QEVERITË E PYKAVE
07/09/2020 06:47
OPINION
QEVERITË E PYKAVE
Tafil DURAKU
Par(t)itë politike shqiptare, parë shekullorisht, hiq Epokën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Epokën e Enver Hoxhës, janë grupe e grupime që luftojnë njëra-tjetrën. Nuk luftojnë , jo, kurrë, për interesa të popullit, atdheut dhe shtetit. Por, luftojnë e angazhohen maksimalisht për poste, pozita e para, për interesa të tyre meskine, personale, familjare, grupore, kulimoklanore, kriminale, antishqiptare.
Konstatimin e mësipërmë e mbështesim te ato që i kemi parë, jetuar e përjetuar, gjatë sundimit të egër serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, kohë kur shqiptaro-titistët janë treguar më antishqiptarë se vetë pushtuesit. Njësoj janë treguar, në mos edhe më të këqij e më antishqiptarë se edhe në kohën e Turqisë otomane e të serbo-jugosllavisë fashiste të Titos. Këta pushtues e poshtërues të popullit të vet (shqiptaro-titistët), siç po i shohim e njohim edhe në kohën tonë (neotitistët), sidomos, në kohën e pasluftës së lavdishme të UÇK-së, vazhdimisht, po i tregojnë bërrylat, po i mprehin dhëmbët dhe po i fusin pykat gjithçkaje shqiptare, sidomos, UÇK-së dhe luftëtarëve veteranë e komandantëve të saj. Kjo është, për ta kapur kryet me dorë dhe për të dalë në mal!...
Dikur, qeveritë shqiptaro-titiste e serbo-jugosllave, grupet e grupimet politike, kulturore, juridike, akademike, administrative…, “patriotike” e “kombëtare”, i kishin pykat e veta dhe i përdornin kundër njëri-tjetrit dhe kundër popullit të vet (siç i përdorte pushtuesi ata e këta si pyka kundër popullit të vet), të shtrirë (instaluar me pushtet) prej Prishtine e deri në Nju Jork… Ato pyka, gjithmonë, përdoreshin kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë së shqiptarëve, err e terr, pa pushim, dhe, ishin të mbështetura mirë, financiarisht e materialisht…, nga pushtuesit dhe copëtuesit e trojeve etnike shqiptare në rajon, veçanërisht, në ish-Jugosllavi, Greqi e Bullgari.
Par(t)itë politike “shqiptare”, sot, cilado që e merr pushtetin, i zgjedh pykat e veta, dhe, pykat e para i futë në kuvend, pastaj, nëpër të gjitha ministritë, në arsim, në drejtësi, në shëndetësi, në kulturë, në akademi, në sport, në polici, në gjyqësi, në ndërmarrje publike…, dhe, punët na shkojnë kështu, vaj!...
Nëse i referohemi thënies popullore shqiptare, se, pyka e çkyen lisin e vet, e bën copë e pifti, atëherë, pykat e par(t)ive “tona” po e shqyejnë “shtetin” e vet, “Republikën e Kosovës” antishqiptare dhe Shqipërinë-SHQIPËRI. Bile, e kanë copëtuara fare, politikisht, diplomatikisht, juridikisht, akademikisht, arsimorisht, administratitivisht… serbo-jugosllavisht, etj.
Parë realisht, pykat e para të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë të LDK-së&Co iu vunë UÇK-së. Par(t)itë politike dhe grupimet e papërgjegjshme politike shqiptaro-titiste dhe beotitiste (neotitiste) po i fusin pykat e veta kudo, dhe, këto pyka janë koka e të keqes së Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Secila par(t)i që vjen në qeveri (në pushtet), që e shtin në dorë qeverinë, ua shtin pykat e veta tenderave dhe buxhetit, tok me AKP (Agjencinë “Kosovare” të “Privatizimit”), e cila, në rastin “tonë”, është kryepyka e shkatërrimit dhe plaçkitjes të gjithçkaje shqiptare, duke filluar me shkatërrimin, likuidimin dhe faljen e ndërmarrjeve dhe të pronës publike “biznesmenëve” (lexo: pisnismenëve) të “Republikës së Kosovës”, që janë pyka të partive dhe përdoren për të plaçkitur e shkatërruar gjithçka shqiptare.
Dhe, nëse mbahet “shtëpia” me pyka e me çyka shqiptaro-titiste e beotitiste (neotitiste), kjo, padyshim, do të jetë “Republika e Kosovës” antishqiptare!...
Këto qeveri të pasluftës së lavdishme të UÇK-së, janë qeveri të pykave, që ia fusin pykat njëri-tjetrit e njëra-tjetrës, vetvetes. Po këto qeveri pykash koketojnë me “miqtë” tanë dhe me miqtë, e, i detyrojnë edhe ata që të mos na i nxjerrin pykat e tyre shkeullore, antishqiptare, dhe, kjo është kryefaqja e zezë e të gjitha kohëve pykëçkyese e pykëcopëtuese të Shqipërisë e të shqiptarëve. Kësaj, shqip, i thonë: Divida et impera, me pyka e me çyka shqiptaro-titiste me deputetësi të përjetshme federative jugosllave.
Po, a nuk i keni parë ato ende këto pyka e këto çyka të LDK-së&Co? Kaq gjatë dhe ju, ende, vëllezër e motra shqiptare, nuk shihni asgjë dhe e injoroni gjakun e derdhur për liri e për SHQIPËRI!...
Po, a po i shihni “miqtë” tanë (miqtë dhe “miqtë”), që, po u dhëmbin sytë dhe veshët, kur po e dëgjojnë dhe shohin emrin e Shqipërisë – SHQIPËRI të shqiptarëve dhe krejt kjo “miqësi” e miqve dhe “miqve” tanë rajonalë e ndërkombëtarë, po thyhet në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve, po na bëhet prej bërrylave e pykave të LDK-së shqiptaro-titiste e beotitiste (neotitiste), prej Prishtine në Bruksel e deri në Uashington.
Kjo “miqësi” e SHBA dhe miqve të saj, është provë e parë dhe e verifikuar tash e shkuar 20 vjetësh, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, kur Izraeli e njohu “shtetin e parë mysliman të ‘Kosovës e Metohisë’”(Sic!) Sa herë duhet ta thëmi e rithemi se Kosova është tokë e pushtuar shqiptare, prej otomanëve, bullgarëve dhe serbosllavëve.
Është e qartë, tashmë, kristal e qartë, se UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë e beotitistë (neotitistë) të LDK-së&Co ia futen pykat UÇK-së dhe luftës shqiptare për liri e për Shqipëri, dhe, tash e shkuar dy dekadash, po ato pyka po ua fusin të gjitha proceseve dhe zhvillimeve në “Republikën e Kosovës”… Politikat këmbëpërpjetë “shqiptare” (të LDK&Co), vetëm pyka duan, se pyka fusin vetëm në trupin e vet!... E kanë me t’leme e me t’bleme otomane, bullgare, serbe, jugosllave, greke… ta çkyejnë Shqipërinë dhe t’i përçajnë shqiptarët…(Bah!)
Po, kur e bënë gjithë këtë “marifet”, deri me tash, pse nuk do t’ia fusin pykat Veriut, Ujmanit…, me bë pazare me toka t’vetat për toka t’veta!?! Bile, pa asnjë trysni të huaj, se, këta, pykat i përdorin vetëm kundër vetvetes!...
Po, si do të ecet kështu dhe nga do të shkohet me gjithë këto pyka antishqiptare, “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së&Co, në horizont?!
Çudi, sesi inteligjenca shqiptare ende nuk i ka parë as po i sheh, para syve të saj, pykat “shqiptare” të politikanëve, ushtarakëve, akademikëve, profesorëve, sportistëve, këngëtarëve…, pykat dhe çykat që po e shkatërrojnë Shqipërinë dhe po i copëtojnë shqiptarët…
Po, a mbahet “shteti” me pyka pandurësh e xhagadurësh moderatorë e opinionistë? Me kryeministra e ministra që nënshkruan para dy ditësh, në Uashington, me pykat e me çykat e veta, faqen e tyre të zezë(Sic! e Bah!)
Prandaj, ka ardhur koha që këto qeveri pykash e çykash t’i heqë sovrani, populli shqiptar, me votën e tij.
Ndryshe, qeveritë e pykave dhe të çykave “shqiptare”, në këtë vend pykash e çykash, do t’i shohim gjatëkohë në horizont(Sic!)…
Burojë, më 7 Shtator 2020