QIELL LIRIE / POEMË - RIBOTIM
17/07/2020 06:29
QIELL LIRIE / POEMË - RIBOTIM
Tafil DURAKU
QIELL LIRIE
– Poemë për dëshmorët e kombit dhe për UÇK-në
Po, ku je, Adem Jashari
Kapedan – simbol i gjallë
T’është bërë hija sa krejt mali
Ty, Shqipëria t’mban në ballë.
Te Maja e Lirisë, me Rexhën jam
Po u bëjmë ballë dy hordhive
Tok me Sylën shkëmb më shkëmb
Të gjithë rusëve edhe shkieve.
Po, Ti, o Kapuç mali
Shqiponjë e vërtetë
Ku je në beteja
Na thuaj, Ti, vetë.
Te Guri i Bardhë, në Drenicë Jam
Tok me shokët e idealit
Vrasim shkaun këmbë më këmbë
T’zbardhim fytyrën e shqiptarit
Shkau më t’mos e përkëmbë.
Po, Ti, Sandokan burri
T’u betuan te këmbët
Do t’jetosh mbi kohët
Si shqipet e mëmdheut tënd.
Në pritë shkieve, te Binakët Jam
N’Vojnikë krisi pushka e parë e hapët
Shkie e shkina ç‘i zu sherri
Pushka fitimtare t’gjitha kohët trandë.
Po, Ti, Fehmi, me Xhevën
O dëshmorë të Shqipërisë Mëmë
Dridhni Ju të gjithë Evropën
Për liri të kombit tonë.
Jemi kudo në pritë shkieve
Prej Presheve e n’Tiranë
Tok me zogjtë e shqipes së lirë
Duam ta kemi veç një nënë.
Po, Ti, komandant Kumanova
Burrë me burra kudo n’front
Thyeni shkiet siç thyhet akulli
T’mos na kthehën n’asnjë mot.
Unë Jam me Shokët
Vigjëloj me trima
Rretheqark Atdheut
Shpejt, si vetëtima.
Ti, Abe lirimadhi
Fjalëpak e punëshumë
Me Zahirin, Adrianin e Rasimin
Me Luanin kurrë s’bëtë gjumë.
Jam me shokët trima
Në pikat tona të nderit
Aty ku mbrohet Atdheu
Ku armiqtë i zë sherri.
Po, Ti, Xhevë trimja
Shotë e kohëve tona
Kur të shohin shoqet
Ngjallen si shqiponja.
Me të gjitha shoqet shqipe Jam
N’mbrojtje u dal nënave, fëmijëve...
T’rrisim fëmijë të lirë në djep
Pritem me shkaun dhëmbë për dhëmbë.
Edhe sot në këtë Tokë - Nënë
Mitrovica pret liri
Kur pret shkau n’mbrojtje t’KFOR-it
Pleq e plaka, gra e fëmijë...
Ç‘i thonë kësaj, ah, s’më thoni
Kohë të liga mbi Evropë
Ngjallin shkiet përmes shqipfolësve
Ta mbllaçisin prapë këtë tokë.
Mos harroni shkie e shkina
As ti KFOR me UNMIK ziun
Prapë ky popull e ringjallë
UÇK-në n’skenë si Moisiun.
Që Kosova dritë të ketë
S’e kursen as n’djep fëmijën
Mitrovica do diell t’vet
Do t’pi ujë të gurrave t’Ibrit.
Ujë të vet do dhe Buroja
Açareva me Prekaz...
Ku buzëqeshin shqip Jasharët,
Duan t’na mbushin plot me gaz.
Ujë të vet do dhe Tetova
E Tirana me Preshevë
Ujë të vet do e gjithë Kosova
Diell mbi tokë e do Atdhenë.
Mos harro Evropë plakë
se n’sy të pranverës
Mund ta kallësh bishtin e dhelprës
E të digjesh si Serbia n’flakë.
N’pritë të fshehtë në Thanishtë
Përherë është një ushtri n’Shkozë
UÇK i thonë në shqip
Nuk duron mbi kokë t’i rrishë...
Gjaku i ynë, dritë Shqipërie.
Maleve t’larta vigjëlon,
s’lë armik pa qitë fare,
UÇK-në n’qiell e poston.
Qiell lirie mbi Atdhe
Emri Yt siç ka thënë Zoti
Do t’ngadhënjejë mbi t’gjitha kohët
Siç ngadhënjen mbi to Moti.
(Burojë-Drenishtë, Nëntor 1999)
