PROPAGANDA E VERDHË
06/06/2017 07:24
OPINON
PROPAGANDA E VERDHË

Afrim MORINA
Parafushata po ndodh, jo sot, por, pothuaj, më tepër se katër muaj, nga njëra palë dhe me intensitet më të shtuar, dikush me rezerva, se mos po i kalon parametrat e parapara me ligj(!), sepse, ajo zyrtarja sapo filloi.
Se si janë lidhur koalicionet nuk e kam ndër mend të shkruaj, edhe pse në taborrin e të “djathtës” LDK-AKR-Alterrnativa, është një koalicion më i natyrshëm. Kjo natyrshmëri e ka burimin e vet që nga viti 1990 dhe “dallon” vetëm për faktin se janë ndërruar aktorët, sepse, mentaliteti dhe qasja e problemit shtetëror e kombëtar, ka mbetur i njëjtë, “Çfarë na ofrojnë ‘miqtë’ dhe ruajtja e fqinjësisë së mirë me Serbinë”. Një koalicion që ka qenë e natyrshme të ketë ndodhor në vitin 2004, nuk ndodhi, por, ndodhi shumë me vonesë, pasi e bënë të vetën devizën e lartshënuar, dhe, herë pas here, duke e ngritur zërin në momente të caktuara, kjo për ta krijuar bindjen “se ne dallojmë nga pala tjetër”, që, në realitet, e bënë rrugën e përbashkët që nga viti 2005. Këto fenomene ka mundur t”i dalloj edhe qytetari.
Në çdo fushatë elektorale, edhe në të tashmën, hapësirën mediale e mbulon propaganda e verdhë dhe jashtë midiave të informimit po vepron kolona e pestë, e cila i shtynë mendimet e liderëve në skutat më të thella të mendjes së njeriut. Ata janë aq bindës në “zbërthimin” e problemeve, sa edhe liderët e tyre do të habiteshin poqëse gjinden para tyre.
Qytetarët janë ngopur me “punësim”, me ngritjen e “mirëqenies”, me “rregullimin” e marrdhënieve me BE, me “rregullimin” e çmiveve të artikujve të demosdoshëm për jetë, me “cilësi” arsimi…, prandaj, duke qenë të vetëdijshëm, që qeveritarët nuk kanë arritur t”i plotësojnë këto kritere të domosdoshme, u janë përkushtuar kritereve për të hyrë në kuadër të BE. Gjithë këto probleme aktivizohen, deklarativisht, në fushata elektorale dhe gjatë kësaj kohe kuleta e liderëve është shumë e madhe, sa i mbulon të gjitha, madje, edhe mbesin teprica për t”i “ndihmuar” shteresat e varfëra në gjithë kontinentin. Kjo e tregon mëse miri në ka në Kosovë, realiisht, parti të djathta, apo, ato janë më tepër si fiksim, për të treguar se janë properendimorë, pra, më Papë se Papa dhe nën këtë ombrellë shtojnë pasurinë e vet.
Problem i arsimit, i shëndetësisë, i mirëqenies, etj. nuk zbërthehen në detaje, por, në pika të përgjithësuara, prandaj, edhe qytetari e ka vështirë për të kërkuar llogari, ngase, pushteti, nesër, do të arsyetohet, se për detaje do të punojmë gjatë këtij mandati. Kjo ka bërë që të kemi cilësi të dobët në këto fusha jetësore.
Si edhe herave të tjera, edhe sot, kemi “analistë” të “pavarur“, edhe pse disa “analistë,” dikur të “pavarur”, u rreshtuan nëpër subjekte politike. Ata, edhe nëpër debate mundohen ta arsyetojnë kohën e vet “analitike”, që i kanë paraprirë krijimit të propagandës së verdhë. Këtyre “analistëve” u kanë ndihmuar edhe politikat redaktuese të mediave të shkruara e pamore, që, kohëve të fundit është rritur shumë numri i portaleve, ku, edhe nuk dihet kush qëndron prapa tyre dhe kush është financuesi.
Propaganda e verdhë e LDK-së filloi me koalicionin e “Komandantëve”. Kjo, kryesisht, i vë në thumb të kritikës ish- erorët e UÇK-së, por, këtë komoditet ia krjuan vetë ata, duke u thirrur si parti të “krahut të luftës”, e cila është jashtë çdo logjike të thuhet për këtë, pas tetëmbëdhjetë vitesh të jetës “politike”. Lufta i ka rregullat e veta, po ashtu, edhe politika i ka të vetat. Në kushte normale, te ne, në Kosovë, ka qenë dashtë të ndodhë vazhdimi i luftës në politikë, por, me fillimin e takimeve në Vjenë (2005), kjo e humbi kuptimin, sepse, fitoren e lëshuan nga dora dhe e fundosen me turp, duke ia lënë BE që t”ia ndaj trofe Serbisë. Pra, kompania në krye me LDK-në, këtë e lansoi për ta përbuzur luftën e UÇK-së, kohë kur frikësoheshin nga hijet e xhandarëve serbë që ta shqiptonin fjalën luftë dhe emërtimin UÇK dhe përmes propagandës së verdhë, jo vetëm se i ndihmonin Serbisë, por, edhe ditëve me mjegull i përgatiten dosjet për krime dhe gjenocidë të “bërë” nga UÇK-ja, ku, një pjesë bukur e mirë e eksponentëve të kësaj partie do të jenë dëshmitarë të mbrojtur.
Është interesant se, propaganda e verdhë ka filluar të shtrihet në mesin e qytetarëve përmes misionarëve të të dy krahëve, me “mosnjohjen e shtetit të Kosovës”. E para që nuk e njeh shtetin është “Lista serbe” e dirigjuar nga Beogradi dhe e dyta është Vetëvendosja (VV), por, nuk del se nga kush mbështetet, pra, është pa adresë dhe nëse gjendet “elektorat” i thonë se ka gisht Moska. E para dihet, por, përse bëhet kjo për të dytën dhe ku mbështetet ky arsyetim?! Pra, nuk duan, e kam bindjen se nuk e dinë, për të kuptuar se tranzicioni për të cilin flasin qe tetëmbëdhjetë vjetë, nuk është tranzicion i krijimit të shtetit, por, tranzicioni duhet të kuptohet: Republika e Kosovës si pikë kalimtare për bashkim kombëtar. Ky lloj misionarësh janë një vijë e dikurshme, se Republika e Kosovës nuk duhet krijuar se destabilizohet Jugosllavia. Ajo u destabilizua dhe shpëtuan shumë popuj të saj, pra, sot, thonë se do të çrregullohet Evropa nëse bëhet bashkimi i kombit shqiptar. Edhe kjo do të nxjerrë në pah të vërteta të ngërthyera nga një Evropë pansllave, si dikur në Jugosllavi, ku, do të marrin frymë lirshëm shumë kombe, të cilat, për herë të pare, do ta shohin një realitetet, realitetin e nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre kombëtar e shtetëror.
Kjo parafushatë, nuk ka dallim nga të parat, të njëjtat politika i transmetohen qytetarit: miqësia, mbështetja, sygjerimi, etj. nga SHBA, BE dhe “miqtë tanë”. Qytetarët janë lodhur me të gjitha këto, ata duan, siç thotë Migjeni “Bukë!” Detyra parësore: e analistëve të njëmendtë, e intelektualëve të njëmendtë, e ekspertëve të njëmendtë, është t’ju shpjegohet qytetarëve e vërteta për përspektivën politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe atë të fushave të tjera shoqërore në Kosovë.
Prishtinë, 1. 6. 2017