SA PARA QË PASKA KY EDI RAMA MORE QERRATA!
12/03/2018 16:25
POEZI SATIRIKE
Arben DUKA
SA PARA QË PASKA KY EDI RAMA MORE QERRATA!
Një revistë “e vogël”,
gozhdë të madhe nguli,
sa fort që të dhëmbi,
more shoku Luli!
Dihet puna jote,
që gjë s’ke pranuar,
dhe the-si gjithnjë:
“Rama ka paguar!”
Gjer në Amerikë,
Rama ka bërë lojën,
që ty dhe PD-së,
të të nxjerri bojën!
Kjo punë e lobimit,
ka një vit që thuhet,
po nga kundërshtarët,
s’u këmbëngul sa duhet!
Po u desh një media,
e dorës “së dytë”,
të bënte një shkrim,
që na hapi sytë!
Këtë radhë-o Lulkë,
je futur në rreth,
po ti prapë shigjetat,
tek Rama i heth!
Këtu je mësuar,
që flet pa doganë,
këtë radhë “armiqtë”,
janë amerikanë!
Dhe me idiotizma,
ti dot s’ua del,
se ata zhbirojnë,
deri në themel!
Ata janë seriozë,
more Lulëzim,
shkuan në tri shtete,
për një faqe shkrim!
Çdo gjë me detaje,
e kanë kopsitur,
sa ty në ekstrem,
të kanë çoroditur!
Dhe në gjithë planetin,
ta përhapën famën,
po ti mbas çdo gardhi,
shikon Edi Ramën!
Rama ka paguar,
tutje e tëhu,
edhe Vllahutinin,
edhe zotin Lu!
Edhe kur BE tha,
nga çadra dil,
i pagoi Rama,
the si karafil!
Rama të gjithë Botën,
e ka korruptuar,
se me para droge,
qenka pasuruar!
As verdhesh-as kuqesh,
kur flet badjava,
po këto prrallushka,
Bota nuk i ha!
Kësaj radhe keq,
të kanë zënë mat,
ç’të të bëjmë ne,
që je i pa fat!
Po si është e mundur,
një vend i pabrekë,
paguan lobingje,
Me miliarda lekë?!
Po prapë-o qyqar,
dhe pse fort lobove,
më keq se çdo herë,
vjet u shkatërrove!
Na mendon se jemi,
ca fise Zulu,
me një foto namin,
do bëje këtu!
Rusët-realisht,
s’janë armiqtë tanë,
po duhet ta dimë,
ty-përse t’i dhanë?!
E ke zëmëruar,
shumë keq Amerikën,
në ditët më pas,
do dëgjojmë muzikën!
Them në dy faqet,
do të puthi halla,
Presim të na shpallesh,
non-grata si Llalla!
DITA