POEZI PROMETHEOJANE / DIJENI MIRË SHQIPTARË !
19/04/2021 07:34
POEZI PROMETHEOJANE
Zeqir DURAKU
DIJENI MIRË SHQIPTARË !
Le ta dinë mirë shqiptarët e vërtetë
tash dhe përgjithmonë, se
armiqtë më të mëdhenj dhe MË ARMIQË:
të Shqipërisë, të tokave shqiptare,
të shqiptarëve të vërtetë ...dhe, edhe
të çdo gjëje shqiptare, në radhë të parë
-kanë qenë dje; janë sot, dhe
do jenë përgjithmonë: jo sllavët, grekët
apo, ndokush tjetër; po, -kanë qenë,
janë dhe do të jenë, pikërisht ballistët,
zogistët dhe legalistët shqipfolës !!!
...E, ndërkaq, jo vetëm më të dalluarit
nga të gjithë këta që i theksova
-pa asnjë dyshim, me gjasa e tej GJASA
janë: Sali Berisha dhe Edvin Rama !!
Dhe, janë bash këta, jo pse po them unë kështu
por, ngase këta dy e dëshmuan veten të tillë
-vazhdimisht, SHUMË dhe FORT. . .
që prej pas vitit 1990 e deri më SOT !
25. 1. 2019
KJO LE TË DIHET TASH DHE PËRGJITHMONË !
Edvin Rama, ti e shpërdorove pozitën, ndaj, dhe
e shfrytëzove mundësinë, jo vetëm tradhëtisht e ligësisht
...për ta rehabilituar kryetradhëtarin e kolaboracionistin
Mid'hat Frashërin ! Dhe, ashtu, ti e shkërbeve dhe e
përsërite Sali Berishë-SHKJAUN, i cili e rehabilitoj
Ahmet Zogolloviçin; ngase, Ahmet Zogolli
përveç që ishte armik i përbetuar i shqiptarëve
-ishte miku më i madhi i shkijve; ndërkaq, që
Sali Berisha, pos tjerash, është edhe dhëndri i tyre !
...Veçse, ta dish mirë ti, Edi Rama si dhe miku
dhe më shumë sesa MIKU yt i hapët, por
më shumë i fshehtë, Sali Berisha; ...veçse
le ta dinë edhe të tjerët shqipfolës që janë si ju DY
dhe që iu përkrahin juve, se, shqiptarët e vërtetë
si në Shqipëri, n'Kosovë dhe kudo gjetk, kurrë
nuk do ta rehabilitojnë, as në ëndërra, Ahmet Zogollin
as Mid'hat Frashërin..., këta dy armiqë të shqiptarëve
të krahasueshëm vetëm me Esat Pashë Toptanin !
...Ndërsa, ty Edvin Rama dhe Sali Berishën...
por, jo vdetëm juve dyve... shqiptarët e vërtetë, SOT
dhe përherë, -do iu cilësojnë dhe konsiderojnë
tradhëtarë dhe kolaboracionistë, ndonëse më shumë
të fshehtë sesa të hapët, -edhe më të ZI e më të mëdhenj
-edhe sesa Ahmet Zogollin, Mid'hat Frashërin dhe
Esat Pashë Toptanin !!!
25. 1. 2019