RRËSHQITJE IDEORE KAH SHQIPTARO-TITIZMI
10/04/2017 18:35
Analizë&Opinion
RRËSHQITJE IDEORE KAH SHQIPTARO-TITIZMI

Shkruan: Tafil DURAKU
Që nga paslufta e lavdishme shqiptare e UÇK-së, është hetuar një lloj rrëshqitjeje ideore, joparimore, kah shqiptaro-titizmi “patriotik” e “kombëtar” shqiptaro-titist, (pro)jugosllav. Kjo rrëshqitje, nga vëzhgues të hollë të mendimit shqiptar, padyshim, është parë dhe hetuar në çdo hap të ecjes së saj “patriotike” e “kombëtare”, këto tetëmbëdhjetë vjetët e pasluftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së.
Shumë “media” e “portale”, për të bërë emër e për të rrahur gjoks se “jemi dikushi”(!) kanë hapur media dhe portale të shumta, pa koncepte të qarta ideore a ideo-artistike, pa koncepte të qarta politike e kombëtare, dhe, shumë natyrshëm, është pritur se, herët a vonë, do bien pre e politikës së ideuar “kulturore”, “patriotike” e “kombëtare” shqiptaro-titiste, pre e politikës së kulluar “akademike” e “mediale” shqiptaro-titiste.
Thjesht, kanë rënë e po bien pre e vazhdueshme në krahët e shqiptaro-titizmit të rafinuar “akademik”, “patriotik” e “kombëtar”, politik e medial, pikërisht, falë paparimësisë dhe pakonceptualitetit të tyre ideor e kombëtar, sepse, janë nisur, siç thonë, si “Muça pas daive”(!), mos helbete, del diçka e bëjmë emër të madh, e, bëhemi dikushi!... Ata “emra të mëdhenj” e “dikusha”, përditë po e tregojnë veten e tyre në përqafim të shqiptaro-titizmit “kulturor”, “medial” e “akademik”, duke censuruar debate e reagime, edhe të ashpra, për të mirën e kombit e atdheut shqiptar.
Janë nisur një udhe e rrugëtimi, pa e bërë mend dhe pa e menduar fare se lufta ideore është ajo që i prin çdo lufte tjetër dhe ajo luftë bëhet edhe më e vështirë kur përballen e konfrontohen idetë shqiptare me ato para“politike”, “mediale” e “akademike” shqiptaro-titiste. Prandaj, shumë Redaksi të mendimit “ndryshe” prej shqiptaro-titistëve, sot, kanë rënë e po bien vazhdimisht në përqafimin finok të asaj ideologjie puro “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, siç ka qenë në kohën e Titos, bile, për çudi të të gjithëve, po e rehabilitojnë edhe më shumë, duke ia zgjatur jetën dhe duke i mundësuar shtrirje ideore, “mediale” e “akademike”, pa kufij!...
A e dinë redaksitë e tilla, të “pavaruara” e “patriotike”, se “lufta” bëhet përmes ideve?! Dhe, se, idetë janë ato që e çojnë njerëzimin, kombin, shtetin dhe botën përpara! Po t’i dinin themelet e konceptimit të tillë ideor, politik dhe artistik, njerëzor, sigurisht, nuk do binin pre e politikave “patriotike” e “kombëtare”, “akademike” e “mediale”, shqiptaro-titiste…
Kjo që po ndodhë sot, nuk është asgjë tjetër pos një rrëshqitje ideore, politike, “patriotike” e “kombëtare”, drejt ushqimit të përditshëm e të përnatshëm ideor e ideologjik, “medial” e “akademik” shqiptaro-titist!...
Censurimi që po i bëjnë disa media e portale mendimit ndryshe prej shqiptaro-titizmit të rafinuar antishqiptar, është joparimor dhe antishqiptar, sepse, ato, me apo pa qëllim, po dalin në mbrojtje të mendimit të parapaguar, të mbrojtur e të financuar mirë shqiptaro-titistçe, “akademikçe” e “shkencorçe”!...
Dhe, për fund, pa dashur të zgjatemi në këtë shkrim, do ta përmbyllim me mendimin e një prozatori tonë të njohur, se, nëse vazhdon kështu si ka nisur, citojmë: “Nuk duhet të çuditemi, kur, një ditë, do t’ia qesin minarenë Institutit Albanologjik dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!...” Dhe, të përfundojmë se shqiptarët, ata më shqiptarët, as kanë punuar, as punojnë dhe aq më pak do të bien pre e mediave dhe portaleve të parapaguara, që mbrojnë ideologjitë e një llamtakëmi “akademik” e “medial” shqiptaro-titist!...
Duhet ta themi, që këtu, se lufta e jonë bajoeçerçiztopulliane nuk është bërë për pite e për pula, duke i ndarë e ngrënë me shqiptaro-titistët dhe me kategorinë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, por, është bërë për parime, me koncepte të qarta për një Atdhe e për një shtet Shqiptar, për të ndarë e gëzuar gjithçka me popullin shqiptar. Prandaj, nuk ua kemi firkën as atyre “redaksive” që kërcënojnë hapur luftën tonë ideore e parimore kombëtare, në emër të shqiptaro-titizmit “patriotik” e “kombëtar”, “akademik”, “politik” dhe “medial”!…
Prandaj, të gjithë duhet ta dinë se mosrespektimi i mendimit ndryshe dhe censurimi i tij, moszhvillimi i një debati konstruktiv, për tema të caktuara, duke mbrojtur vijën ideologjike të shqiptaro-titizmit “patriotik” e “kombëtar”, “medial” e “akademik”, është sa jonjerëzor, po aq edhe antishqiptar. Ne, nuk luftuam për të vazhduar në rrugën e shqiptaro-titizmit “medial” e “akademik”, sepse, as kemi qenë të rreshtuar me shqiptaro-titistët dhe as jemi pjesë e mendimit të tyre “patriotik” e “kombëtar”, “medial” e “akademik” dhe apelojmë që të mos bëhet censurë në emër të shqiptaro-titizmit të (para)paguar “medial” e “akademik”!... Ne, bëmë e do bëjmë luftë për parime kombëtare e shqiptare, njerëzore. Prandaj, redaksitë, e mira e së mirës është që të mos bëjnë asnjëlloj censure që do ta dëmtojë ecjen drejt dhe shëndetshëm në rrugëtimin tonë për ta bërë Shqipërinë.
Burojë, më 5 Prill 2017