SHËNIM: PËRULJA DHE LËSHIMET... MËSIMI I HIDHUR NGA HISTORIA JONË!

03/02/2023 23:00

KËNDI DIPLOMATIK SHQIPTAR

 

 

SHËNIM: PËRULJA DHE LËSHIMET... MËSIMI I HIDHUR NGA HISTORIA JONË!

Nga Shaban MURATI

 

 

Përulja dhe lëshimet e mëdha nuk e kanë shpëtuar kombin shqiptar nga sëpata e copëtimit të huaj.

Çdo komb i vogël apo shtet i vogël nuk ka se çfarë t’u bëjë vendimeve të fuqive të mëdha. Por çdo komb i vogël apo shtet i vogël ka të drejtën e kundërshtimit ndaj së keqes, që i vjen nga fuqia.

Ismail Qemali dhe Isa Boletini nuk kishin çfarë t’i bënin Konferencës së Londrës së vitit 1913, por nuk u pajtuan me vendimet e saj thikëprerëse të territoreve shqiptare.

Mos harroni mësimin e hidhur, që vjen nga historia jonë e re. Asgjë nuk fitoi Kosova nga votimi lepepeqas i deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, të cilët pa pikën e ndërgjegjes kombëtare dhe personale miratuan në 23 mars 1989 kërkesën e Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës dhe të statusit të saj si njësi shtetformuese e federatës jugosllave.

Asgjë nuk fitoi presidenti Hashim Thaçi me “kompromiset e tij të dhimbshme” me Serbinë, me Francën, me Rusinë, etj. të cilin për ironi të fatit ata, që i diktuan “kompromiset”, e përplasën dhe dergjet prej tre vjetësh në burgun e Hagës.

Dëgjojeni mësimin e hidhur të historisë sonë kombëtare. Historia shpërblen guximtarët, jo të përulurit!

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode