e më përzemërsisht, siç po përqafohen sot shujpleqtë dhe shujplakat me t’bijtë dhe t’bijat e tyre poaqë “shqiptare”!...

Dhe, këtij populli (popullit shqiptar) i ntereson të dijë cila është ajo Tiranë shqiptare dhe cilët janë ata shqiptarë në pushtet që lejojnë, shujpleqtë dhe shujplakat shqiptaro-titiste të KDK-së, me bijë, bija e farefis, që luftën e Adem Jasharit dhe të UÇK-së e betimin e saj ta kthejnë në atë drejtim që do ta kthente vetëm Serbia e Jugosllavia antishqiptare e Titos, Milosheviçit dhe ambasadorit të tyre në Prishtinë, dr. Ibrahim Rugovës!?!

Prandaj, nuk durohen më (shu-j)plakat dhe (shu-j)pleqtë, as pasardhësit e tyre “atdhetarë” e “shqiptarë”, të sistemit më antishqiptar “shqiptar” e shqiptaro-titist në ish-Jugosllavi, të cilët edhe tash po e ‘mjelin’ “Republikën e Kosovës”, duke iu falënderuar “krahut të luftës së UÇK-së”, i cili, për fatin e keq të Shqipërisë e të shqiptarëve, po i ngritë në piedestal dhe po u jep pushtet të pakufishëm, edhe më të madh e më të pakufishëm sesa ua lejonte e jepte Tito e Milosheviçi së toku(!)…

 

Burojë, Prill 2019

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode