QEVERISJA E ENVERIT ËSHTË EPOKALE
30/04/2023 06:19
REAGIM
QEVERISJA E ENVERIT ËSHTË EPOKALE*
NDONËSE, NDOSHTA, ME VONESË, PO I PËRGJIGJEM VIKTOR MALËS -JO VETËM, MBASE, NË SHKARJET DHE GAFAT E TIJ TË FJALËVE DHE TË MENDJES, NË SHKRIMIN E TIJ “POLEMIKË/DËGJO, ZOTËRI !”
Zeqir DURAKU
Viktor Malaj, shkrimit tënd POLEMIKË/DËGJO, ZOTËRI! Të botuar në DITA, aty diku rreth datës 11.1.2023, se tash nuk po m'kujtohet saktë data e botimit të tij, po i përgjigjem shkurt dhe shumë shkurt, duke u nisur vetëm nga një shkak, apo më së shumti nga dy shkaqe nga shkrimi yt në fjalë; se, po t'i përgjigjësha këtij shkrimi tënd në tërësinë e tij, padyshim, krejt panevojshëm dhe padomosdoshëm do të zgjatësha shumë e tepër shumë, edhe kot së koti.
Madje, ndoshta më tepër po i përgjigjem, kështu si do i përgjigjem këtij shkrimi tënd edhe për arsyen dhe shkakun sepse ti në këtë shkrim në fjalë, ...pa çare, që je edhe i DREJTË aq sa tregohesh se je; dhe, je ...vetëm aq sa s'ke pasur çare pa qenë i drejtë, sa je i drejtë e i saktë, pra, në shkrimin tënd në fjalë! Porse, në këtë shkrim tëndin, më shumë, e shumë më shumë se shumë je i padrejtë, i paplotë e i pasaktë në të vërtetën që e shtjellon dhe e zbërthen në këtë shkrim, madje; prandaj, je edhe i mangët deri edhe tepër e deri edhe në padurueshmërinë time, po se po, por edhe të arsyes !
Ndaj, që nga këtu po filloj të i përgjigjem këtij shkrimi tënd, dhe po ndalem e po filloj kështu vetëm nga thëniet dhe mendimi yt, të këtij shkrimi tënd në fjalë, ku, ndër të tjera shkruan, thua dhe potencon: “Po të jetë puna për kontribute në zhvillimin arsimor, kulturor, mjekësor, urbanistik e industrial dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, Hoxha ka merita disaherë më të mëdha se të gjithë kundërshtarët e tij politik së bashku, mirëpo ka mbi shpinë një barrë të rëndë me gabime, faje e krime, barrë që e bën me gungë çfarëdo busti apo shtatoreje të mundshme të tij”.
Kështu, qoftë edhe vetëm me këto dy thënie tuaja, jo vetëm krejt kundërvënëse n'mesvete, që i veçova dhe po i veçoj nga shkrimi yt në fjalë, sidoqoftë, po të lavdëroj pak, por kurrsesi jo mjaftë, dhe larg qoftë -me të lavdëruar shumë, pra ...as edhe për thënien tënde të parë, këtu, sepse, siç lakonikisht thash disi edhe deri tash, i thua bëmat dhe meritat e Enver Hoxhës, të kursyera dhe shumë të kursyera, të përshkuara edhe me të meta e mangësi tjera edhe të ndieshme, të palejueshme e të pafalshme, etj., etj., ...me siguri të qëllimshme nga ti, dhe me dashjen tënde gjysmake, nëse jo -edhe, ...jo vetëm të ligë dhe të ulët !
...Thash dhe po vazhdoj të them edhe më ndryshe nga ç'thash deri tash, sepse edhe unë vetë jam dëshmitar; por, për ndryshim nga ti, Viktor Malaj, dhe jo vetëm ti, edhe për këtë temë e faktet tjera të këtyre temave e të kësaj natyre, unë jam dëshmitar krejt korrekt për Enver Hoxhën dhe popullin shqiptar gjatë tërë kohës së qeverisjes së Enverit me Shqipërinë dhe popullin shqiptar derisa qe gjallë Enver Hoxha. Prandaj, them me bindjen më të saktë e më të plotë; dhe veçanërisht, këtu të them ty Viktor Malaj, se -Enver Hoxha gjatë tërë jetës së tij, nuk ka bërë vetëm sa thua ti, ku edhe të citova nga shkrimi yt në fjalë, sa thua e si thua; dhe këtë nuk ka shqiptar normal dhe i ndershëm që nuk e di, o Viktor Malaj, që Enver Hoxha, -nuk ka gjë të mirë e më të mirën, të mbarë, të virtytshme, të vlefshme e të domosdoshme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar që nuk e ka bërë dhe që nuk u mundua ta bënte deri në frymën e fundit të jetës së tij ...por, oh, medet... dhe 1000 herë, oh medet... -se s'paska pas për kën të mundohej dhe të bëjë, Enveri -sa u mundua AI e sa ka bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët !?!
...Prandaj, si mundesh, dhe si guxon, pak së paku, nga e vërteta, ore Viktor Malaj, jo vetëm të aludosh dhe të thuash se, “...kundërshtarët politik të Enver Hoxhës, paskan bërë, qoftë edhe ndonjë gjë të mirë për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë...”, kur, tashmë, nuk ka shqiptar NORMAL dhe sadopak i mirëinformuar që nuk e di, se kundërshtarët politik të Enver Hoxhës, jo që nuk ia kanë bërë asnjë të MIRË Shqipërisë as popullit shqiptar; por, nuk ka të keqe, të ligë, të zezë e gjë kundërshqiptare që nuk ia kanë bërë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, pra, -bash kundërshtarët politik të Enver Hoxhës...! Për më tepër e për më keq dhe për sa s'ka më keq, -kundërshtarët politik shqipfolës të Enver Hoxhës i kanë bërë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, -edhe më shumë të këqia dhe të këqiat më të këqia dhe gjithfarë lloj dëmesh tjera, edhe më shumë e më keq ...edhe sesa tërë armiqtë e jashtëm të Shqipërisë dhe të popullit shqiptarë që i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve të vërtetë... e, prapëseprapë, ti Viktor Malaj aludon, pak, shumë dhe aq sa mundësh, sigurisht, qëllimkeqësisht, se, edhe kundërshtarët politik shqipfolës, të Enver Hoxhës, gjoja se i paskanë bërë të MIRA Shqipërisë dhe popullit shqiptar !?!!!
...Madje-madje, ti Viktor Malaj, por jo vetëm ti, në Shqipëri dhe kudo ndër shqiptarë, vetëm në mungesë të Enver Hoxhës, tashmë kur shqipfolësve iu është ...jo vetëm shthurur e tej shthurur dhe ndyrë e tejndyrë goja, posi; thua edhe se: “...Enver Hoxha ka mbi shpinë një barrë të rëndë me gabime, faje e krime, barrë që e bën me gungë çfarëdo busti apo shtatoreje të mundshme të tij”. ...Dhe, SOT, duhet të jetë, shqipfolësi, pos tjerash, ...edhe i lig e i poshtër -edhe nën fjalën dhe domethënien e fjalës LIGËSI dhe fjalës POSHTËRSI -që të flet për një njeri që s'është më në jetë sikurse tashmë po thua e po flet ti, dhe jo vetëm ti, Viktor Malaj, ndër shqiptarë, për Enver Hoxhën; që, ...nëse jo ti, se nuk e di çfarë moshe je; prindërit tu dhe të tjerët, deri para vitit 1990, gjithsesi, fjalët mohuese dhe fajësuese, e të tjera, që ti ...vetëm tash, me ligësi e poshtërsi të tejme dhe me shfreninë çmendurore dhe “kafsharak”, i thua dhe thekson për Enver Hoxhën; ndërkaq që, para vitit 1990, qoftë ti, qoftë prindërit tu, apo edhe të tjerët shqipfolës si ti, e më xhagajdurë se ti tashmë, në gjallje të Enver Hoxhës, fjalë të tilla mohuese, të liga e të poshtëra, për Enver Hoxhën -nuk i ke folur as nuk i keni folur as në ëndërra...!!!
...Tamam, koha që prej mungesës së ZOT-Enver Hoxhës e deri më tash, e tregoi dhe e vërtetoi dhe po e tregon dhe vervërteton pandalë... -deri edhe në vrazhdësinë e skajshme, se, Enver Hoxha, vërtetë paska qenë fajtor, paska bërë gabime dhe paska bërë edhe krime, vetëm dhe kryesisht -sepse paska qenë tepër NJERËZOR; tepër i mirë, tepër i mëshirshëm ndaj më shumë se shumicës së popullit shqiptar, të cilët, pikërisht në mungesë të Enver Hoxhës, nga njerëz ndër më të denjit të mundshëm, u bënë “shtazë”, SHTAZË e tejshtazë në kuptimet më të këqia e më të vrazhda të fjalës ! ...Po, çfarë populli paska pasur Enver Hoxha, vetëm ZOT-Enver Hoxha-ZOTI, paska pas mundur ta bëjë, sikurse isht populli shqiptar, vetëm gjatë qenjes se ZOT-Enverit, populli më i denji i mundshmi dhe SHQIPTAR/Ë për lakminë dhe smirën dhe tejlakminë e tejsmirën e hapët dhe të fshehtë të BOTËS mbarë...!
...Thash që në fillim të këtij shkrimi se do t'isha i shkurtë në këtë reagim timin ndaj shkrimit tënd në fjalë, Viktor; prandaj, këtu, kësisoj edhe reagova dhe t'u përgjigja kështu si e sa t'u përgjigja, dhe, jo kurrsesi sa e si munda, as sa e si dita... por të reagova e t'u përgjigja, përveç si thash, t'u përgjigja edhe shumë kursyeshëm dhe vetëm sa e si s'pata çare... -në mendimet dhe pohimet tuaja në fjalë të shkrimit tënd në fjalë!
...Dhe, fare në fund të këtij reagimi tim ndaj teje dhe shkrimit tënd në fjalë, Viktor Malaj, po ta dërgoj edhe një POEZI për shtatorën që do të duhështe të ngritështe për Enver Hoxhën -po qe se shqiptarët domosdoshmërisht, së pari, do t'ishin njerëz NORMAL/Ë, të vetëdishëm , të ndershëm dhe të përgjegjshëm tamam për Enver Hoxhën; e, jo, siurse u bëtë dhe u bënë shqiptarët që prej pas vitit1990 -me GUNGA e GUGUGUNGA mendore e shpirtërore, dhe, edhe me të gjitha TË KËQIAT tjera të mundshme që i kanë tashmë më shumë se shumica e shqiptarëve, pikërisht ç'prej se ZOT-Enver Hoxhë-ZOTI po iu mungon shqipfolësve !!!
PA AS MË TË VOGLIN D Y SH I M !
...Dhe, më në fund, kur edhe imponueshëm
po m'duhet t'i kam parasyesh sh q i p t a r ë t
e para vitit 1990, si dhe shqiptarët e pas vitit 1990
...dhe, prapë, kur -imponueshëm po e bëj
edhe krahasuarjën dhe dallueshmërinë
n'mes shqiptarëve të deri para vitit 1990
me shqiptarët e pas vitit 1990 e mëtej...
po vij në bindje përfundimtare e të plotë
se, Enver Hoxhës -duhet t'i ngritet përmendore
-një përmendore -shumë MADHËSHTORE...
në Tiranë, në Gjrokastër, apo, kudo në tokat shqiptare
-duhet t'i ngritet Enver Hoxhës një përmendore
e lartë, shumë e lartë ...dhe aq e lartë...
sa të mund të SHIKOHET KOKA e Enverit...
-që të mund të shihet portreti i Enver Hoxhës
së paku -në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët !
...Sepse, tashmë jam i bindur krejt e përgjithmonë
se, një PËRMRNDORE të tillë -nga SHQIPTARËT
Enver Hoxha -plotësisht e MERITON !!!
16.8.2020 (Ky shkrim u shkruajt më 22. 4. 2023)
*Titulli i Redaksisë artEX