RROFTË UDB-a LDK!
05/11/2020 20:08
OPINION
RROFTË UDB-a LDK!
Tafil DURAKU
Jemi dëshmitarë të gjallë të veprimtarisë antishqiptare të LDK&Co e saj të njohura e të panjohuar, anekënd botës, që quhen UDB dhe KOS. UDB-a LDK ka emër, mbiemër dhe reputacion të njohur jugosllav, përvojë e përlojë antishqiptare që nuk ka askush tjetër në trojet etnike shqiptare, dhe, po na e humbë me KOS!... (Bah!)
Hiletë e derisotme të UDB-së LDK, parë në çdo valë antishqiptare, janë të paprecedente. Janë të tilla, sepse, të njëjtat punë antishqiptare i ka kryer edhe më parë, nën sundimin e trefishtë serbo-jugosllav e shqiptaro-titist shekullor, LKJ-isto – LKK-istë.
UDB-a LDK&Co është ajo që u ka duartrokitur ofensivave serbe kundër UÇK-së, në Drenishtë (Drenicë) dhe kudo, në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi. Vazhdimisht, UDB-a LDK e ka sharë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe bartësit e saj.
UDB-a LDK&Co, është ajo që po u duartroket arrestimeve të eprorëve të lartë të UÇK-së, deri edhe arrestimit mbrëmë të Jakup Krasniqit dhe sot aktakuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, sidomos, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, për t’ia zënë vendin edhe në mënyrë jokushtetutese.
Këtyre proceseve u kanë paraprirë raportet e sajuara të UDB-së LDK (Të Eqës e Isë Keqes), ato të Beogradit dhe të miqve të tij antiUÇK dhe antishqiptarë, Karla Del Ponte e Dick Marty etj.
Por, të jemi plotësisht të sinqertë dhe realë, askush nuk ka faje më shumë për këtë gjendje sesa shtabi politik dhe ushtarak i UÇK-së: Azem Syla, Hashim Thaçi, Sylejman Selimi, Kadri Veseli, Ramush e Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokë të tjerë të UÇK-së, që, për interesa të tyre personale, familjare e kulimoklanore, e rehabilituan krejt UDB-në me farë e me fis (dhe KOS-in), i dhanë pushtet të paprekshëm, që e gëzonin vetëm në kohën antishqiptare të Titos e të Millosheviçit.
Kjo gjendje antishqiptarre, po del jashtë çdo kontrolli.
Fajet për këtë gjendje, të keqe ekstremisht, i ka edhe Tirana shtetërore, sepse, ka qenë dhe është detyrë e saj parësore ta ketë nën kontroll çdo situatë dhe çdo lëvizje të mundshme antishqiptare, antishtetërore dhe antikombëtare.
Prandaj, nuk na ka mbetur tjetër vetëm të bërtasim me zë dhe me forcë shqiptare, duke brohoritur:
Rroftë UDB-a LDK!...
Sepse, na i ka prishur të gjitha marrëdhëniet me miqtë tanë evropianë e ndërkombëtarë dhe me SHBA-të, duke i ruajtur pozitat e saj “patriotike” e “Kombëtare”, për forcimin e Serbisë dhe dobësimin, përqeshjen e përbuzjen e UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë …
Prandaj, rroftë UDB-a LDK!... (Bah!)
Burojë, më 5 Nëntor 2020