SHQIPTARO-TITISTËT DHE MANIFESTIMET E UÇK-së

09/03/2020 07:37

OPINION

 

SHQIPTARO-TITISTËT DHE MANIFESTIMET E UÇK-së

Tafil DURAKU

 

“Nderimi” që po i bëhet luftës së lavdishme të UÇK-së, “Epopesë së UÇK-së” dhe manifestimeve të tjera, po vazhdon me “shqiptarët” dhe “patriotët” e LDK-së&Co, madje, puna e tyre “patriotike” e “kombëtare”, i ka kaluar të gjithë kufijtë e normales njerëzore dhe të kombëtares shqiptare. Kalimi i këtyre dy kufijve, apo, i këtyre dy vijave të kuqe nderi (betimi) dhe gjaku, përbën rrezik. Rreziku është i madh dhe i pakthyeshëm në “binarët” normalë…

Po e shohim, tash e shkuar dy dekadash, “nderimin” që po i bëhet UÇK-së, veteranëve dhe luftëtarëve të saj shqiptarë, nga shqiptaro-titistët dhe nga neotitistët, sidomos, po vërehet ‘ashiqare’ demagogjia e tyre e rafinuar me UÇK-në, me vlerat e saj dhe me Familjen Jashari, jo vetëm për 5, 6 dhe 7 Mars, në çdo manifestim e përvjetor.

Shqiptaro-titistët, e morën punën me ‘avashllëk’, sepse, nuk u ngutej dhe nuk po u ngutet për asgjë, as sot (ngase I kanë në dorë parat♪7 e Titos… dhe pozitat e “UÇK-së”), duke e ditur se me kë kishin e kanë ‘punë’, me ca të rinj e të reja të papërvojë të UÇK-së, që u treguan të gatshëm të lëshojnë pe pa kufij, vetëm e vetëm të jenë të kënaqur personalisht dhe me familjet e tyre të ngushta, gjë që, shqiptaro-titistët dhe neotitistët, qenë të gatshëm t’ua pranojnë meritat për ndihmesën që u bënë shqiptaro-titistëve dhe neotitistëve, duke i pozicionuar dhe avancuar e veshur me pushtet të fortë. Këtë veprim, shqiptaro-titistët dhe neotitistët e bënë edhe me disa kategori të të “burgosurve politikë shqiptarë”, që nuk po dinë të ngopur me zellin “patriotik” e “kombëtar”, për luks e pushtet!…

Tash e shkuar dy dekadash, organizimet për manifestime të të gjitha llojeve të UÇK-së, i organizojnë shqiptaro-titistët dhe neotitistët ibrahimrugovistë, që e shanë dhe shantazhuan luftën e lavdishme të UÇK-së, veteranët dhe luftëtarët e saj. Por, nga më të çuditshmit, hiç folësit politikë në tribuna e media, është organizimi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Leshit të Kosovës (LSHK), për një orë letrare në “nderim” të “Epopesë së UÇK-së”, ku ftohen vetëm ‘poetë’ me përkatësi shqiptaro-titiste dhe neotitiste ose servilë të tyre, ndërkaq, poetët shqiptarë, ata që qenë në krahë e në ballë të luftës dhe proceseve politike për liri e për Shqipëri, as që njoftohen (gojarisht a me shkrim) për manifestime të tilla “patriotike” e “kombëtare”, ku ndahen çmime e mirënjohje për ‘poetë” dhe “poezi” të përkatësisë shqiptaro-titiste e neotitiste, sepse, juritë për ndarjen e atyre çmimeve, janë juri shqiptaro-titiste e neotitiste, ku, shqiptarët dhe mendësia e tyre shqiptare, nuk mund të depërtojnë fare…

Ndodhë kështu, sepse, që nga paslufta, u kthyen nga azili (lexo: rezili e rezilllëku) “patriotë” e “shqiptarë” shqiptaro-titistë e neotitistë të rafinuar, që u rrinin pranë ‘komandantëve’ e ‘luftëtarëve’ të radhëve të para të “UÇK-së”, e, po u rrinë edhe sot, në vazhdimësi, sepse, nuk po u ngutet për arritjen e qëllimeve të tyre “patriotike” e “shqiptare”, sa, që, të gjithë komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së i çuan në gjykatat e të gjitha niveleve, deri edhe në Hagë të Holandës!...

Dhe, njerëzit e “UÇK-së”, të stafit të parë të “UÇK-së”, i nderojnë e respektojnë më shumë shqiptaro-titistët dhe neotitistët, duke u dhënë hapësirë të pamerituar në organizimet për manifestimet e UÇK-së, qoftë edhe për “Epopenë e UÇK-së”.

Ajo që po shihet hapur, në manifestime të tilla, është “nderimi” që po i bëhet UÇK-së, veteranëve dhe luftëtarëve të radhëve të para të UÇK-së, sidomos, Familjeas Jashari në 5, 6 dhe 7 Mars, prej shqiptaro-titistëve dhe neotitistëve (nga lart-poshtë dhe anasjelltas), që nuk po lënë gur pa lëvizur për t’i korrë frytet e luftës së lavdishme të UÇK-së, të Komandantit Simbol Kombëtar, Adem Jashari dhe të Familjes së Tij.

Kjo ecuri e këtij niveli “patriotik” e “kombëtar” i ka rrënjët e veta te LDK-ja&Co e Dr. Ibrahim Rugovës, i cili, në kohë lufte dhe pas saj, i çonte njerëzit e vet dhe të partive simotra për hetimin dhe hulumtimin e rrjedhave të luftës dhe njerëzve të saj. Po për të njëjtin qëllim pat shkuar në Prekaz edhe njëfarë Rexhep Gjergji me shokë, që sot trumbetojnë se kanë qenë atje (në Prekaz, pra) për ta “ndihmuar” luftën e shenjtë të UÇK-së(Sic!), kur, ditë e natë e shanin dhe shantazhonin nëpër kafenetë e Prishtinës, në “Alenë e Shpëtimtarëve të Kombit” (siç quhej Kompleksi “Qafa”) dhe gjetkë. E, edhe sot po gjejnë kohë ta “nderojnë” për përfitime politike, “patriotike” e “kombëtare”, sepse, askujt nuk i ka rënë fytyra në tokë, për pafytyrësi! As i bie LDK-së&Co!…

Po ajo demagogji e shqiptaro-titistëve e ka prodhuar demagogjinë e sotme të neotitistëve, që po shkon, me presje e me pikë, hapave të saj “patriotikë” e “kombëtarë”, që u pa haptas edhe në “Epopenë e UÇK-së”, në 5, 6 dhe 7 Marsin e sivjetmë.

Gjaku i Shaban Jasharit me familje dhe i familjeve të tjera të UÇK-së nuk guxon të çojë ujë në mullirin e shqiptaro-titistëve dhe as të neotitistëve, sepse, shqiptaro-titistët janë ata e këta që e ka linçuar dhe përjashtuar prej procesit mësimor Shaban Jasharin, prej arsimimit të brezave shqiptarë dhe Ai e arsimoi drejt Familjen, sepse, unë, personalisht, autori i këtij shkrimi, i kam njohur që prej vitit të largët 1969, dhe, këtë që e them këtu me përgjegjësi të plotë, mund ta konfirmojë Bacë Rifat Jashari, gjë që e ka pohuar në Kullën e Tij, pas luftës së lavdishme të UÇK-së.

Çdo përpjekje e atyre shqiptaro-titistëve dhe e këlyshëve të tyre neotitistë, tash, dhe e shumë të “burgosurve politikë shqiptarë”, për të përfituar në emër të Familjes Jashari, deri sa ne jemi gjallë, është e pasuksesshme, e pamoralshme dhe antishqiptare.

Pra, është koha e fundit që ish SHP i UÇK-së, t’i rishikojë pozitat në të cilat ka rënë pre e shqiptaro-titistëve dhe neotitistëve dhe luftën e lavdishme të UÇK-së e sakrificat e saj t’i drejtojnë politologët shqiptarë, të cilët janë shumë aktivë dhe pengohen fort prej shqiptaro-titistëve dhe neotitistëve e kategorive të tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” të kudondodhur institucioneve, mediave, ndërmarrjeve publike e private, sepse, nuk janë shqiptaro-titistët e neotitistët, që flasin e pëllasin sot kudo, të denjë të udhëheqin me manifestimet historike e lavdiplota të UÇK-së…

Prandaj, kësaj demagogjie të orkestruar nga LDK-ja&Co shqiptaro-titiste dhe neotitiste me të “burgosurit politikë shqiptarë”, duhet dhënë grusht përfundimtar dhe nuk duhet lejuar që t’i “nderojnë” kështu e kësisoji manifestimet e UÇK-së, dhe, në veçanti, “Epopenë e UÇK-së”, në 5, 6 dhe 7 Mars, në Prekazin heroik drenishtar.

Ende jemi në kohë të pyesim: Ku do të vëmë me këto miza jugosllave të LDK-së&Co e saj “patriotike” e “kombëtare” dhe të “burgosurit e saj politikë shqiptarë”? Ku?!...

Burojë, 9 Mars 2020

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode