PROKURORIA E EULEX-it DHE DËSHMITARËT!

09/12/2014 15:45

Analizë&Opinion

 

PROKURORIA E EULEX-it DHE DËSHMITARËT!

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Isha duke përcjellur lajmet e mbrëmjes, më 3 dhjetor 2014, në TV. Lajme nga më të ndryshmet, por, ajo që më bëri përshtypje krejt tjetër që çështja e dëshmitarëve dhe “dëshmitarëve” të mbrojtur të Prokurorisë së EULEX-it (lexo: EULESHIT antishqiptar) që kanë rekrutuar ndërkombëtarët tok me Serbinë për ndjekjen, persekutimin dhe denigrimin e Komandës Ushtarake të SHP të UÇK-së dhe luftëtarëve të radhëve të para të saj, që po zhvillohej në Mitrovicën e copëtuar shqiptare.

Ndër ta më la përshtypje të jashtëzakonshme i ftuari aty për dëshmitar, Dr. Fadil Beka, i cili e tha të vërtetën më të madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për luftëtarët e saj, gjë që nuk është fare e vërtetë se ata kanë bërë kinse “krime lufte”, që u mveshën atyre me direktiva të Beogradit antishqiptar, çfarë është edhe një kategori e ndërkombëtarëve në Kosovën e trepushtuar shqiptare, “kosovaro-serbo-ndëkombëtarisht.

Dr. Fadil Beka tha, afërsisht, kështu:  “Nuk kam parë të jenë kryer ‘krime lufte’ në Likofc dhe rrethinë. Unë kam qenë mjek-kirurg dhe nuk di pse provokohem këtu nga Prokurori i EULEX-it…!” Dihet shumë mirë detyra e mjekut në kushte lufte dhe paqe. Por, pse EULEX-i provokon dëshmitarët e së vërtetës që ka ndodhur në Zonën e Lirë të Luftës, në Likofc e Drenicë, dhe fabrikon “dëshmitarë” të mbrojtur e u beson “dëshmive” të tyre, të maskarenjve “shqiptarë” me maska serbo-ndërkombëtare, për poshtërimin e luftëtarëve dhe të luftës së UÇK-së, me direktiva të fshehta e të hapta të Beogradit nazi-fashist, antishqiptar!?!...

Aty pamë se shqetësim tjetër i Prokurorit të EULEX-it ishte mosparaqitja e “dëshmnitarit G” dhe të tjerëve, të cilëve “dëshmitarë” kushedi se çka u është premtuar nga ndërkombëtaro-serbët për të shpifur kundër luftëtarëve të lirisë e të Shqipërisë shqiptare. Nga këtu shihet se qëllim kryesor i organeve ndërkombëtare në Kosovën e trepushtuar shqiptare, përfshirë edhe EULEX-in, është denigrimi dhe poshtërimi i luftës së lavdishme të UÇK-së, ndjekja dhe persekutimi me skenarë serbë i Grupit të Drenicës, me në krye Sylejman Selimin dhe të tjerët.

Por, pyetja që duhet të shtrohet këtu, është: A nuk i mjaftoi Prokurorisë së EULEX-it një dëshmitar fisnik, real dhe i paanshëm, si Dr. Fadil Beka, i cili ka parë gjithçka, por, nuk i ka parë “krimet” që i mveshen UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, sikurse në rastet e mëhershme dhe në të tashmin, ku po gjykohet Grupi i Drenicës…

Nga serbët dhe argatët e Serbisë në Kosovë, nga “shqiptarë” kuislingë e tradhtarë, kemi pritur çdo të keqe, por, pse bien viktimë e tyre edhe ndërkombëtarët dhe Prokuroria e EULEX-it, kjo nuk na ka shkuar në mend asnjëherë, sepse, kemi menduar dhe mendojmë se ndërkombëtarët duhet të jenë të paanshëm politikisht, se nuk do ta barazojnë krimin dhe gjenocidin fashist serbomadh me luftën e drejtë vetëmbrojtëse dhe lirimtare të UÇK-së…

Prandaj, edhe nuk është keq që ERULEX-i, pas dëshmisë së dëshmitarit të gjallë të UÇK-së, Dr. Fadil Beka dhe të tjerëve si Dr. Fadili, të heqë dorë publikisht nga ndjekja, persekutimi dhe denigrimi i luftëtarëve të UÇK-së, i luftës së saj, me direktiva të Beogradit nazi-fashist dhe luftënxitës, që është i njohur për kryerjen e krimeve, gjenocidit dhe etnocidit me luftat që ka provokuar dhe projektuar vetë, në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Moskën, në rajon e Mesdheut ilir, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovën e trepushtuar shqiptare…

EULEX-i duhet të kuptojë se UÇK-ja ka bërë luftë vetëmbrojtëse dhe (ç)lirimtare, prandaj edhe duhet t’i lirojë luftëtarët e UÇK-së nga aktakuzat e fabrikuara në Beograd, me dëshmitarë “shqiptarë” me maska e nofka vendoro-ndërkombëtare!

Një veprim i tillë i bën mirë EULEX-it dhe drejtësisë ndërkombëtare, sepse, dëshmitari, Dr. Fadil Beka, është njeri dhe humanist që duhet repektuar për dashurinë dhe vullnetin e tij të çeliktë për shërimin e luftëtarëve të UÇK-së dhe popullatës së masakruar në gjendje lufte, nga paramilitarët, policët dhe ushtria fashiste serbe, që nuk e kursenin as popullsinë civile me përkatësi shumicë shqiptare, që jetonte denbabaden në vatrat e veta gjeoautoktone, etnike, stërgjyshore.

Burojë, më 4 dhjetor 2014

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode