SFILATITISTËT NË PUSHTET
28/12/2021 05:54
OPINION
SFILATITISTËT NË PUSHTET

Tafil DURAKU
Duke e shikuar televizion ABC, rastësisht, më rastisi ta shohë emisionin e titulluar “Tiranë-Prishtinë, ku gabuam?” të sfilatitistit Baton Haxhiu, i cili, nuk la kujt pa i shërbyer, deri edhe këlysh i Stanishiçit. Dhe, po ta shikojmë pakës më thellë çështjen, do duhet t’i bënim disa analiza, mirëfilli, për të mos na ndodhur këto që po na ndodhin pas luftës së lavdishme të UÇK-së, duke mos dashur ta shohim çështjen “ku gabuam” dhe ku po gabojmë në vazhdimësi e ku po na çojnë gabimet e njëpasnjëshme të sfilatitistëve të vjetër dhe të rinj në pushtet. Bile, të sfilatitistëve që po e bëjnë Tiranën shqiptare lesh e përshesh sfilatitistësh që po u japin hapësirë televizionet shqiptare, se, për ato të Prishtinës shqiptaro-titiste e neotitiste, nuk ka nevojë të flitet, pasi që përcaktimi i tyre final është ruajtja dhe kultivimi i frymës jugosllave e shqiptaro-titiste të “Bashkim-Vëllazërimit”, antishqiptare deri në çmendi.
Fatkeqësisht, ky rezultat, po shihet në çdo pore të jetës së shqiptarëve, edhe në Shqipërinë londëriane.
Në emisionin e datës 26 dhjetor 2021, ku ishin të ftuar njëfarë Halil Matoshi (që përfaqësonte shqiptaro-titizmin) dhe analisti i njohur shqiptar, Fitim Zekthi, u panë qartë orientimet e dy shqiptaro-titistëve të njohur të pushtetit serbo-jugosllav të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë” (Batonit e Halilit&Co) karshi Fitimit shqiptar&Co, e cila, edhe 22 vite pas luftës së UÇK-së, është në zor të madh prej shqiptaro-titistëve e neotitistëve sfilatitistë në pushtet, që po e fusin edhe Tiranën shqiptare në hapësira me mjegulla “shqiptare”, të kamufluara nën petkun e patriotizmit e shqiptarizmit të rrejshëm “kombëtar”.
Halil Matoshi, aifarë (k)”analisti” i njohur, doli me disa teori që ua kalonte edhe serbëve të Beogradit e shkieve të Prishtinës, duke e quajtur Kosovën e trepushtuar shqiptare si të “aneksuar nga Shqipëria”, sepse, sipas atijfarë Mu(a)toshit, “kurrë nuk kishte qenë krahinë e Shqipërisë, por, e Serbisë po”(Sic!)
Madje, lufta e UÇK-së, sipas Mu(a)toshit, ishte “një konflikt”, siç e paraqet edhe Serbia në të gjitha takimet rajonale e ndërkombëtare…
Se, aifarë Halili dhe Batoni nuk e befasojnë asnjë shqiptar të Kosovës shqiptare, me mend në kokë, tashmë, është e qartë, por, shqiptarët dhe Shqipëria duhet ta dinë qartë dhe saktësisht cilat janë synimet e tyre “shqiptare”, që i bilbilosin në çdo emision televiiziv, që menaxhohet nga disa moderatorë të njohur “shqiptarë”, të cilët, në emisionet e tyre të njohura “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, i ftojnë vetëm bashkëmendimtarët e tyre shqiptaro-titistë e neotititistë, sfilatitistë të njohur e të panjohur, duke ua imponuar qytetarëve shqiptarë politikat e Beogradit, me ata që flasin shqip dhe mendojnë serbisht e jugosllavisht, si Halili&Co dhe shumica e “shqiptarëve” të Prishtinës, që po u jep hapësirë Tirana.
Kur jemi këtu, duhet ta themi të vërtetën në sy të të gjithë shqiptarëve, se, lufta e UÇK-së nuk është bërë për ta pavarësuar Kosovën nga Shqipëria, por, për t’ia bashkangjitur atë Shqipërisë, sipas Betimit të njohur të UÇK-së, të cilin Betim e shantazhuan dhe e shkelën sfilatitistët, shqiptaro-titistë e neotitistë të LDK-së&Co, së bashku. Dhe, këtu, është gabimi themelor i Tiranës dhe Prishtinës, sepse, Tirana ra pre e titistëve e neotitistëve sfilatitistë të LDK-së&Co, që e vërshuan Tiranën dhe Shqipërinë gjithandej, duke qenë edhe “këshilltarë” të shqiptarëve në pushtet atje (në Tiranë).
Fatkeqësisht, në Tiranë, politikat “patriotike” e “kombëtare” të sfilatitistëve kanë ndodhur edhe para viteve të ’90-ta, kur Tiranën e kanë vizituar sfilatitistët e njohur të politikës e kulturës së socrealizmit jugosllav, me leje të Beogradit e në marrëveshje të fshehta me të, ku kanë krijuar baza të “shëndosha” të “patriotizmit shqiptar”, pasojat e të cilit po i vuan i gjithë populli shqiptar në trojet e veta Etnike…
Shkurt dhe shqip, sot, po ballafaqohemi me “njerëz të luftës”, që po i përndjekin egërsisht, më egërsisht se kurrë më parë shqiptarët, njerëzit e mirëfilltë të luftës për liri e për bashkim kombëtar. Dhe, këto janë gabimet që nuk mund t’i falen as Tiranës dhe as Prishtinës shqiptare të UÇK-së, që u bënë e po bëhen në kurriz të luftës së UÇK-së dhe njerëzve eminentë të saj, të cilëve, sfilatitistët, nuk duan t’ua dëgjojnë as emrin, as për punën e tyre politike e kombëtare për të ardhur deri te lufta shqiptare për bashkim dhe liri kombëtare.
Ne, shqiptarët, nuk luftuam politikisht, as kombëtarisht, për të na udhëhequr tash sfilatitistët si Batoni&Co. Dhe, Tirana shqiptare, duhet ta ketë në konsideratë këtë të dhënë reale.
Sfilatitistët si Batoni e Halili&Co, nuk gabuan në asnjë prej objektivave të politikave të tyre “patriotike” e “kombëtare”, sidomos, duke e instaluar sfilatitizmin në Tiranë dhe kudo në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare, tash e shkuar tre dekadash, sepse, një gjë të tillë “patriotike” e “kombëtare” ua mundësoi Tirana “shqiptare” pasenverhoxhiane, që u bë turpi i botës.
Po, duhet të shtrohet pyetja: Ku u gabua UÇK-ja?
Po, thuaj, ku s’u gabua UÇK-ja, udhëheqja e saj?!
UÇK-ja u gabua që në hapat e parë, sepse, mendoi asokohe që lufta e saj shqiptare mund të fitohej me sfilatitistët e njohur “shqiptarë” dhe me kategoritë sfilatitiste të të “burgosurve politikë shqiptarë” në Jugosllavi. Këtu, u gabua trash! Trash, e, pa mend në kokë!... Sepse, e kemi thënë e rithënë shpeshherë: Aq sa mund të hyhet dhëndërr me halete të huaja: - po aq mund të fitohet lufta e UÇK-së me udbashët “shqiptarë” të Prishtinës, me sfilatitistët e LDK-së&Co! Me shakaxhinjtë e “Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, me në krye Ibrahim Rugovën&Co e tij ‘patriotike” e “kombëtare”!...
Duke e shikuar TV abc, me temën “Tiranë-Prishtinë, ku u gabua?”, dhe, duke i dëgjuar gomarllëqet e Halilit të mjerë, ish-këshilltarit të luftëtarit R. Haradinaj, po e shohim edhe më qartë se ku e kanë shpënë “krahun e luftës”, këshilltarët si Batoni, Halili, Shkëlzeni, Vetoni, Blerimi dhe kompanitë e tyre sfilatitiste.
Prandaj, nuk është aspak çudi që sfilatitistët i kemi edhe sot në pushtet, ndërkaq, luftëtarët e UÇK-së, nëpër burgje e gjykata… Kjo është pasqyra! Dhe, kjo pasqyrë duhet t’ua zbardhë shqiptarëve realitetin e hidhur që po u ndodhë, para hundës së tyre dhe para syve të tyre, veç nëse këto i kanë për dukje!...
Sfilatitistët nuk munden kështu, duke i stimuluar dhe privilegjuar, por, munden duke ua shkurtuar të gjitha burimet financiare që ua rimburëson Serbia, ndërkombëtarisht, veç Prishtinës, edhe në Tiranë!...
Burojë, 27 Dhjetor 2021