RA KJO LUFTË DHE U NJOHËM!

05/12/2019 11:13

OPINION

 

RA KJO LUFTË DHE U NJOHËM!

Tafil DURAKU

 

 

Se ecën marrëzia kështu e kësisoji, nuk na ka shkuar mendja, kurrë. Sidomos, pas luftës së UÇK-së shqiptare, pas betimit të saj për bashkim, për liri e për Shqipëri të shqiptarëve. Por, fatkeqësisht, nuk ndodhën asnjëra prej këtyre objektivave kombëtare, të përcaktuara saktë me Betimin e UÇK-së dhe me Kushtetutën shqiptare. Po, cili ishte shkaku i mosndodhjes së objektivave shekullore shqiptare? Kush dhe cili ishte e cili është fajtori? Drejt kujt, duhet drejtuar gishtin e akuzës, sot, të cilin, për shkaqe okupimi të dyfishtë e trefishtë, nuk mund ta drejtonim dikur, jo fort moti, drejt UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë? Por, fatkeqësisht, ra kjo luftë e u njohëm dhe po njihemi përditë e më shumë, sidomos, me ‘fytyrën’ shqiptaro-titiste anti-UÇK-ë të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë, me pragun, taprakun dhe kotillën e tyre “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së&Co.

 

Në kohën e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe të filleve të saj tamam shqiptare, kur isha reporter dhe zëdhënës i parë nga Zona e Lirë e Luftës (Drenishta), vëreja e shihja gabime nga më të ndryshmet, sidomos, gabime në qasje dhe në emërime skandaloze të njerëzve në detyra kyçe të komandimit dhe të logjistikës e të mos flasim për të tjerat.

Dhe, kur i shihja të gjitha ato marifetllëqe dhe po i shoh e vëzhgoj nga afër edhe këto të sotmet, siç i vëzhgoja ato në kohë lufte, vërtetë, e pyes veten, për çka dhe për çfarë e sakrifikova jetën time, të vëllezërve dhe të familjeve tona shqiptare. A ia ka vlejtur, kur, mua, UDB-asho – KOS-istët e LDK-së&Co, nuk më lanë të punoj dhe ka 13 vite që endem nëpër gjyqet dhe gjykatat e kontrolluara prej tyre, për çka kam shkruar dhe e kam njoftuar opinionin shqiptar me kohë. Madje, i kam njoftuar gojarisht dhe me shkrim të gjitha të ashtuquajturat “institucione” relevante, për vendimin politik, antiRilindje dhe antishqiptar të njëfarë ministri të LDK-së, i quajtur Astrit Haraçia, për çka, kryekëput, fajin e bartë “Ministria e Kulturës”, e kontrolluar nga LDK-ja dhe larvat e saj “komuniste”-“demokratike”, tash e shkuar 20 viteve…

Ne, i njihnim dhe i njohim “patriotët” dhe “shqiptarët” e sistemit më të egër antishqiptar të Josip Broz Titos, që i pat zgjedhur me kokallën e tij antishqiptare të vetë “shqiptarëve” në pushtet, dhe larvat “shqiptare” të atij pushteti të Fadil Hoxhës dhe të Ibrahim Rugovës&Co, ku, shqiptarët, ishin më të copëtuar e më të përçarë se kurrë  më parë dhe tokat e tyre ishin dyfish e trefish të pushtuara, sa prej (jugo)sllavëve, sa prej shqiptarë-(jugo)sllavëve të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, në ç‘mënyrë i gëzonin edhe pozitat e tyre “patriotike” e “kombëtare”, duke përndjekur, torturuar, burgosur e vrarë vetëm shqiptarët që nuk i bindeshin pushtuesit dhe aleatëve të tij “shqiptarë”, të cilët, ra kjo luftë dhe po i njohim më mirë se kurrë, në çdo hap tonin shqiptar… Por, a mund t’i fajësojmë UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë para se t’i fajësojmë “prijësit” e UÇK-së, “shtabtarët” që u kontrolluan dhe manipuluan po prej tyre?...

Në kohën antishqiptare të Titos e të Fadil Hoxhë Titos, në të gjitha pushtetet lokale, rajonale dhe krahinore, ishin të “instaluar” UDB-asho – KOS-istët  shqiptaro-titistë, duke filluar prej “Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës” e deri te punëtori më i thjeshtë, ose, dhe, anasjelltas, nga poshtë-lart, të cilët, me domosdo, ishin edhe anëtarë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe të Lidhjes së Komunistëve të “Kosovës e Metohisë”, komplet, të katapultuar në LDK-së&Co, që përpiqeshin të fusnin në radhët e tyre sa më shumë “shqiptarë”, por, që, shqiptarët nuk arrinin t’i futnin në ato radhë “patriotike” dhe “shqiptare”, kurrën e kurrës, siç provuan ta bënin me mua UDB-ashët dhe KOS-istët e Edicionit “Rilindja”, që, edhe sot, përmes larvave të tyre “patriotike” e “kombëtare” orvaten të më kërcënojnë e të më shantazhojnë, me “pastërtinë” e tyre “njerëzore”, “patriotike” e “kombëtare”, që, për fat, po u shkon keq, sepse, unë, kam ecur dhe eci me këmbët e mia dhe kam menduar e mendoj me kokën time shqiptare, të cilën UDB-asho -KOS-istët shqiptaro-titistë&Co nuk arrijnë ta kuptojnë dot, sepse, ata, gabimin e parë dhe të fundit e kanë se mendojnë, siç kanë menduar, serbisht e jugosllavisht, dhe, flasin shqip, por, që, nuk kuptojnë gjë prej gjëje që del prej gjuhës shqipe dhe porosive të saj fisnike, njerëzore dhe kombëtare…

Prandaj, ra kjo luftë dhe u njohëm, dhe, po njihemi mirë e më mirë. Sepse, shqiptaro-titistët UDB-asho – KOS-istë e rehabilituan njëri-tjetrin me ndihmën e “shtabtarëve” të SHP të UÇK-së, i cili, për fat të keq të luftës dhe të shqiptarëve, ecte dhe po ecën krejt qorras, duke mos parë as para hundës së vet që po trashet ditëpërditë dhe nuk është në gjendje të nuhasë e të dallojë më asgjë prej gjëje që shkon në dëm të Shqipërisë, të kombit shqiptar, të shqiptarëve dhe të luftës së tyre shqiptare. Atëherë, kush e formoi këtë SHP të UÇK-së? Për ç‘qëllime “patriotike” e “kombëtare” e përdori dhe po e përdorë? Po, pse hesht, sot, ai Shtab i UÇK-së, që po provokohet e testohet hetuesisht nëpër “debate” të shumta televizive, tash e dy dekada, pas luftës së lavdiishme të UÇK-së, nga të njëjtët “moderatorë”, që, fillimisht, ishin pleshta të vegjël dhe tash janë bërë morra të mëdhenj dhe gjithçka drejtojnë, hetuesisht, kundër UÇK-së dhe në shpinën e saj shqiptare, gjë që shihet prej atyre “debateve” dhe heshtjes politike e parapolitike të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë, duke i shkuar kështu, deri në fund, luftës së tyre të (para)programuar (në Beograd e Prishtinë), deri në fund!...

Pyetje kemi pa fund, e, përgjigje, po ashtu, pa fund. Por, ajo që dihet e shihet sheshit dhe ajo që na shqetëson fort, tashmë, 20 vjetë pas luftës së UÇK-së, është lufta e pakompromis e LDK-së dhe e shtabit të saj “komunist”-“demokratik” kundër UÇK-së, sidomos, ajo e Komisionit hetues të LDK-së dhe e atyre që qëndrojnë pas perdeve “patriotike” e “kombëtare” për hulumtimin e krimeve të luftës së UÇK-së, sipas vendimit të nënshkruar nga Dr. Ibrahim Rugovës, i cili mban datën 19. 11. 1998.

Të njëjtën rrugë, antiUÇK-ë, e kanë ndjekur dhe po e ndjekin edhe e ashtuquajtura “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës” dhe institucione të tjera të “institucioneve dhe institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta” dhe mbështetës të tyre “komunistë” e “demokratë”, nga të gjithë krahët e “institucioneve dhe institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta”, duke filluar nga “drejtësia”, ushtria e FARK-ut, gjykatat, institucionet e të gjitha niveleve shkollore-arsimore, deri edhe ato të nivelit të lartë, sidomos, titujt e tyre udhëheqës, që, me theksin më të butë, quhen demagogë të të gjitha niveleve: mastër, magjistra e doktorë nallbanologë dhe doktorë shkelmash “shkencorë”…

Madje, të gjitha kategoritë që aderojnë në LDK dhe te satelitët e saj, kanë gisht të maskuar, që po u bie maska përditë, nga dëshmitë që po i bëjnë në Hagë e në Prishtinë, në Prokurorinë Speciale (si “dëshmitarë të mbrojtur”), në kurriz të njerëzve të UÇK-së… Madje, duke i shantazhuar edhe njerëzit e SHP të UÇK-së, se, “nëse na rehabilitoni neve, UDB-ashëve dhe KOS-istëve, do të gëzoni të mira materiale e pronësore-juridike, pa kufij, por, me kusht që të mos i tregoni askujt se ne jemi ata që ju stimulojmë juve, pas dore”(Sic!)… Sepse, vetëm kështu krijohen ura “të sigurta” bashkëpunimi, derisa t’u çojmë në Hagë të gjithëve dhe t’u dënojmë sipas meritave për ‘krimet’ që i keni ‘kryer’ dhe ua kemi mveshur për ta shpëtuar veten, dhe, nuk ka fare rëndësi që ne jemi ata që ua kemi mveshur dhe u kemi zhytur në “krime” pa fund! Rrofshin, Vjosa Osmani, Lulzim Basha dhe Argita Berisha-Malltezi…! Rofshin Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha! Sepse, mbi ta rëndon dyshimi i bazuar se përpilimi dhe sajimi i dosjeve anti-UÇK-ë, me direktiva të komisionit të LDK-së dhe strumbullarëve të saj, është kryer në Prishtinën “komuniste”-“demokratike” të deputetëve të përjetshëm krahinorë e federativë jugosllavë dhe larvave të tyre “patriotike” e “shqiptare”, që nuk po i zbresin pushtetit të premtuar antishqiptar të Titos!…

Ata që i njihnim dje dhe po i njohim edhe sot, janë të njëjtët që kanë qenë në pushtetin pushtues dhe zbatues të politikave antishqiptare të Beogradit, dhe, fatkeqësisht, të njëjtat politika antishqiptare po i vënë në zbatim edhe sot, me gjyqet dhe gjykatat e tyre të “paanshme”, vendore e ndërkombëtare, të kontrolluara prej LDK-së&Co, në Kosovë dhe jashtë saj.

Këtu, shihet qartë se “drejtësia” është nëna e tyre, “policia” është nëna e tyre, “shëndetësia” është nëna e tyre, “institucionet” janë nënë e tyre…, thjesht,  të gjitha fushat “shoqërore”, “patriotike” e “kombëtare”, janë kthyer në nëna të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë të LDK-së&Co dhe larvave të tyre “akademike”, “nallbanalogjike”, “profesoriale”… e “demokratike”, në vend që do të duhej të ishte krejt e kundërta. Pra, në vend që drejtësia dhe Prokuroria të merret me sajuesit e dosjeve kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, ato u duartrokasin dosjeve antiUÇK-ë të LDK-së&Co dhe ftesave të Prokurorisë Speciale, në Hagë dhe në Prishtinë.

Komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së, provokohen e nënçmohen sikurse provokoheshin e nënçmoheshin para organeve hetuese të UDB-së dhe të KOS-it jugo-serb dhe shqiptaro-titist. Në vend që, hetime të thella e të hollësishme të niseshin kundër shërbëtorëve “shqiptarë” të Jugosllavisë e të Serbisë dhe të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”, kundër tradhtarëve e renegatëve “shqiptarë” të LKJ-LKK-LDK-së dhe në vend që këto t’i niste politika shqiptare dhe ajo e UÇK-së shqiptare, i nisi krahu tjetër “patriotik" dhe “kombëtar” i LDK-së&Co …

Sidoqoftë, drejtësia vendore (prokuroria dhe gjykatat) dhe ndërkombëtare (ajo e UNMIK-ut, e EULEX-it dhe Prokuroria Speciale), në Kosovën e pasluftës së UÇK-së, është dashur të merren me hetimin e krimeve të sofistikuara të “komunistëve”-“demokratë” të LKJ-LKK-LDK-së&Co, që i kanë kryer përgjatë një shekulli në kurriz dhe në dëm të popullit shqiptar të Kosovës shqiptare, të hetohet dhe të konfiskohet pasuria e tyre që u është dhënë e lejuar nga pushtuesi serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, atëherë, edhe situata e sotme do ishte tjetërfare nga sa është dhe çfarë po e shohim, sepse, thënë fort e qartë, ra kjo luftë e u njohëm dhe po i njohim vlerat e njërës palë dhe “vlerat” e palës akuzuese, abuzuese dhe “institucionaliste”, me pushtetin shqiptar në Kosovë dhe gjithandej trojeve shqiptare, të copëtuara e të poshtëruara si kurrë më parë në histori, dhe kjo po ndodh falë LDK-ucave shqiptaro-titistë të Prishtinës dhe PD-kucave saliberishistë etj. në Tiranë…

Pra, ra kjo luftë dhe u njohëm, e po i shohim e njohim më mirë e më qartë vlerat dhe “vlerat” tona kombëtare.

 

Burojë, më 5 Dhjetor 2019

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode