RIBOTIM / REAGIM: TË GJITHË KRAHËT “SHQIPTARË” TË SERBISË
01/09/2020 08:30
RIBOTIM / REAGIM
TË GJITHË KRAHËT “SHQIPTARË” TË SERBISË
Tafil DURAKU
Ka kohë që “Botës sot” i është shtuar edhe një krah tjetër “shqiptar”. Ai krah tjetër “shqiptar” është “Bota press”. Edhe ai krahu “tjetër” shqiptaro-titist ka punuar dhe ka qenë në ‘kombëtaren’ “Bota sot” dhe ajo “kombëtare” ka thënë e çka s’ka thënë, kuluareve e kanaleve të UDB-së e të KOS-it, ka shkruar e çka s’ka shkruar nëpër faqet e zeza të saj, ka shpifur e çfarë s’ka shpifur për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe për njerëzit e saj veteranë. Ka folur e shkruar zi e terr, siç flet edhe sot e gjithë ditën. Por, pyetja që duam ta shtrojmë këtu është: A duhet t’u besojë opinioni shqiptar, në radhë të parë, EULEX-i dhe organet e tjera të drejtësisë ndërkombëtare shpifjeve ordinere, me pasardhësi LDK-iste dhe shqiptaro-titiste, në kurriz të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj? Madje, a duhet t’u besojë “të vërtetave” që shkruhen e rishkruhen me porosi për komandantët e vrarë pabesisht të UÇK-së?... JO.
Pse themi jo? JO! Sepse, disa tituj pompozë ditëve të fundit dëshmojnë diçka tjetër, përkatësisht, dëshmojnë luftën speciale të atyre dy krahëve”shqiptarë” të Serbisë në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj veteranë. Ato punë të pamira që i ka kryer dhe i kryen Shërbimi sekret i Dr. Ibrahim Rugovës (SIA), pjesë e të cilit ka qenë edhe Gani Geci, duke vrarë me porosi komandantë e luftëtarë veteranë të UÇK-së, orvaten t’ia mveshin krahut tjetër – UÇK-së, me direktiva të shtypit të tyre të zi, si “Bota sot” dhe “Bota press”&Co. Shkojmë radhazi: Më 12. 5. 2014, “Bota sot” akuzon, citojmë: “Sandokani: Ne e kemi vrarë Ahmet Krasniqin, e plagosëm Sabri Hamitin, do t’i likuidojmë të gjithë përkrahësit e tyre!” Akuzë më të ulët e më të rëndë, më cinike e më antishqiptare, nuk mund të bëjë as armiku më i madh i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë. Pyetja që duhet të shtrohet, lindë vetvetiu: Po të ishte gjallë Sandokani, a do ta bënin një gjë të tillë patriotët “shqiptarë” të gazetave “tona” “patriotike” e “kombëtare”?!... Madje, akuzën e bëjnë pa e futur fare në thonjëza “të thënën” (“deklaratën”) e Sandokanit, që, domethënë, e kanë sajuar vetë, për interesa të veta !... Pra, qëllimi i botasotosauristëve dhe botapressosotosauristëve beogradosotosauristë paska qenë dhe paska mbetur: likuidimi i njerëzve të UÇK-së!... Likuidimi i komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë e të Shqipërisë-SHQIPËRI!...
Prandaj, Gjykata Speciale e EULEX-it e ka shumë të vështirë të niset pa një sopatë të mprehtë mendjeje e drejtësie në gjithë bjeshkët e larta të gënjeshtrave të lansuara përmes atyre dy gazetave “kombëtare”, të “patriotëve” dhe “shqiptarëve” të mëdhenj të LDK-së dhe të satelitëve të saj. Shtab i atyre gazetave janë LDK dhe PSHDK&Co. Po, ajo thënie që i mvishet Sandokanit, pa fije turpi as etike njerëzore, gazetareske, të “gazetarëve” të atyre dy gazetave të njohura “kombëtare”, është më shumë se cinike, për faktin se ai, Sandokani i famshëm, tashmë, “ha dhe”, është i vrarë në “vetëmbrojtje”!...
Madje, Sandokanit, i mvishen akuza tjera, të montuara në shtabet e atyre dy gazetave “patriotike” e “kombëtare”, se, kinse, ai paska thënë, citojmë: “Sandokani: Kush i pranon në shtëpi vëllezërit Geci do t’ia gjuaj shtëpinë me top!” As kjo thënie nuk është vënë në thonjëza, gjë që do të thotë dhe kuptohet hapur se është akuzë dhe trillim i montuar në kuzhinat serbe të LDK-së dhe “gazetarëve” të saj “patriotë” e “shqiptarë”(Sic!)…
Këto shkrime dhe shkrime të tjera të gazetës “kombëtare” “Bota sot”, dhe aleates së saj “Bota press”, nuk mund të merren për të vërteta nga asnjë gjykatë, sidomos, nga Gjykata Speciale e EULEX-it dhe nga Gjykata Ndërkombëtare për “Krime Lufte” të UÇK-së. Këtu, shtrohet një pyetje njerëzore dhe profesionale: Mos këto akuza që i bëhen Sandokanit të famshëm dhe luftëtarëve e komandantëve tjerë të UÇK-së, kanë për bazë fshehjen e krimit të organizuar LDK-ist e shqiptaro-titist? Këtë anë të “medaljes” duhet ta hulumtojë e ndriçojë në hollësi Gjykata Speciale e EULEX-it, si dhe Gjykata Ndërkombëtare për “Krime Lufte” të UÇK-së, për të mos rënë pre e gënjeshtrave, mashtrimeve, shantazheve e skenareve të LDK-së dhe aleatëve të saj “shqiptarë”. Pikërisht, kjo anë duhet të hetohet e ndriçohet, ana e LDK-së shqiptaro-titiste&Co. Një logjikë njerëzore e profesionale të çon në drejtim tjetër hetimi: Sa para u dhanë dhe sa para u premtuan për vrasjen e Sandokanit dhe të komandantëve e luftëtarëve tjerë të UÇK-së. Kush e shantazhoi atë luftë titanike, kush e shkeli betimin e UÇK–së, pos shqiptaro-titistëve UDB-asho – KOS-istë dhe aleatëve të tyre “patriotë”, LDK-istë&Co?...
Madje, hipotezat e njëfarë Gani Gecit se, kinse, citojmëi: “Abedin Rexha i ka marrë për vrasjen time 40 mijë franga zvicerane në Kopiliq”, “Bota Sot” e datës 16. 5 .2014, nuk qëndrojnë. A ka fakte të shkruara, apo, vetëm përralla e thashethëme të LDK-së dhe të spiunëve të saj “shqiptarë” e “patriotë”, të gazetave “patriotike” e “kombëtare”, “Bota sot” dhe “Bota press”. Kjo thënie qet në shesh taktika tjera, të sofistikuara, të një lufte speciale, të akuzave antishqiptare sui generis LKJ-LDK. Por, çështja duhet të shtrohet edhe më ndryshe: Sa para paska marrë Gani Geci për vrasjen e Sandokanit dhe sa para paska dhënë për “dëshmitarët” që dalin në mbrojtje të tij, kur ai vetë e pranon se Sandokanin e ka vrarë në “vetëmbrojtje”? Madje, Gani Geci, pas luftës së UÇK-së ka bërë atentat në autorin e këtij shkrimi (më 4. 11. 1999). Atentat të natyrës politike. Por, për atentatin kundër meje nuk u dënua deri më sot, edhe pse të gjitha faktet i disponojnë policia e UNMIK-ut dhe Policia Speciale e EULEX-it, fillimisht, polici ndërkombëtar Jon Holliday, të cilit ia kam dorëzuar edhe intervistën e Gani Gecit dhënë “Gazetës shqiptare”, ku deklaron se Sandokanin e ka vrarë në “vetëmbrojtje”!... Pastaj, policëve të Policisë Speciale të EULEX-it, 0745 dhe 1552. Për këtë atentat kanë shkruar e raportuar disa gazeta por jo edhe “kombëtarja” “Bota sot” dhe simotrat e saj, as gazetarët e tyre. Madje, kjo tingëllon edhe më keq dhe i ngarkon dyfish për krim të organizuar, kur është fjala për një poet, shkrimtar, publicist, gazetar, e, në veçanti për reporterin e parë të UÇK-së në Zonën e Operative të Drenicës. Për këtë atentat di Policia dhe Prokuroria e Kosovës, por, çështje më vete është fakti pse u hesht deri më sot? Pse nuk u dënua Gani Geci, as pesëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së?...
Plaga në kokën e Tafil Durakut dhe gjaku në dokumentet zyrtare,
Pas atentatit të kryer nga Gani Geci&Co
Atentati i Gani Gecit u “motivua” nga një shkrim imi për Sandokanin e famshëm. Madje, koordinatore e atentatit është njëfarë UDB-asheje me emrin Naime Beqiri (‘poete e shkrimtare”, me aktivitet të shtuar rugovist anti-UÇK), e cila, derisa isha në bufenë e Pallatit të Shtypit “Rilindja” (ku zbrita zyrtarisht), erdhi dhe e pyeti kolegen time të punës, Sh. Gashi, “Edhe sa kohë do të qëndroni këtu?” Ndërkaq, kolegia iu përgjigj: “Deri sa t’i pimë kafetë”… Naimja iku pa humbur kohë, shkoi në gazetën “Dardania” të Ali Mehmetajt (Kati II i Pallatit të Mediave), i tregoi antentatorit Geci se ku ndodhesha dhe, ai, pa humbur kohë, erdhi nga passhpina ime dhe ma futi revolen në kokë, duke më qëlluar në kokë dhe duke ma lënë në tavolinë një letër të nënshkruar nga disa komandantë të UÇK-së… Qëllimi i UDB-ashëve LDK-istë dihet: Ata dëshirojnë që atentatet e tyre politike e antishqiptare t’i qesin në “qërim hesapesh personale”(Sic!)… Besoj se gjaku i Komandant Sandokanit, i komandantëve dhe luftëtarëve të tjerë, si dhe imi, i kryer me direktiva të LDK-së, nuk do të shkojë huq.
Raporti mjekësor menjëherë pas Atentatit
Rastin e atentatit ndaj meje e di edhe Policia e Kosovës dhe “drejtësia” e saj. Po, pse heshtet tash e pesëmbëdhjetë vjetë, është çështje tjetër, është çështje për t’u hetuar seriozisht. Ku është drejtësia, në ç‘skuta policie e shërbimesh sekrete antishqiptare është strukur dhe rri me plot faqe të zeza. Kjo është një dëshmi tjetër, shtesë, se atentati i Gani Gecit është provuar të qitet në “qërim hesapesh personale”, por, duke i njohur mirë karremet e UDB-së dhe të KOS-it LDK-ist shqiptaro-titist, të “shqiptarëve” më të mëdhenj, nuk i kam lejuar vetes as familjes të biem në një grackë të tillë “patriotike” e “kombëtare”, siç dinë t’i kurdisin UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë të LKJ-LDK-së, madje, “Policia” dhe “Drejtësia” e tyre politike e parapolitike(!)…
Apo, nuk janë këta të gjithë krahët e Serbisë në Kosovën e pasluftës së UÇK-së, me dy krahët e tyre “patriotikë” e “shqiptarë”, “Bota sot” dhe “Bota press”&Co!?!... Pra, mbetet çështje kohe kur duhet të reagojë drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, kundër kriminelëve të vërtetë që bëjnë me gisht nga të tjerët, përmes gazetave më antishqiptare në historinë e shqiptarëve të kësaj pjese të Shqipërisë së trepushtuar “kosovaro”-serbo-ndërkombëtarisht, t’u tregohet vendi i vërtetë që meritojnë – burgu i përjetshëm!...
Dhe, ajo që na intereson të dimë përfundimisht, është fakti se a ka mbetur farë njerëzie shqiptare në këtë vatër të lashtë shqiptare, apo, e kanë pëshurrur përfare jugosllavo-shkiet, si LDK-ja e Ibrahim Rugovës&Co!?!...
Burojë, më 18 maj 2014
P. S.:
Është koha (pas 20 vjetësh) për ta pyetur hetuesinë, prokurorinë dhe policinë e “Republikës së Kosovës”, a është me popullin apo është me vrasësit dhe kriminelët ordinerë të LDK-së së Ibrahim Rugovës&Co, që kryejnë krime fizike, politike, financiare, ekonomike, gjyqësore, kulturore, administrative, shkollore dhe të natyrave të tjera, në kurriz të shqiptarëve. Edhe pas antentatit ndaj autorit të këtij shkrimi (poetit, shkrimtarit e publicistit dhe reporterit të parë të UÇK-së), krimineli Gani Geci jeton i lirë dhe kërcënon e vret njerëz të “fajshëm” dhe i lejohet të mbrohet me gënjeshtra e kanune, familjarisht!...
Kjo është fytyra e vërtetë anti-UÇK, vetë dora e zezë kriminale e LDK-së së Ibrahim Rugovës&Co!...
Më 1 Shtator, 2020