SHQIPTARËT DUHET T’I KTHEHEN VETVETES
23/10/2019 09:31
OPINION
SHQIPTARËT DUHET T’I KTHEHEN VETVETES
Afrim MORINA
Javën që shkoi, skenën politike shqiptare e tronditen dy ndodhi, njëra për fajin pse jemi shqiptarë, dhe, tjetra, nga gabimet që përsëriten tash e tridhjetë vite, nga politika shqiptare. E para, nuk mori sinjale të mira nga Franca dhe bashkëveprueset e saj, për t’i nisur negociatat për anëtarësimin në BE, dhe, e dyta, takimi në Novi Sad, për Minishengen, në mes Serbise, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në emër të BE, Franca dhe Holanda, i thanë jo Shqipërisë londineze, për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në gjirin e saj. Jo-ja Franceze ishte edhe poshtëruese, sa, tash, shqiptarët duhet vënë gishtin kokës, nga na erdhi kjo, dhe, pse Franca arriti në këtë nivel të politikës, sa jo vetëm i injoroi, por edhe i poshtëroi shqiptarët?(Sic!) Kjo jep për të kuptuar, se, jo vetëm Franca, por, pjesa dërmuese nuk e kishin hallin e sistemit politik të Shqipërisë londineze, në kohën e Enver Hoxhës, por, i pengonin shqipëtarët që popullonin këtë hapësirë, me pozitë, bukur me peshë, gjeopolitike dhe gjeostrategjike. E vetmja mundësi për të qenë prezente në këto hapësira, për francezët kolonialistë, ishte krijimi i shtetit Serb, forcimi i saj në territoret tona, dhe, çfardo krimi që të bëjë Serbia, që u dëshmua edhe në luftën tonë çlirimtare, ajo nuk mund ta denojë. Jo vetëm se nuk e ka dënuar, por, si shpërblim, për pjesëmarrje në bombardimet e NATO-s, ia premtoi Veriun e Kosovës, ku e kishte edhe synimin Serbia, duke e parë humbjen nga shqipatrët dhe mu për këtë kemi konfliktin e saj me Gjermaninë, e cila kërkon që të ruhen kufijtë e Kosovës dhe Shqipëria londineze ta marrë sinjalin e gjelbërt për në BE.
Këto të dyja, duke qenë pranë shteteve të fuqishme, siç janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të vetmen mbështetje e kishin te Rusia, për të krijuar korridor më të afërt me Azinë, dhe, rruga më e mirë ishte Serbia, që ajo të zgjerohej duke shpopulluar dhe pushtuar territoret shqiptare, që, në njëfarë mase, edhe ka arritur. Por, mbas Luftës së Dytë Botërore, kjo iu pamundësua nga pushteti në Shqipërinë londineze. Dhe ata, gjithnjë, janë munduar ta forcojnë Serbinë, madje, Holanda, edhe e mundësoi masakrën në Srebrenicë në BH, ku u vranë rreth tetëmijë boshnjakë muslimanë, me ndihmesën e treqind trupave të saj, nën shenjën e paqerujtësve ndërkombëtarë, ndërsa, Franca, sabotonte bombardimet e NATO-s dhe e vendosi kufirin te lumi Ibër.
Të dyja këto shtete janë të interesuara t’i injorojnë shqiptarët, ta forcojnë Serbinë dhe të jenë më afër Rusisë, dhe, mu për këtë, janë artikuluese të politikës ruse dhe asaj ortodokse, qe një shekull e gjysmë. Prandaj, shqiptarët duhet të ndalën dhe ta rishqyrtojnë pozitën e vet, në relacion me Bashkimin Evropian.
E dyta, që është më tragjike se e para, sepse, këtë e bëri kreu i politikës së Shqipërisë londineze, me sygjerimet e bashkëpunëtorëve të Stanishiqit e Herleviçit, si dhe me ndihmën e Ministrit të Punëve të Jashtme, i cili për diplomacinë ndërkombëtare, është ende në shpërgej dhe pranuan takimin në Novi Sad, për një Minishengen antishqiptar. Parashtrohet një pyetje shumë e logjikshme, pse, në këtë takim, nuk ftohet edhe Mali i Zi, për ta rumbullakësuar pjesëmarrjen e këtij rajoni, apo, ajo është lënë në baraspeshë me BH-në, kjo, e para, dhe, e dyta, Serbia veç e llogarit pjesën e Bosnjes “serbe” t’ia bashëkëngjes vetes, ndërsa, në Mal të Zi e ka “humbur terrenin” për momentin, por, për hir të fqinjësisë së mirë, ajo do t’i bashkangjitet Serbisë. Ku do të jenë Shqipëria londineze dhe Kosova, në këtë bashkërenditje e bashkëveprim të Ballkanit Perëndimor?! Serbia, këtë lojë e bën, sepse, ende e ka terrenin e përshtatshëm në Tiranë dhe parulla “Ballkani ballkanasve” (lexo: sllavëve), synim i kahershëm i saj, sot, është më aktual se kurrë, sepse, Tirana zyrtare ka shprehur gadtishmëri për të vepruar. Këtu edhe qëndron, përsëri, politika faranceze dhe holandeze, pse Kosovës nuk i jepet sinjali i gjelbërt, për ta mbrojtur tërësinë territorial, dhe, nëse do këtë, atëherë, duhet të hyjë nën tutelen serbe, në kuadër të Ballkanit Perëndimor. Mos, vallë, Serbia, e ka ende terrenin e përshtatshëm për të vepruar në Shqipërinë londineze?! Siç duket, ajo e ka këtë konstatim, kur dihet se ky Minishengen, për çdo marrëveshje që mund të arrihet, rrugët i ka nëpër Kosovë dhe Mal të Zi, e ndoshta, Serbia ka marrë zotime nga Mali i Zi dhe Shqipëria londineze nga Kosova, për kyçje të mëvonshme nën këtë ombrellë serbomadhe.
Shikuar nga ky kënd, ka ardhur momenti që shqiptarët të ulen, jo vetëm të këtyre dy shteteve, por, të gjithë së bashku, dhe, t’i rishikojnë dhe analizojnë politikat e veta dhe ta marrin një qëndrim të përbashkët, se, si duhet vepruar me Evropën, por, edhe me fqinjët e vet. Nëse nuk arrijnë t’i konsolidojnë politikat kombëtare, ky Minishengen, që nuk është i rastësishëm, do të jetë i kobëshëm për ne.
A janë ndalur zyrtarët e Tiranës, për ta analizuar, se, pse këto dy shtete kërkojnë me ngulm të arrihet një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, një marrëveshje në të mirë të saj, që ajo të vijë në radhë për ta hapur dialogun me BE, kur dihet se çfarë krimesh ka kryer ajo? Pra, asaj pritet t’i vijë radha sa më shpejtë, ndërsa, Shqipërisë londineze i janë mbyllur dyert për kohë të pacaktuar. Pse këto dy shtete i mirëpresin vizitat e opozitës së Tiranës, kur nuk janë as legjitime, sipas legjislaturës aktuale, sepse, vetë e nëpërkëmbën atë, madje, provuan edhe t’ia vënë flakën objektit qeveritar shqiptar, që ta tumirin kërkesën e miqve? Dhe, së fundmi, pse Tirana nuk mendoi, se, derisa Serbia pritet krahëhapur për dialog me BE, ajo të jetë iniciatore për një Minishengen? Logjika e thotë, se me Shqipërinë londineze dhe BH nuk do të ketë bisedime më, sepse, ato do t’i përfaqësojë Serbia në të ardhmen, duke marrë mandatin nga Minishengeni. Të parën duke e përfaqësuar, e, të dytën duke e llogaritur si partnere serioze, se ka prapa vetes të tjerët.
Gjithë kjo jep për të kuptuar, se shqiptarë, më, nuk guxojnë të veprojnë ndaras, se, këtë na e lanë për ta nënkuptuar Franca dhe Holanda, ngase, ato nuk llogaritin, se, diku, ka një komb shqiptar, si faktor i rëndësishëm, se rëndësinë tone e nëpërkëmbim vet, për ta marrë vendin e merituar, që i takon në këtë Evropë. Nëse nuk ndodh të bëhemi faktor, mos të presim se të huajt do të na ndihmojnë, madje, edhe nëse shkojmë veç e veç, siç kemi vepruar, ata do të mundohen ta pjellin edhe ndonjë lojë më të rrezikshme. Vetëm le të mendojmë për aresenalin ushtarak dhe qendrat e dislokimit të logjistikës kontrainformuese, rekrutimit dhe kontrrollit hapësinor, që po ia mundësojnë Serbisë, Rusia dhe simotrat e saj, Franca dhe Holanda, dhe, këtu nuk po e përmendi Greqinë, sepse, ajo është në vazhdimësi në këtë politikë antishqiptare.
Koha nuk pret! Jemi vonuar për tridhjetë vite. Nëse deri sot nuk jemi faktorizuar, ka ardhur momenti për këtë, sepse, nuk ka nevojë të bëhen analiza, për të parë, në duhet apo jo. Nuk duhet lejuar politikën shqiptare të shkojë si mushka pas të zot, sepse, i zoti na e tregoi vendin ku e kemi. Nuk bëhet fjalë në e meritojmë apo jo. Evropa është, ajo e Kongresit të Berlinit e këtej, sa këtë e shprehu Franca, në mënyrë të njëanshme, për ta mbrojtur mostrumin e krijuar artificialisht në tokat shqiptare - Serbinë, që, i bie, nëse doni Brukselin, mbushjani mendjen politikës së Kosovës dhe plotësoni kriteret që i kërkon Serbia, atëherë, jeni të mirëseardhur në dyert e Brukseli, e, kur do të hapen ato, për ju, ua tregojmë ne. Faktorizimi i shqiptarëve në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë, është i domosdoshën dhe këtë duhet bërë, se, të gjitha parametrat i kemi, e, pastaj, vetë Evropa, madje, edhe Franca e Holanda, do ta kërkojë këtë prej nesh.
Të veprojmë sa nuk është ora dymbëdhjetë! Këmbanat e alarmit kanë filluar të buqasin, sepse, Vuçiçi e tha hapur, ne detyrohemi të përgaditemi për konflikt (lexo: luftë), se këtë po e kërkon Kosova!!!
Prishtinë, 22. 10. 2019