POEZI / SHQIPTAR MIK E NJERI
03/08/2020 06:47
POEZI
Tafil DURAKU
SHQIPTAR MIK E NJERI
– Mikut, dr. sc. Ismet A. Ukshini
e bardhë qe dita
dhe viti kur u njohëm
o mik e njeri
u bëmë miq
të këtyre shekujve
me ditë të zeza
për shqiptarët shqetësoheshe
pse nuk po agon
asnjë ditë në shekuj
magjistrove e doktorove
për ta bërë
drejtësinë – Drejtësi
po nuk qe me fat
18 korriku 2020
a nuk të mori herët kjo kohë
o mik e njeri
kujtimet tona shqip
i mbesin historisë
emër e lavdi
shqiptare
fryma e yte na mban
dy javë pa Ty
si dy shekuj lavdi
o mik e njeri
Më 1 Gusht 2020