POEZI / KOT GËZONI – O TË LIQ!

28/07/2016 20:42

 

POEZI

 

KOT GËZONI – O TË LIQ!

 

 

Ca me hir-ca me pahir,
Reformës ju vu kapak,
më i lumtur nga të gjithë,
doli se qe qeni plak!

Një ditë pas miratimit,
dy qenë skenat që unë pashë,
gëzimin e qenit plak,
dhe të këlyshit Lulash!

Këtë gëzim të pa cak,
njëlloj e kemi përkthyer,
të dy s’do dënohen kurrë,
për gjithë krimet që kanë kryer!

Po këtu e dinë të gjithë,
gjer gurët e vendit tim,
se Saliu dhe Lulashi,
janë të mbytur në krim.

Me reformën që kaloi,
shumë kriminelë shpëtuan,
po krimet mbetën këtu,
absolutisht s’u zeruan!

Kjo qe ajo që u shit,
si konsensus natyrisht,
po kjo hiç s’më pengon mua,
ta tregoj krimin me gisht!

Reforma prandaj nuk ngeci,
se dolën këta nga zjarri,
por nuk zerohet Gërdeci,
as Njëzet e Një Janari!

Po unë them-e kam besim:
“Mos gëzoni-o të liq!”,
se do vihet drejtësia,
me një rregullim në Ligj!

Kur të zbatohet reforma,
unë kam besim dhe shpresë,
se kufiri tri vjeçar,
do të quhet një pengesë!

Këtë kufi pa logjikë,
nga halli e pranoi Bota,
por një ditë Rama do ketë,
Nëndëdhjet e katër vota.

Le të gëzojnë zagarët,
le të lehin ham e hum,
po ky nen do rregullohet,
qoftë dhe me Referendum.

Sa të hapet dritë e gjelbër,
nuk do jetë vonë-o shqiptarë,
për këtë Referendum,
unë do hedh firmën e parë.

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode