SHAKAXHINJTË E LSHK-së…!
14/06/2017 08:40
Analizë&Opinion
SHAKAXHINJTË E LSHK-së…!
Shkruan: Tafil DURAKU
Shumë herë kemi shkruar për kapjen dhe parregullësitë që e kanë mbërthyer keqas LSHK-në e leshit “komunist” e shqiptaro-titistë! Për dukuritë negative në LSHK kanë shkruar edhe shkrimtarë të tjerë që nuk janë pajtuar as pajtohen me parregullësitë që e kanë kapërthyer atë “lidhje” të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, alias, të kthyer në “lidhje” të LDK-së së Lidhjes së Komunistëve të KSA të “Kosovës dhe Metohisë”! Si e tillë, “lidhja” e leshit e LSHK-së, është shndërruar në lidhje të lidhjeve “patriotike” e “shqiptare” të “komunistëve të kuqë”jugosllavë e shqiptaro-titistë, dhe, nuk ka mbetur më asnjë grimë vlere prej saj!... Çuditërisht, ajo “lidhje” e ka marrë tatëpjetën prej qenies kryetar i saj të z. Adem Demaçi dhe silarvave të tij “patriotike” e “kombëtare”, me pasardhësi të liga vëllamnike e motranike shqiptaro-titiste!...
Apo, te “shqiptarët” fajet nuk i ka kërkush, asnjë i bemë që vjen me porosi në krye të asaj lidhjeje që do duhej e duhet humbur farën dhe të gjitha fijet e socrealizmit “komunist” jugosllav e shqiptaro-titist, e, të mos flasim për rrënjët e saj “patriotike” e “kombëtare”, të cilat kanë lulëzuar e po lulëzojnë pa pushim dhe i kanë vënë vetes kusht për ta zëvendësuar Rilindjen Kombëtare Shqiptare, me tituj të mëdhenj “shkencorë”-plagjiatorë, që i kanë marrë me lidhje të shkollave të natës e të “uratës”!...
Ata që e kanë kapur “institucionalisht”, të ashtuquajturën “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”, ose, ta quajmë ndryshe Lidhja e leshit “komunist” shqiptaro-titist, e cila, që prej pasluftës së UÇK-së, e deri më tash, po shfrytëzohet prej klaneve kriminale e grupeve të organizuara të krimit “institucional” e “institucionalist” të “institucioneve ‘tona’ të viteve të ’90-ta”(!)…
Parë zhvillimet e derisotme dhe rrjedhat, është absurd të mos shqetësohesh për “vlerat” që e kanë mbërthyer “kokën” e kombit “Kosovar e kosovarist”, për të qenë tjetër prej shqiptarëve, ose, për t’i përpirë në vete të gjithë ata shqiptarë që nuk mendojnë me kokën e tyre dhe vrapojnë pas ndonjë ashti, siç thonë: “Si Muça pas daive!”… Dhe, fatkeqësisht, të tillë “shkrimtarë” e “poetë” ka me bollëk, që janë bërë si mizat që s’i pret asnjë bisht!...
Prandaj, si mund të besosh tek ata (“prijës”) dhe në atë “shoqëri” a “lidhje” që do ta faktorizoj(n)ë veten, për qëllime “intelektuale” kapricllëku e kapadaillëku, duke iu përulur e gjunjëzuar asaj (atyre) pakurrizorë të tjerë të leshit, me “krijimtarinë” e tyre?(Sic!)… Ata janë njerëz që duan të zhvatin gjithçka nga shoqëria, ashtu sikurse i ka mësuar shqiptaro-titizmi që i ka mbajtur në pozita e në prita antishqiptare, që, lëre se ta rruajnë me themel buxhetin e tagrapaguesve shqiptarë, por, po mundën të rruajnë dhe prapanicën, e, lëre që i bëjnë këto të zeza e të zeza tjera, po, edhe ato që i bëjnë, i bëjnë me një kretenizëm e fodullëk të papatë “atdhetarësh” kulmorë, që, lëre se janë të gatshëm ta bëjnë shtëpinë e tyre rrapitoll, por, edhe më të gatshëm janë që ta bëjnë shoqërinë shqiptare rrapitoll, sikurse në kohën e tyre të dashur të Titos e të Ibrahim Titos!...
Brenda lidhjes së leshit “komunist” e shqiptaro-titist të LSHK-së, po zihet gjithçka dhe gjithçka po punohet e po bëhet me fodullëk e kretenizëm të paparë. Lidhja e leshit e LSHK-së është bërë një “lidhje” pa parime bazë, elementare, prandaj, kanë zënë vend fodullëku dhe jotransparenca e një kretenizmi unik sjqiptaro-titist, që nuk ia gjen shoqin! Dhe, ata që e kanë kapur “institucionalisht”, të ashtuquajturën “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”, ose, lidhja e leshit “komunist”-shqiptaro-titist, që, prej paskuftës së lavdishme të UÇK-së, është dashur të udhëheqet prej krahut krijues të luftës për liri e për Shqipëri dhe jo prej shqiptar-titistëve të rafinuar që po hanë me dy e tri lugë, e, besa, edhe me grusht(!), krejt çka po u lihet në “dorë”, dhe, po e shfrytëzojnë atë “lidhje” si të ishte pronë e tyre, që ua ka lënë Tita e shqiptaro-titistët, duke i ruajtur dhe mbrojtur interesat e tyre grupore e kulimoklanore, për ta mbajtur gjallë vetveten e tyre “patriotike” e “kombëtare” dhe socrealizmin e tyre “kulturor” e shqiptaro-titist “institucional”, “institucionalist” e “demokratik”. Dhe, kjo luftë e tyre tinëzare dhe e pashpallur, po ecën e po shkon, hap pas hapi, “komunistçe” e “demokratikçe”, siç e kanë projektuar dhe siç e kërkojnë “parimet” dhe “rregullat” e klanit udhëheqës “komunist”-“demokratik”, brovinist, galicist e kadollist&Co! Dhe, fatkeqësisht, po ecën pa asnjë pengesë kombëtare, për realizimin e synimeve të tyre puro “patriotike” e “shqiptare”… Dhe, po shihet qartë se, tash e dy dekada pas luftës së lavdishme të UÇK-së, po e mbajnë gjallë, me finokëri të paparë, socrealizmin “kulturor” serbo-jugosllav e shqiptaro-titist!...
Këtë që e shpalosëm më lartë, e dëshmon katërcipërisht edhe i ashtuquajturi “Festivali Ndërkombëtar i Poezisë ‘Drini poetik’”, mbajtur në Prishtinë-Prizren dhe Kukës, më 9-10 qershor 2017, dhe revizta “Metafora”, nën udhëheqjën e LSHK-së së leshit komunist e shqiptaro-titist!...
Ç‘është e vërteta, neve, na ftoi një shok për përurimin e librit të tij poetik, kushtuar Çamërisë dhe, natyrisht, vajtëm me disa shokë, pa asnjë përtesë, por, kur vajtëm aty, kuptuam se ai libër promovohej nën tutelën e Lidhjes tashmë të leshit “komunist” e shqiptaro-titist, galicisto(kralicisto)-kadollist, ku, vlerat tona kombëtare dhe “vlerat” e socrealizmit shqiptaro-titist ishin futur në një thes kryemadh të kohës më antishqiptare deri në ditët tona!...
Aty, shihej se ishin përgatitur ftesa në mënyrë mafioze dhe secili poet e shkrimtar dhe “poet” a “shkrimtar” që ishte ftuar enkas, duhej ta gjente emrin e vet, ku, natyrisht, kuptohet se nuk ishte emri i im dhe i shumë të tjerëve që nuk pajtohen me udhëheqjen e leshit të LSHK-së, e cila po e ruan dhe riafirmon “vlerën” e vet të koordinuar “komunsite”-“demokratike” të socrealizmit jugosllav e shqiptaro-titist, që, fatkeqësisht, po e mbështet, në mënyrë shumë të “vetëdijshme”, edhe Tirana dhe shkrimtarë e poetë të mirëfilltë…
Përgjegjës për gjendjen e krijuar në LSHK, ose, në lidhjen e leshit “komunist” shqiptaro-titist, janë, pa as më të voglin dyshim, Shyqri Galica (Lexo: Kralica) dhe Abdyl Kadolli, të cilët, tash e sa mandate nuk lënë diell të nxejë brenda lidhjes shqiptare të shkrimtarëve shqiptarë, por, imponojnë “vlerat” e veta për vlera që duhet t’i respektojë, detyrimisht, secili anëtarë, por, jo edhe vetë ata, si “poetë” e “shkrimtarë” të njohur e të mëdhenj që janë! Ata, edhe pas kuftës së lavdishme të UÇK-së, po vazhdojnë ta udhëheqin “Lidhjen” me metodat e njohura “patriotike” e “kombëtare” të cilave u kanë shërbyer me pietet edhe në mbretërinë e Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”! Për pisllëkun e krijuar “paqëllimshëm” në këtë “lidhje” të leshit “komunsit” e shqiptaro-titist, nuk i kanë fajet vetëm dy të përmendurit më lartë, por, edhe kryetarët e asaj lidhjeje të leshit pas luftës së lavdishme të UÇK-së, për poshtërsi e parregullsi të të cilës lidhje kemi shkruar disa herë, edhe më parë, dhe, për fatin e keq të poetëve e shkrimtarëve të paanshëm politikisht e kombëtarisht, “Lidhja” e leshit po e ruan dhe rikujton përditë e më bindshëm nostalgjinë për socrealizmin e Titos dhe (sh)krimtarët e tij të socrealizmit titist e shqiptaro-titist(!), prandaj, ne (disa) u detyruam të largohemi nga salla për përurime e “Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”(!)
Është për t’u habitur e çuditur se në LSHK, tash e dy dekada rresht, nuk funksionon asgjë dhe LSHK është shndërruar në një lidhje leshi “komunistësh” të njohur “demokratë”. Shakaxhinjtë e “Pavarësisë” së “Kosovës Republikë” janë shndërruar edhe në shakaxhinjë të LSHK-së së lëshit!… Ata, si në kohën e Titos së tyre të dashur, po fabrikojnë natë e ditë “shkrimtarë” e “poetë”, për të qenë vetë, gjithmonë, në krye të tyre, të veshur katarrosh me “pushtet”, se, ashtu i ka mësuar Tita dhe na i ka lënë kudo në prita!...
Faji, për të gjitha të “mirat” shqiptaro-titiste që na kanë mbërthyer keqas dhe “kosovarçe”(antishqiptarçe), kryekëput, i ka “krahu i luftës së UÇK-së” brenda saj, i cili, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, të gjitha organizatat dhe insitucionet i la në duar të “institucioneve dhe të institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta”, në duar të shqiptaro-titistëve dhe këlyshëve e ku(a)dr(o)ave të tyre “veteranë”, “luftëtarë” e “demokratë”, sikurse i la mediat e të gjitha llojeve dhe niveleve e tok me to edhe Lidhjen e Leshit (LSHK), ku, përditë e më shumë po i forcojnë pozitat e tyre “patriotike” e “kombëtare” pasardhësit e rafinuar të shqiptaro-titistëve da(m)utdemaku-çkoviçistë e nazmirrahmani-noviçistë&Co, të cilët, janë bartësit, faktorët dhe fajtorët kryesorë të krejt kësaj gjendjeje kaq “patriotike” e “kombëtare”, që po mbretëron tash e dy dekada në “Republikën e Kosovës”, nis e sos – UDB e KOS!...
Prandaj, UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë&Co, akademykçe, nallbanologjikçe e lshkistçe, po luten dhe po këndojnë në kor, pa pushim, fetarçe e jofetarçe:
Bëje, Zot!
Krejt lesh!
Që e mira,
T’jet’ prej nesh!
Bëje, Zot!
Krejt llugë!
Që e mira,
T’na jet’ n’lugë!...
Burojë, më 10 Qershor 2017