SHQIPËRINË E SHKATËRRUAN GJITHË QEVERITË NJËRA PAS TJETRËS!

22/10/2021 15:33

POEZI

 

   Arben DUKA

 

“NË FAKT ATË QË I BËRA DIKATATORIT, KËTA NUK MA FALIN DOT KURRË”, POETI I SHKRUAN DOKTORIT: “ATË PYLL ME LESH, BUKUR JA KE KORRUR, NA THUAJ TA DIMË, Ç’VEGËL KE PËRDORUR?!”

 

Një përgjigje në vargje pas deklaratës së Berishës: “Në fakt atë që i bëra diktatorit, këta nuk ma falin dot kurrë”…

 

Dua të ma thuash,
se unë nuk e di:
“Ç’i ke bërë Enverit,
o shoku Sali?!”

Ç’i ke bërë Enverit,
kur le mbrapa malin?!
Ç’i ke bërë Enverit,
që këta s’ta falin?!

Atëherë këtu,
nuk kishte as “Astra”,
si ja bëre topet,
si bora të pastra?!

Atë pyll me lesh,
bukur ja ke korrur,
na thuaj ta dimë,
ç’vegël ke përdorur?!

Ç’vegël ke përdorur,
o mortja Sali,
që del e na shet,
tani trimëri?!

Trimëri të madhe,
ke bërë me Enverin,
në të gjallë – e shumta,
i ke ngrënë menderin!

Nuk e di pse mburren,
sot ca palo burra,
kur nga ai burrë,
u shpëtonte shurra!

O Sali trimoshi,
mbylle edhe hesht,
se ty Enver Hoxha,
të shtypte si plesht!

Për t’i puthur bythën,
viheshit në rresht,
po ti je i marrë,
dhe i marri s’hesht!

Ti dhe ca të tjerë,
do ishit me fat,
sepse bythëlëpirjen,
e kishit zanat!

Ti dhe ca të tjerë,
rrinit nëpër zgëqe,
dhe për njëri-tjetrin,
bënit spiunllëqe!

Dhe për njëri-tjetrin,
bënit spiunllëqe,
sot na hapni barkun,
veç me gomarllëqe.

Sot mund të gënjeni,
ca nga brez i ri,
po jo ne që ishim,
në një kohë me ty!

Një herë-rastësisht,
dorën kur ta dha,
ti një vit s’e lave,
more qerrata!

Se s’doje të ikte,
prekj’e Perëndisë,
ky ka qenë për ty,
kulm i trimërisë.

Servil i servilëve,
për trim mos u mba,
gënjeshtrat e tua,
as qeni s’i ha!

Mburru-more mburru,
o shoku Berishë,
po ty as në mëndje,
Enveri s’të kish!

Ti-proçkat që thua,
i beson vërtet,
po nga ty Enveri,
rronte njëmijë vjet!

Nuk do ligjëroje,
kështu si ezberi,
po të ishte Rama,
veç hije Enveri!

Veç hije Enveri,
edhe vetëm kaq,
këtu s’do të mburrej,
asnjë langaraq!

 

 

SHQIPËRINË E SHKATËRRUAN GJITHË QEVERITË 

NJËRA PAS TJETRËS!

 

 

Nuk është Shqipëria,
vendi i mallkuar,
mallkimin e ka,
kush na ka drejtuar!

Nuk e bëri Rama,
kështu Shqipërinë,
ai kur e mori,
e gjet në greminë!.

Ai këtu gjeti,
një mal plot me mut,
gjithë qeveritë,
kishin kontribut!

Atë mal të lartë,
Rama s’e rrafshoi,
mijëra tonelata,
zullumit i shtoi!

Këtu Salë Berisha,
kishte bërë hatara,
idioti që do,
t’ja nisë nga e para!

Atdheu u vodh,
fare pa mëshirë,
gjithë zyrat e shtetit,
mbushur me vampirë!

Pa privatizimin,
s’mund të kishte rritje,
po ai -këtu,
u bë si grabitje!

Ata që qenë,
vetë për kapistra,
u bënë papritur,
presidentë-ministra!

Mes atij rrebeshi,
mes asaj furtune,
shpejt u shkatërruan,
mijëra vende pune!

Thoshin pusht-etarët,
jemi shumë mirë,
se kemi fituar,
me fjalën e lirë!

Fjala që mungonte,
në kohën e parë,
këtu u fitua,
më shumë për të sharë!

Gjithë këto vite,
që shkruam e shkruam,
bëmë llogaritë,
humbëm a fituam?!

Kemi përfunduar,
si një dru i shkundur,
dhe në shumë drejtime,
kemi dalë të humbur!

Arti dhe kultura,
arsimi-shëndetësia,
thesare të rralla,
që kish Shqipëria!

Të gjitha për popull,
këtu falas qenë,
ata që gënjejnë,
u var teneqenë!

Hekur e beton,
shumë kemi shtuar,
të gjitha të tjerat,
janë shkatërruar!

Pallate shumëkatësh,
mund të ngrihen plot,
po hidrocentrale,
këta s’ngrënë dot!

Kot më kot në këmbë,
s’mbahen gjithë ato shtete,
sepse qeverisja,
është një art më vete!

Kemi thënë aq shumë,
sa s’dimë më ç’të themi,
kemi pasuri,
po shtetarë nuk kemi!

Ndaj mali që thamë,
rritet edhe rritet,
dhe e ardhmja jonë,
ditë për ditë po dhitet!

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode