“REPUBLIKA E KOSOVËS” – HAMBAR I UDBASHO-KOSISTËVE “SHQIPTARË”

23/08/2020 07:09

OPINION

 

“REPUBLIKA E KOSOVËS” – HAMBAR I UDBASHO-KOSISTËVE “SHQIPTARË”

Tafil DURAKU

 

Sundimet e gjata, shekullore, në historinë e dhimbshme të Ilirisë e të Shqipërisë iliro-shqiptare, i kanë lënë pasojat e veta afatgjata, të rënda sa nuk mund t’i paramendojë kushdo. Parë realisht gjendjen, pasoja të shëmtuara ka lënë sundimi shumëshekullor Osman, dhe, së fundmi, sundimi i egër dhe i trefishtë, antishqiptar, serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, bullgar, malazez, grek etj.

Dhe, prej pasojave më të rënda, ka qenë dhe mbetët konstruktimi i modelit dhe zhvillimi ndër shekuj e breza i njeriut ‘politik’ antipopullor dhe antishqiptar (sipas përzgjedhjes negative të kuadrove), si detyrë parësore e pushtuesve. Shqipëria dhe vilajetet (sanxhaqet) e saj kanë shërbyer për hambarë të majmjes së aleatëve të besuar të atyre pushtuesve e poshtëruesve tanë, të “shqiptarëve” dhe të “burrave të mirë” e minjve të tallave. Populli shqiptar, në çdo kohë dhe shekull antishqiptar, ka vuajtur të zitë e ullirit…

Majmëria (pasuria) e të gjithë shërbëtorëve të huaj, renegatëve e tradhtarëve të popullit e shtetit shqiptar, sidomos, në KSAK, është shtuar e shumëfishuar, si pasojë e përzgjedhjes negative që bënë pushtuesit dhe copëtuesit e Shqipërisë, dhe, pas tyre, edhe pushtetarët e përzgjedhur “shqiptarë” të secilit pushtues e kolonizator, sipas shijeve e apetiteve të veta “patriotike” e “kombëtare”(Sic!)

Por, këtu, do të flasim vetëm për “Republikën e Kosovës” – hambarin e të gjithë UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-jugosllavë të bindur, të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë” (KSAK), dhe, tash, të “Republikës së Kosovës”.

Hambari i pasur i KSAK, i ka majmur të gjithë shërbëtorët “shqiptarë” të sistemit titist jugosllav, “partizanët” zogistë e ballistë të Fadil Hoxhës, të cilët u konvertuan në “komunistë” jugosllavë dhe në antishqiptarë të përbetuar. Nën sundimin e “komunistëve”-“demokratë” të Fadil Hoxhës, nën hijen e Titos, populli i shumëvuajtur shqiptar dhe inteligjenca shqiptare u detyruan ta marrin arratinë drejt kurbetit, udhëve të pafunda të botës, për ta siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familje.

Derisa UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë shfrytëzonin hambarin e KSAK, nën hijen e pushtetit antishqiptar të Titos, kur krijuan pushtet dhe pasuri e majmëri ekstreme, personale e familjare, familjarisht e kolektivisht, po sot, nën hijen e tyre (të shqiptaro-titistëve) po e shfrytëzojnë hambarin e pasur të “Republikës së Kosovës”, që ua ka qindfishuar pasurinë dhe majmërinë e tyre kolektive, derisa, ata, sikurse një kor i njohur antishqiptar, e drejtojnë gishtin e akuzës kundër UÇK-së dhe njerëzve të saj.

Duhet thënë me plot gojën, se shqiptaro-titistët e rafinuar “shqiptarë”, nën hijen e Titos, në fshehtësi, e krijuan Kuvendin policor, Administratën policore, Akademinë policore, Kulturën policore, Shkrimtarllëkun policor, Drejtësinë policore, Mjekësinë policore, Mediat policore, Shkollimin policor, Ekonominë policore, Bankat policore, Financat policore, Punësimin policor, Burgjet policore…, si struktura sekrete të krimit dhe të korrupsionit të organizuar shqiptaro-titist e neotitist, kriminal e fashist… për ta krijuar e zhvatur pa asnjë përgjegjësi e kriter hambarin e quajtur “Republika e Kosovës”, që, gjithmonë, qe i bereqetshëm vetëm për UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë dhe neotitistët e tyre “atdhetarë”, famijarisht…(Bah!)

Gjatë gjithë kohës së sundimit serbo-jugosllav, këta “udhëheqës” shqiptaro-titistë, si sot neotitistët, nuk interesoheshin për asgjë tjetër, vetëm për ta zhytur popullin e vet thellë e më thellë nën pushtim e nënshtrim, në varfëri ekstreme, duke e zhveshur nga çdo vlerë reale e kulturës së tij, duke e shtyrë dhe detyruar në ikje udhëve të botës, sepse, “KSAK” ishte hambar i mirë dhe i pashterrshëm për pasurimin e tyre (LDK-istëve&Co), siç është sot “Republika e Kosovës” – hambar i mirë dhe i pashtërrshëm për pasurimin dhe majmërinë e tyre “patriotike” e “kombëtare”, sepse, për këto qëllime i patën krijuar në fshehtësi të gjitha akademitë policore që i cekëm më lart, për t’ia bluar edhe eshtrat shqiptarisë e Shqipërisë, e, për të mos u lënë shenjë e gjurmë askund në tokën e tyre të djeguir dhe të përgjakur në shekuj.

Në këtë gjendje ekstreme terrori e fashizmi antishqiptar, shqiptaro-titist e neotitist të akademive të lartpërmendura “patriotike” e “kombëtare”, të mbuluar me “liri”, të drejta të “barabarta” e “vëllazërim-bashkim”…, nën hijen e socializmit “vetëqeverisës” jugosllav e shqiptaro-titist, nën petkun e të “painkuadruarve”, “Kosova Republikë”, sërish, u shndërrua në hambar të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë të LDK-së&Co dhe neotitistëve të tyre, të cilët, pa prekur asnjëherë dhe kurrë punë me dorë, në asnjë kohë, që kanë ndenjur dhe rrinë, edhe sot, duke shpifur, intriguar e spiunuar shqiptarët, falë hambarit të “Republikës së Kosovës”, që i ushqen e majmë vazhdimisht!

Dhe, çuditërisht, as sot, nuk e kanë kuptuar shqiptarët dhe Shqipëria zyrtare e shqiptarëve, se “Republika e Kosovës” është rikthyer në hambar të UDB-asho – KOS-istëve “shqiptarë” të LDK-së&Co…

Burojë, 23 Gusht 2020

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode