POEZI / MË PAT THËNË QËMOTI, SHYQA !

12/08/2023 07:26

POEZI

 

Zeqir DURAKU

 

 

MË PAT THËNË QËMOTI, SHYQA !

 

S'po kam si mos ta kujtoj,  më  në  fund

dhe, s'po kam as si mos ta përmend

se, atje diku    ...n'mes viteve 1970-1980

...një ditë, derisa udhëtonim këmbë

nga Skënderaj për të shtëpia, në Burojë

-me Shyqën;  Shyqëri Durakun

vëllaun tim tashmë të ndjerë...

...gjatë rrugës, në një rast, ndërsa ashtu

ecnim dhe bisedonim me njëri-tjetrin

 

...unë, gjithsesi, jo vetëm i mërzitur

i pata thënë Shyqës, pos tjerash, edhe se

-jo pak shqiptarë në Kosovë ishin

kundërenveristë...   ishin kundërenveristë

më shumë e më keq edhe sesa vetë shkijët...!?!

 

...Dhe, Shyqa, atë rast, kështu më pat thënë:

-O Bal; se,   BAL   më thirrte  Shyqa...

mos u mërzit, por as mos u brengos shumë

pse ka vërtetë -jo pak shqiptar kundërenveristë

 

...sepse, o Bal, për të qenë  shqiptari  ENVERIST

dhe, ENVERIST i vërtetë për të qenë,  patjetër

-së pari, duhet të jetë shqiptar i D I T U R

...dhe, duhet të jetë edhe shqiptar i VËRTETË !

 

...Prandaj, edhe duhesh ta kesh parasyesh, o Bal

edhe se,  -në çfarë niveli të MJERË DITURORË

janë shumë, e aq shumë shqiptarë në Kosovë !?!

 

21. 1. 2011

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode