POEZI / “RRITU -BIR I NËNËS, MEZI TË PRET VENDI, O POLITIKAN, OSE... QEN BIR QENI!”

29/05/2023 09:59

POEZI

 

   Nga Arben DUKA

 

 

“RRITU -BIR I NËNËS, MEZI TË PRET VENDI, 

O POLITIKAN, OSE... QEN BIR QENI!”

 

 

Fli-o bir i vogël,
fli se të kam xhan,
rritu-edhe bëhu,
një politikan!

Rritu edhe bëhu,
për nënë e baba,
se politikanët,
bëjnë shumë para!

Rritu bir i nënës,
rritu sa më parë,
se të do Atdheu,
dhe pakëz kusar!

Rritu-bir i nënës,
të kam me kimet,
që t’i kesh të tëra,
bëhu deputet!

Nuk ka rëndësi,
i kuq-apo blu,
se bën prokopi,
dhe po të jesh hu!

Dhe po të jesh hu,
shokëve u’a kalon,
se huri dy herë,
gjërat s’i mendon!

Se me politikë,
të shkon jeta mirë,
dhe sikur të jesh,
pakëz qelbësirë!

Rritu edhe bëhu,
për popull një shpresë,
edhe po të jesh,
pakëz i pabesë!

Pakëz i pabesë,
pakëz maskara,
nëse do jesh ndryshe,
nuk bën dot para!

Rritu bir i nënës,
për ty zotin lus,
mirë është që të bëhesh,
dhe pakëz mashtrus!

Fli sa je i vogël,
se nesër s’ka gjumë,
nëse do mashtrosh,
të besojnë më shumë!

Rritu bir i nënës,
bëhu një i zgjedhur,
se këtu gjithmonë,
do ketë për të vjedhur!

Nuk të duhet nderi,
si burrat e hershëm,
se do vuash shumë,
po të jesh i ndershëm!

Bëhu deputet,
dhe nuk ke pse vuan,
sa më i lig  të jesh,
më shumë do të duan!

Cfarë ke ndënë vete,
me havan t’i grish,
atyre më sipër,
bythën t’u lëpish!

Lëpi pa pushim,
mundi kot s’të shkon,
se me bythëlëpirje,
karriera fillon!

Asnjë ëndërr-bir,
nuk të bëhet pluhur,
nëse do lëpish,
në bythën e duhur!

Kjo si për fillim,
biri im-flori,
pastaj do vijë koha,
të ta lëpijnë ty!

Edhe kur të bëhesh,
tamam një i pasur,
për t’u engledisur,
zur dhe një të dashur!.

Mba një -po tamam,
dhe jo dy e tri,
s’i bën dot derman,
asaj në shtëpi!

Rritu-bir i nënës,
mezi të pret vëndi,
o politikan,
ose qën bir qëni!

Rritu dita-ditës,
që të shohësh mirë,
bëhu-bir i nënës,
pis e qelbësirë!

—–

Tetor 2015, marrë nga arkiva e Arben Dukës në DITA

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode