QYQET E RREMIT DHE MËRGATA E ATYRE QYQEVE “SHQIPTARE”
27/09/2011 07:12
QYQET E RREMIT DHE MËRGATA E ATYRE QYQEVE “SHQIPTARE”
Shkruan: Tafil DURAKU
Duke e kujtuar romanin në dy vëllime të shkrimtarit tonë të njohur, Nasho Jorgaqi, “Mërgata e qyqeve 1, 2”, botuar nga Shtëpia e njohur Botuese Shqiptare “Naim Frashëri” dhe shtypur në Kombinatin Poligrafik – Shtypshkronja e Re, më 1978 (1) dhe 1979 (2), në Tiranë, nuk kemi se si të mos e rikujtojmë se çfarë na kujton autori i romanit në fjalë, kur, ndër të tjera, thotë: “Sa herë që afrohej muaji nëntor, mërgata sikur zgjohej nga gjumi dhe kujtohej se ekzistonte në histori një ditë në vit që u dashkish dhe ajo ta festonte. Por, me kalimin e kohës festimi i ditës së 28 Nëntorit sa vinte e bëhej më i vështirë. Mërgata e përçarë dhe e lodhur, e plakur dhe e firuar s’e kishte të lehtë të mblidhej e tëra, qoftë edhe një herë të vetme.” Çfarë të kujton kjo thënie e shkrimtarit tonë të njohur dhe porosia madhore e veprës së tij të paharruar?...
Po, çfarë mund të themi për Qyqet e Rremit që u shërbyen pushtuesve, sidomos, Jugosllavisë antishqiptare të klikës Rankoviç-Tito dhe Serbisë antishqiptare të Milosheviçit dhe asaj të Tadiçit, sot?!... Cila është udha e mërgatës së qyqeve dhe e atyre e këtyre Qyqeve të Rremit “kosovare” e “kosovariste” që u ka humbur udha në oborr!... Populli ka thënë: Mos t’huptë udha në oborr, se, vajhalli!...
Qyqet e Rremit, nëpër çdo kohë antishqiptare, u rritën dhe kalitën në bythën e nxehtë të pushtuesve tanë dhe fluturuan lart e më lart e larg e më larg që mundën, me ndihmën e pushtuesve dhe krahekurt e huaj siç u bënë zunë vendet e tyre nëpër të gjitha pemët antishqiptare të botës, madje u shtrinë edhe në tërë mërgatën shqiptare nëpër botë, ku, ndikim të veçantë e të theksuar bënë tek mërgata e qyqeve tjera “shqiptare”, prej të cilës po dalin të gjitha rrënjët antishqiptare të qyqeve nëpër çdo pemë, degë e rrem, sidomos, mërgata e qyqeve “kosovare” e “kosovariste” dhe Qyqet e Rremit të tyre.
Në tërë lëmshin e nagtërruar, Qyqet e Rremit i dhanë guxim vetes dhe privatësuan çdo degë, çdo rrem e çdo pipth të ri të pemës sonë të lashtë, sidomos, degët e mërgatës tonë të qyqeve nëpër çdo pemë, mbushur me Qyqet e Rremit e me zogj të tyre qyqesh e qyqanash të një qyqarie të ditur… Madje, ato Qyqe të Rremit që i lëshonin enkas nga kafazet e zeza zunë t’i vjelin dhe t’i hanë të gjitha frutat tona me zogjtë e tyre dhe me zogjtë e tyre të mërgatës “tonë” të qyqeve…
Prandaj, në mërgatën “shqiptare” të qyqeve në botë, duhet parë një mërgatë të tërë të qyqeve “kosovare” e “kosovariste” që u kanë shërbyer ambasadave jugosllave dhe këlyshëve të atyre ambasadave të Qyqeve të Rremit nga Prishtina, të cilat i kanë dërguar në mërgatë bashkëpunëtorët e vet të rafinuar, që kanë rrahur, rrahën dhe nuk kanë pushuar të rrahin gjoks “patriotësh” e “atdhetarësh” të mëdhenj, pa e treguar asnjëherë qyqarësinë e tyre të rremit dhe të mërgatës së tyre të qyqeve, të cilës i ranë të gjitha maskat me daljen në skenë të UÇK-së Shqiptare, më 1997-1999, dhe, kështu e kësisoji vazhdon edhe deri në ditët e sotme të vitit 2011.
A e kanë kuptuar shqiptarët, tashmë, dhe Shteti i tyre Shqiptar, se cilat ishin e janë ato Qyqe të Rremit në mërgatën “shqiptare” dhe kujt i shërbenin e i shërbejnë ato e këto qyqe “kosovare” e “kosovariste” pa pushim?!... Pastaj, a e kanë kuptuar shqiptarët ende se lufta e lavdishme e UÇK-së ka ardhur në këtë gjendje, pikërisht, duke mos i parë e vërejtur me kohë ambasadorët shqiptaro-jugosllavë dhe Qyqet e tyre të Rremit si dhe mërgatën e tërë atyre Qyqeve “shqiptare” të Rremit, si krah i fortë i qyqeve shqiptaro-titiste të rremit?!...
Qyqet e Rremit dhe mërgata e atyre Qyqeve të Rremit në botë, sot, ka shtrirje të gjerë dhe ka zënë e uzurpuar të gjitha degët, nëndegët e rremat e pemës tonë të lashtë. Qyqet e Rremit dhe mërgata e atyre qyqeve kanë bërë çerdhet e tyre në të gjitha instancat “shtetërore”, duke nisur nga “politika”, “shkenca”, “kultura”, “arsimi”, “ekonomia”, “drejtësia”, “financat” dhe krejt kjo gjendje është pasojë e Qyqeve të Rremit të institucioneve dhe të institucionalistëve “tanë” të viteve të ’90-ta të qyqeve dhe mërgatës “tonë” të atyre qyqeve degëdisur degëve të huaja në tërë botën…
Në kontekst kohor e historik, nuk duhet parë vetëm ato Qyqe të Rremit që kanë qenë vegla të ambasadave jugosllave nëpër shtete të ndryshme të botës, por, duhet parë me shumë kujdes e vëmendje edhe tërë mërgatën e tyre të qyqeve “kosovare” e “kosovariste” që kanë qenë vegla qorre të pushtetarëve shqiptaro-titistë të Qyqeve të Rremit të Prishtinës “shqiptare”…
Ne e dimë se klika antishqiptare Rankoviç-Tito-Milosheviç, vazhdimisht pat instaluar e përzgjedhur Qyqet e Rremit dhe zogjtë e atyre qyqeve në të gjithë shtrirjen horizontale e vertikale të pushtetit të saj antishqiptar, qindravjeçar, dhe, ato Qyqe të Rremit, “kosovarë” e “kosovaristë”, lëshuan vezët e tyre të qyqeve edhe në Tiranë, ku, përditë e më shumë po çelin zogj të atyre e këtyre Qyqeve të Rremit dhe gjendja e shqiptarëve dhe e shtetit të tyre Autokton është kaq skandaloze dhe kaq plehrake…
Dhe, ajo që sot duhet parë më gjakftoftësi, është fakti se duhet të dihet kush dhe cilët kanë qenë dhe ishin qentë e mëdhenj të Beogradit në Prishtinë dhe kush dhe cilët ishin e janë këlyshët e këtyre të fundit në mërgatën “shqiptare” e “patriotike” të qyqeve. Dhe, kur të shihet e të dihet krejt kjo ecuri ecejakesh e qyqesh të rremit, do të shihet e të dihet edhe mërgata “patriotike” e “kombëtare” e atyre qyqeve të rremit antishqiptar…
Kujdes populli im shqiptar e Shteti im Shqiptar! Na është mbushur Shtëpia, Kullat e Historia me Qyqe të Rremit dhe mërgata e qyqeve me to po bën vezë e ka rënë klloçkë mbi to!... Kujdes! Pashë tokë e qiell, pashë dritë e diell!... Kujdes SHQIPËRI!...
Sa më parë që të shihen e të dihen Qyqet e Rremit dhe mërgata e atyre e këtyre qyqeve “shqiptare” të rremit, aq më mirë do i ketë punët populli i ynë shqiptar dhe shteti i ynë shqiptar, SHQIPËRIA.
Burojë, më 27 shtator 2011