POEZI / PSE M’VJEN N’ËNDËRR, GJENERAL?!...

11/01/2022 06:07

POEZI

 

 

Tafil DURAKU

 

 

PSE M'VJEN N'ËNDËRR, GJENERAL?!

 

pse më vjen

në ëndërr

gjeneral

 

e di

tash

t’kujtohen këshillat

 

po po

t’kujtohen

gjithsesi kaq vonë

 

ke kohë të bollshme

të mendosh

për atë kohë

 

e t’mendosh mirë

ku more n’thua

kur more n’thua pa mua

 

apo s’të kujtohet

sepse nuk do

ta kujtosh

 

e tash t’kujtohem

unë

të më vijsh papritur në ëndërr

 

të më thuash

mirë e kishe pasë

dhe mirë e ke

 

ke kohë

t’i stërhollosh

mendimet që t’i thashë në kohë

 

pse m’vjen

n’ëndërr

gjeneral

 

në atë udhë zjarri

shtigje lirie

përçapen malit kombërisht

 

e harrove historinë

që përsëritet

po s’mësove nga e hidhura

 

e nuk doje ta dije

se ke përballë

bijtë e atyre që vranë

 

edhe ata që vranë

shabanpalluzhë

e mehmetgradicë

 

gjeneral

pse m’vjen n’ëndërr

gjeneral

 

për asnjë lakmi

nuk shitet gjaku i lirisë

nuk shitet gjaku i Shqipërisë

 

gjeneral

pse m’vjen n’ëndërr

po të pyes pse

 

pse

me t’madhe pse

po të pyes

 

e mua aspak

nuk më vjen mirë

ku je

 

gjeneral

pse m’vjen n’ëndërr

kohëve të liga që toleruat

 

e pamë

të pakënaqur

atdheun

 

prandaj kurrë

s’i lejuam vetes

kënaqësi

 

po e shohim

sot

edhe më zi gjendja

 

e si të kënaqemi

me tradhtinë tonë

në krye

 

gjeneral

ti s’e kupton dot

Maldelenën time që më mban zgjuar

 

për atdheun tim

dashuria ime

e pamortshme

 

 

e ti kujtohesh sonte

të më vijsh në ëndërr

gjeneral

 

pa më treguar asnjëherë

kush dhe pse t’i dhanë

pozitat dhe gradat

 

për t’më rishtypur mua

shtypësit e djeshëm

me këlyshë

 

e t’kam thënë qartë

po mashtrohesh e po t’mashtrojnë

gjeneral

 

nuk di

a po e sheh sot

mashtrimin bizar

 

e komunistëve të Titos

nuk u shihen këmbët

edhe ditën ecin me fener

 

e këto s’t’i pata borxh

t’m’i bësh pas lufte

gjeneral

 

ke kohë tash

të rimendohesh gjeneral

mendimi ka vlerë kur thuhet në kohë

 

unë

u dola hakut

gjeneral

 

po ju

ia hëngërt hakun luftëtarit

lirisë e Shqipërisë

 

sa keq

po bëhet në emrin tuaj

e të luftës

 

gjeneral

pse më vjen në ëndërr

gjeneral

 

Dhjetor 2021

 

 

 

 

KU MBETI PRANVERA IME, GJENERAL

 

 

në mars të ‘98

e pata titulluar

një cikël poezish

 

pranverë

Açarevë

 

e tash

inicialet

e artë

 

po m’i godasin

dimrat polarë

të LDK-së jugosllave

 

në këtë shtëpi

të huaj Zoti

o ua pruftë o ua humbtë

 

po

pranverën time

ku e çuat ku e tretët

 

pse m’i bëni

këto të zeza

gjeneral

 

pse lejuat

të më vritet

pranvera

 

ajo pranvera ime

e Shqipërisë

ajo pranvera ime e lirisë

 

në Açarevë Burojë e Prekaz

e me Açarevë Burojë e Prekaz

po ma vrasin pranverën

 

po ma përndjekun

pranverën

lëdëkëistët qeshit-qeshit

 

po ma burgosin

pranverën

sfilatitistët

 

atë pranverën e marsit ‘98

kush po ma vret

pas shpine

 

gjeneral

ku mbeti pranvera ime e lirisë

pranvera ime e Shqipërisë

 

ku humbët udhë

dhe pse humbët udhë

gjeneral

 

ku mbeti pranvera ime

gjakimi im

i Shqipërisë

 

Janar 2022

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode