SATIRË / ERË MIS(H)I – Poemë për MISS-et

09/03/2023 06:26

SATIRË

 

Tafil DURAKU

 

ERË MIS(H)I

Poemë për MISS-et

 

qe sa vite

na ndjek

robëria mis(h)

 

kush di

të më thotë

kohëve si kjo

 

në robëri të thellë

gjithë

kjo erë mis(h)i

 

hije

a

ka

 

mikja ime

e di

mëse miri

 

ajo gëzohet mje(sht)rimisht

ndërron dhe fton

juritë

 

eni sonte

u kam miq

shtëpie

 

unë

kam mis(h)in

më të mirë

 

unë kam

kofshën

më të lirë

 

unë kam

trupin

më të shtrirë

 

përherë

me qejf konkurroj

për mis(h) kosove

 

konkurroj

për mis(h) evrope

dhe më larg

 

ç‘kofshë shiten

ç‘gjinj

ç‘vithe motmotesh

 

çdo njeri e di

sa zor është

të zgjedhet gjithë ai mis(h)

 

kanë punë juritë

kanë punë

të rëndë

 

sa mis(h)in

duhet

provuar

 

sa mis(h)in

duhet

prekur

 

sa mis(h)in

duhet

shijuar

 

për ta zgjedhur

mis(h)in

më të mirë

 

ç‘janë sëmurë

borgjezët

e rinj

 

ç‘u vlojnë gjakrat

kur u defilojnë

para syve mis(h)et

 

kuku për ju

kohë

ç‘u ka gjetur

 

pa e provuar

mis(h)in e Kosovës

a e dini ç‘është mis(h)i

 

sa i ëmbël

është

mis(h)i i robërisë

 

vetëm ahengtarët

e përjetshëm

e dinë

 

dhe palla s’u ha

për kohët

e Kosovës

 

vetëm mis(h)et

u interesojnë

atyre

 

përvjet

mund të konkurrojnë

mis(h)e të reja

 

ato

edhe mis(h)et e mëparme

mund t’i shoqërojnë

 

juritë provojnë

të gjitha mis(h)et

me përvojë

 

mis(h)et

e njoma

ç‘shije kanë

 

miza

në mjaltë

a shkojnë

 

di kush

të më thotë

kohëve

 

a hahen

gjithë këto mis(h)e

mbështjellë me gazeta

 

a hahet jeta

me këto mis(h)e

të nxehta

 

vetëm juritë

e dinë

atë punë

 

e bëjnë vërtetë

me hatër

a me dhunë

 

zor është sigurisht

mis(h)in më të mirë

për ta zgjedhur

 

kanë punë juritë

me plaka

të reja

 

kështu kalohet

në robëri

gëzimi dhe hareja

 

punë e madhe

ç‘thonë të tjerët

kudo futem tëra sherret

 

shumë mis(h)e

me shishe

duhet provuar juritë

 

e ca e ca të fshehta

juri

pas tyre

 

kushedi

ç’prova

bëjnë

 

mos ma shihni për të madhe

pse i dua kaq shumë mis(h)et

në kohë robërie

 

dhe s’e shtyj

për asnjë ditë

zgjedhjen e mis(h)it

 

s’na ha palla ne pse me shekuj

dënohen shqiptarët atë ditë

me nga 107 vjet burg çdo vit

 

as për Kosovë e bij të saj

as për bija s’na ha palla

duam ligje Serbie në çdo sallë

 

kështu na mësojnë pa pushim

donatorët “atdhetarë”

me “Ekstradragushën” në krye

 

detyrohen prandaj

mis(h)et

të lyhen mirë e mirë

 

të duken bukur

të kanë erë

dhe shije

 

urdhëroni

juri

urdhëroni

 

mis(h)e

të mira

e të lira

 

urdhëroni

vraponi

gjer në cak

 

askujt

copë

s’i ra fytyra

 

Evropa

s’ka këtu

gisht

 

faji është yni

për gjithçka

e për çdo cak

 

mis(h)e të lyera

mis(h)e të mira çdo kohe këtu

mis(h)e bythëpërlyera

 

për juri

e sponsorë

sa maska aq maskëfytyra

 

sillen

dhe mbështillen

juritë e shkreta

 

kështu e ka

koha

kështu e do jeta

 

para sa të duam

marrim nga vëllai

nga vëlla-yni shkau

 

ne

e përkrahim

”Ekstradragushën”

 

ai plot mis(h)e

na e mbush

fushën

 

ne po tallemi

me tanët

pa protestë njerëzie

 

armiku prandaj

po qeshet me ne

si me arinjtë

 

vetëm ”Bota e Re”

gjen

pak arsye

 

në shenjë proteste

përkrahjeje

studentëve të dënuar

 

shtyn manifestimin

e përvjetorit të saj

jubilar

 

e juritë për mis(h)

në anën tjetër

gëzuar këmbëekrye

 

zgjedhin

mis(h)in më të mirë

për vitin 1997

 

të tjerat bëhen

gati

për mis(h)et që vijnë

 

punë e madhe për ta

do ta ketë apo jo

Shqipëria lirinë

 

medet

erë mis(h)i e jurish përzier

në çdo kohë robërie

 

Marrë nga “Fjala jonë”, Nr. 10 - 1997

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode