REAGIM / E SATA THIKË PAS SHPINE NDËRMARRJES BOTUESE- EDICIONIT “RILINDJA”?
01/06/2017 07:19
REAGIM
E SATA THIKË PAS SHPINE NDËRMARRJES BOTUESE- EDICIONIT “RILINDJA”?
- Reagim kundër instrumentalizimit “komunist”-“demokratik” LDK-ist e shqiptaro-titist&Co të AKP-së, të Drejtësisë, të institucioneve dhe ministrive të “Republikës së Kosovës”

Shkruan: Tafil DURAKU
Kaluan gati dy dekada pas luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe, fatkeqësisht, gjithçka shkoi e po shkon për të keq, keq e më keq, në kurriz të shqiptarëve e të klasës punëtore shqiptare në ish-KSAK, e, tash, në “Republikën e Kosovës”, ku po dominon “kombi Kosovar”-shqiptaro-titist. Shqiptarët, po goditen me “ligj” dhe me “maliqë”! Ligjet po shqipërohen e riformulohen prej “maliqëve” që konkurrojnë, tash e dy dekada, me projekte “politike”, “kulturore”, “ekonomike”, “juridike”, “financiare”, “sportive”, “Muzikore”… etj., dhe, që kanë “dije” të madhe për të udhëhequr, sepse, “dija” e tyre kolektive, shqiptaro-titiste, “komuniste”-“demokratike”, ka treguar dhe po tregon qartë e më qartë synimet e tyre “patriotike” e “kombëtare”, ato që i ka treguar përgjatë një shekulli e më shumë. Po, qysh u bënë “haliqët” më të zi se “maliqët”, kjo është esenca e problemit.
Për t’i konkretizuar këto që thamë më lartë, po dalim tek çështja e të drejtave të punonjësve shqiptarë dhe te gjarpërinjtë e njohur e të panjohur, “komunistë”-“demokratë”, që po i hanë e mbllaqisin fare pa kritere të drejtat e njeriut tonë punonjës e qytetar, që ka sakrifikuar gjithçka në jetë për të drejta njerëzore, shoqërore e kolektive, për të drejta kombëtare e atdhetare.
Parë të gjitha këto që po ndodhin para syve tanë, tash e një gjysmë shekulli dhe këto të “mira” e “liri” të derisotme, vërtetë, duhet të ndalemi, të marrim frymë thellë, dhe të pyesim me krupë për këtë krusmë që po e shohim e po na përcjellë në çdo hap ne shqiptarëve: Vallë, si nuk paskan pasë fytyrë politikanët “shqiptarë” në të gjitha pushtetet e derisotme antishqiptare dhe pafytyrësinë e tyre kolektive, “patriotike” e “kombëtare”, po e shpërfaqin gjithandej, me “kritere” të “komunistëve” – “demokratë” damutdemakuçkoviço-nazmirrahmaninoviçistë, duke i goditur ata më shqiptarët dhe klasën punëtore shqiptare?!... Po, ata “patriotë” e “shqiptarë”, që në vitin 1981, sikurse në çdo kohë pas Luftës së Dytë Botërore, provokonin rininë shqiptare dhe popullin shqiptar, duke shëtitur me krye thikpërpjetë në qendër të Prishtinës dhe në qendrat tjera komunale, me uniforma ushtarake jugosllave e me direktiva serbo-jugosllave, për ta frikësuar rininë tonë heroike dhe popullin heroik shqiptar, që ishte kundër shqiptaro-titistëve dhe kundër Jugosllavisë pushtuese e antishqiptare të Titos.
Thika pas shpine, shqiptarëve dhe atdhetarëve të vërtetë shqiptarë, nisi t’u ngulet në kurriz menjëherë pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së (po ajo thikë që nuk pushoi se nguluri për asnjë çast nën sundimin serbo-jugosllav, “komunist”-“demokratik” e shqiptaro-titist), kur në vendet kyçe emëroheshin nga “krahu dhe kreu i luftës së UÇK-së” dhe nuk kanë pushuar të emërohen “komunistët”-“demokratë” UDB-asho – KOS-istë dhe kategoria “komuniste”-“demokratike” e të “burgosurve politikë shqiptarë”, e cila nuk po mund të jepë as shpirt pa i zënë ngoje “meritat” e “komunistëve” të kuq jugosllavë, “patriotë” e “shqiptarë” të mëdhenj, dhe, po prej këlyshëve të tyre që i kishin strukturuar në strukturat komanduese të UÇK-së dhe në zinxhirin e saj, që, më vonë, përshkallëzoi në zinxhir për vajmedet, “patriotik” e “kombëtar”, “komunist” – “demokratik”, antishqiptar!...
Mos menduan “udhëheqësit” e luftës së “UÇK”-së dhe “luftëtarët” e saj të mëdhenj se askush prej shqiptarëve nuk mund ta nuhasë e hetojë “patriotizmin” dhe “shqiptarizmin” e tyre të kulluar, jugosllav e shqiptaro-titist, “komunist”-“demokratik”, sidomos, atë, të asaj kategorie të të “burgosurve politikë shqiptarë”&Co?!... Mos menduan e po mendojnë se askush i gjallë nuk i ka parë (nuk i sheh) dhe nuk i ka njohur e parë me kohë lëvizjet e tilla “patriotike” e “kombëtare” të “luftëtarëve”, “veteranëve” dhe “komandantëve” të “luftës” së “UÇK”-së, në zona lufte?!...
Po, e sata thikë pas shpine është kjo që iu ngul së fundmi subjekteve të “Rilindjes”, prej “kolegëve” të Gazetës “Rilindja”, konkretisht, N. B. – Edicionit “Rilindja”, më 24 prill 2017, nga ana e AKP-së (“Agjencia Kosovare e Privatizimit”), në Prishtinë? Për thikat pas shpine, që iu ngulen dhe po i ngulen Ndërmarrjes Botuese – Edicionit “Rilindja”, kudo “Institucioneve” të “institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta” dhe pasardhësve të tyre neofashistë(!), kemi shkruar disa herë radhazi, tash e dy dekada. Dhe, për thikat e kafshimet pas shpine që i bëhen “Rilindjes” dhe subjekteve të saj, si N. B. – Edicioni “Rilindja”, fajet i kanë Da(m)ut Demaku-çkoviçi dhe Nazmi Rrahmani-noviçi me kompanitë e tyre “patriotike” e “kombëtare” neoubasho-neokosiste, me të cilat kompani i këshillojnë këlyshët e tyre të radhëve të të “burgosurve politikë shqiptarë” e të “luftëtarëve”, “veteranëve” e “komandantëve” të “radhëve të para” të “UÇK”-së se çfarë duhet të bëjnë me N. B. – Edicionin “Rilindja” dhe me punonjësit e saj shqiptarë (qoftë në Ministrinë e “kulturës”, qoftë në Ministrinë e “Drejtësisë”, etj., ku kemi ankimuar për shkeljen brutale të të drejtave tona punëtore, qytetare, njerëzore e shqiptare), siç është autori i këtij shkrimi, i cili nuk lejoi që pas luftës së tij shqiptare “Rilindja” të udhëhiqet e komandohet nga “komunistët”-“demokratë” shqiptaro-titistë dhe nga këlyshë të tyre të të gjithë krahëve të rafinuar “patriotikë” e “kombëtarë”, prandaj, kafshimi pas shpine i UDB-asho – KOS-istëve si Da(m)ut Demaku-çkoviçi e Nazmi Rramani-noviçi&Co e tyre “patriotike” e “kombëtare”, të strukturuara në institucione të “shtetit Kosovar”, po i jep rezultatet konkrete, “patriotike” e “kombëtare”, antishqiptare, sepse, në organet udhëheqëse të AKP-së ka udhëheqës të bollshëm “komunistë” e “demokratë” të krahut paci(t)fist të tyre dhe të kategorisë së tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe “veteranë”, “komandantë” e “luftëtarë” të njohur e të panjohur të “luftës” së “UÇK”-së!... Prandaj, ndodhin padrejtësi e shkelje të tilla “njerëzore”, “patriotike” e “kombëtare”!…
Ndërsa, dihet e shihet, se, për t’i realizuar qëllimet e veta fashiste e neofashiste antishqiptare (shqiptaro-titistët), kudo nëpër “institucione shtetërore”, madje, nëpër vende kyçe, i kanë futur bijtë e bijat e “luftëtarëve të radhëve të para” të “UÇK”-së, të “veteranëve”, me të vetmin qëllim, për t’i luftuar ata më shqiptarët, ata që nuk mund t’i joshin, mashtrojnë e nënshtrojnë me asgjë, duke vazhduar, me lidhjet e vjetra që kanë, për t’u mohuar çdo të drejtë njerëzore e kombëtare, duke i shantazhuar politikisht, juridikisht e intelektualisht, duke ua mohuar “institucionalisht” dhe “ligjërisht” të drejtat që u takojnë dhe i meritojnë, kombëtarisht. Po, a nuk i kanë punësuar fëmijët për drejtorë në AKP e gjetkë, të ashtuquajturit “të burgosur politikë shqiptarë” në Jugosllavi, po për qëllime “patriotike” e “kombëtare”, për t’u shërbyer “komunistëve” të kuqë “demokratë”, shqiptaro-titistë&Co?...
Dhe, çudia është se ndaj tyre dhe strukturave të tyre “patriotike” e “kombëtare” nuk reagon as Politika, as Prokuroria, as Drejtësia, as Policia dhe asnjë institucion tjetër që e ka për detyrë mbrojtjen dhe zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve!... Ku, shihet qartë se “Drejtësia” është shndërruar në armë neofashiste në duar të “komunistëve”-“demokratë” dhe në ato të të “burgosurve politikë shqiptarë”(Sic!)…
Ata (të "burgosurit politikë shqiptarë”!) rrinë nën hijen e tyre shqiptaro-titiste të “patriotizmit” dhe të “shqiptarisë”, duke menduar se askush nuk i detekton dhe nuk i sheh metodat e tyre të errëta dhe antishqiptare të punës, që i kryejnë larvat e tyre në pushtetin “demokratik”, “patriotik”, “kombëtar” e “shqiptar”, me pasardhësi “komuniste”-“demokratike”, UDB-asho – KOS-iste e shqiptaro-titiste!...
Prandaj, është mirë që të ndërpritet goditja me thikë pas shpine, da(m)utdemakuçkoviçëçe-nazmirramaninoviçëçe&Co, që përdorin lidhjet e tyre të vjetra e të “reja” kudo, duke na e futur thikën pas shpine dhe duke e fshehur gjithnjë dorën “patriotike” e “kombëtare”, “komuniste”-“demokratike” shqiptaro-titiste, që po i bëhet jo vetëm Ndërmarrjes Botuese – Edicionit “Rilindja” dhe subjekteve të tjera të NGBG “Rilindja” (dhe jo vetëm), të barabarta me ligje, për t’i realizuar të drejtat e tyre për 20% nga Pallati i Shtypit “Rilindja”, për kohën e pandërprerë të punës (sikurse Arsimi) dhe për gjithçka tjetër. Parë nga ky prizëm real, rreziku që po na kanoset si shqiptarë, prej bandave da(m)utdemaku-çkoviçiste e nazmirrahmani-noviçiste&Co, është i madh, sepse, bandat e tyre fashiste e neofashiste, të infiltruara kudo “institucioneve” të këtij “shteti” të “institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta”, do na lënë pa pensione (sepse, i kanë plaçkitur mjetet tona të sigurimeve dhe nuk i kanë kryer punët që është dashur t’i kryejnë), dhe, pa të drejtën tonë për 20% nga Pallati i Shtypit “Rilindja”, për çka kemi ushtruar ankesë tek AKP Qendrore dhe tek AKP Rajonale!…
Të gjitha thikat pas shpine dhe kafshimet tinëzare autori i këtij shkrimi dhe punëtorët që më mbështesin mbrenda N. B. – Edicionit “Rilindja”, i kemi prej udbasho-kosistëve damutdemakuçkoviçistë e nazmirramaninoviçistë&Co, vargisur edhe si të “burgosurë politikë shqiptarë”(Sic!), “komunistë” e “demokratë”, “institucioneve” antishqiptare të “Republikës së Kosovës”, “kosovarçe”, me turinj e tureçka UDB-asho – KOS-istësh të njohur “komunistë” e “demokratë” LDK-istë&Co e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, të “veteranëve”, “komandantëve” e “luftëtarëve” të radhëve të “para” të “UÇK”-së, ku i sheh duke shëtitur (rrugëve e trotuareve), kryepërpjetë e lirshëm, në “Republikën e tyre” antishqiptare të “kombit Kosovar”, “Kosova Republikë”!...
Prandaj, ky është edhe një reagim kundër instrumentalizimit “komunist”-“demokratik”, LDK-ist (UDB-asho – KOS-ist) e shqiptaro-titist&Co dhe një reagim kundër kapjes së pushtetit, të AKP-së, të Drejtësisë, të institucioneve dhe ministrive të “Republikës së Kosovës”, etj., i cili duhet t’ua hapë sytë përgjegjësve shqiptarë (nëse ka mbetur ndonjë i tillë!) të institucioneve, që institucionet të mos bëjnë e ushtrojnë fashizëm e neofashizëm të rafinuar politiko-partiak, “komunist”-“demokratik” e shqiptaro-titist, politik e administrativ, duke u thirrur në “ligje” e “rregulla”, në kurriz të atyre më shqiptarëve, më të pathyeshmëve, dhe në kurriz të klasës së vërtetë punëtore shqiptare, duke u kënduar qyqet jugosllave da(m)utdemakuçkovite e nazmirrahmaninovite në vesh! Se, çka është tepër, tepër është. Sepse, ne, më shqiptarët, nuk punuam (politikisht) e nuk luftuam (intelektualisht e ushtarakisht) për të na udhëhequr ata(shqiptaro-titistët) dhe këlyshët e tyre.
Burojë, më 1 Qershor 2017