POEZI / U N Ë

30/07/2021 15:52

POEZI

 

   Zeqir DURAKU


 

      U N Ë


 

Edhe romantik, e, edhe kapricioz

-edhe     . . .si Don Kishoti !


 

Shumë më “Hamlet” -sesa Hamleti !

Parashikues e sugjestiv -si Kasandra e Laokoonti !


 

Lucifer, dhe i pamposhtur nga Mëhilli !


 

Aty-këtu, domosdo    -edhe si Mefistofeli !


 

. . .Edhe më shpirtshqetësuar e më i pakënaqur

-edhe sesa Fausti !


 

Syhapët e symprehtë,    -si Argusi e Linkeu !


 

Me shumë tipare, tamam     -edhe si Odiseu !


 

Dashurizjarrtë dhe urrejtës kokëfortë

-si Prometheu !


 

...Për Azem  dhe  Shotë Galicën

me më së shumti përkulje dhe nderim

-rropatëm     e     martirizohem. . .

në këtë    BOTË   e   JETË    të pakuptim.


 

(Shkëputur nga përmbledhja poetike “PËSHTYRJE-SHARJE PROMETHEJANE”, botuar në Prill të vitit 1991)

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode